Sektori për Preventivë pranë SPB-së Kumanovë ka marrë pjesë sot në një aktivitet solemn në shkollën fillore „Bajram Shabani“, me rastin e shënimit të 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit Shqip.
Në këtë manifestim morën pjesë drejtori i shkollës, stafi arsimor, prindërit dhe nxënësit, të cilët përmes këngëve dhe recitimeve shënuan këtë ditë të rëndësishme për gjuhën dhe kulturën shqiptare.
Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë festive, duke sjellë momente të veçanta bashkëpunimi, afrimi dhe respekti të ndërsjellë. Pjesëmarrja e përfaqësuesve të Sektorit për Preventivë u prit me interes dhe gëzim nga fëmijët.
Me këtë rast, shefja e Sektorit për Preventivë, magjistre Lile Mladenovska, përcolli urimet e saj për të gjithë qytetarët me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit Shqip.
Ajo theksoi rëndësinë e respektit ndaj vetes dhe të tjerëve, duke vënë në pah se fëmijët janë shembulli më i mirë i dashurisë dhe respektit të sinqertë, ndërsa bashkëpunimi ndërmjet komuniteteve mbetet një vlerë e rëndësishme për një shoqëri të bashkuar.


