Autor: Suad Avdiu

Zv. kryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, deklaroi mbrëmë gjatë një aktiviteti partiak në Novo Sellë se, me kërkesë të diasporës, është hapur linja ajrore direkte Gjenevë–Shkup. Nikolloski mori pjesë në një takim të organizuar nga komiteti komunal i VMRO-DPMNE-së në Novo Sellë, ku u takua me përfaqësues të diasporës nga Maqedonia, si dhe me anëtarë dhe simpatizantë të partisë.“Me kërkesë të diasporës hapëm linjën direkte Gjenevë–Shkup. Ky është një fluturim që përdoret shumë nga mërgata dhe u mundëson atyre të kthehen më shpesh dhe më lehtë në Maqedoni”, shkroi Nikolloski në Facebook.

Read More

Aleanca për Shqiptarët njofton se situata në Gostivar po shkon drejt normalizimit të plotë. “Situata në Gostivar po shkon drejt normalizimit të plotë, falë reagimit të institucioneve lokale dhe qendrore, si dhe punës së pandërprerë të shtabeve të krizës qendror dhe lokal, komunave të tjera, stafit shëndetësor, ekspertëve, kompanive dhe miqve. Aleanca për Shqiptarët i jep mbështetje të plotë kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në menaxhimin e situatës me qetësi, transparencë dhe përkushtim ndaj shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve”, thonë nga ASH. Nga atje thonë se mbi fatkeqësinë e Gostivarit nuk ndërtohet rejting politik. “Situata e rëndë që…

Read More

Agim Bislimi është emëruar drejtor i ri i Institucionit Nacional “Muzeu i Kumanovës”, duke u bërë kështu shqiptari i parë që merr drejtimin e këtij institucioni të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore dhe historike në qytet. Bislimi është magjistër i ndërtimtarisë, i diplomuar në Fakultetin Arkitekturor-Ndërtimor në Prishtinë. Që nga viti 2009, ai është pjesë e ekipit të IN “Muzeu i Kumanovës” në pozitën e dokumentuesit, ndërsa më parë ka punuar në Qeveri dhe në Ministrinë e Kulturës, përcjell INA. “Si një njohës i mirë dhe i kahershëm i funksionimit të institucionit, prioriteti i tij do të jetë zhvillimi i mëtejshëm…

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira lokale. Pasdite do të ketë reshje lokale të shiut në pjesët malore të vendit. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtime të ndryshme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri 22 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 33 deri 39 gradë celsius. Në ditët në vijim moti do të jetë i ngrohtë dhe me temperatura deri 40 gradë celsius.

Read More

Sot pata kënaqësinë të mirëpres në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim z. Gjino Mulliqi, Zëvendës Kryetar i Komunës së Wylie, në shtetin e Teksasit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. ‘Në një bashkëbisedim të ngrohtë e miqësor, shkëmbyem mendime për zhvillimet politike, sfidat me të cilat përballet vendi dhe rolin e pazëvendësueshëm të mërgatës shqiptare në forcimin e lidhjeve tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vlerësuam lart kontributin e bashkatdhetarëve tanë në SHBA, të cilët prej dekadash janë mbështetje e rëndësishme për çështjen kombëtare, zhvillimin e vendit dhe avancimin e proceseve demokratike. Bashkëpunimi…

Read More

Ka lajme që nuk sjellin vetëm gëzim, por edhe krenari. Një prej tyre vjen nga Tërnoci, ku një vajzë e re shqiptare ka dëshmuar se ëndrrat, kur shoqërohen me punë, përkushtim dhe sakrificë, mund të kapërcejnë çdo kufi. Altina Sulejmani, e lindur më 17 mars 2004, ka diplomuar me sukses të shkëlqyer në Fakultetin Ekonomik të University of Greenwich në Londër, duke përfunduar studimet brenda afatit të rregullt dhe me rezultatet më të larta. Ky sukses nuk është thjesht një diplomë e fituar, por një histori që flet për disiplinën, këmbënguljen dhe besimin se dija është rruga më e sigurt…

Read More

Në një rrëfim që përzien nostalgjinë e viteve të rinisë me forcën e karakterit, këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri ka ndarë dikur një histori vërtet interesante dhe të bujshme nga periudha e jetesës së saj në Greqi. Përtej bashkëpunimeve të bujshme, si ai 6-mujor me Eleni Foureirën, vëmendjen e publikut e ka tërhequr një ngjarje e fshehur që u zbulua nga Alban Skënderaj: fakti se në moshën 20-vjeçare, Anxhela kishte rrahur dy vajza greke pasi ato i kishin sharë kombin. Vitet e para të Anxhelës në shtetin fqinj nuk kanë qenë aspak një terren i fushës me lule. E ndodhur…

Read More

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami deklaroi se në shtator pritet të emërohen zëvendës ministrat e rinj, në kuadër të rikonstruimit të qeverisë. Kasami nuk dha detaje, por tha se ka disa propozime në parti. “Ende nuk janë caktuar, ka disa propozime brenda VLEN-it por ende nuk është propozimi final. Sipas dinamikës së paraparë do të duhet brenda shtatorit propozimet të vijnë në Kuvend”, tha shkurt Kasami për media gjatë përuruimit të një rruge në Tetovë.

Read More

Boletin Zenuni : : Të dashur miq, pas një periudhe pushimi dhe planifikimi, ju njoftoj se tashmë shërbimet e mija profesionale mund t’i gjeni dhe ti kërkoni në çdo kohë duke kontaktuar drejtpërdrejtë në platformat e rrjeteve sociale si dhe në numrin e kontaktit sikur në foton më poshtë. Risi është se konsultat dhe vlerësimin e profilit të çdo fëmije mund t’a bëjmë edhe në vendin ku ju jetoni nëse e keni problem ardhjen në vendin tim të punës, kjo vlenë për qytetin e Shkupit me rrethinë. Gjithë kjo duke filluar nga data 15 gusht. Caktojeni me kohë terminin tuaj,…

Read More

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në Gjermani. Aty ku është i përfshirë një autobus nga Kosova. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Magdeburg-Hannover ku dyshohet se është i përfshirë edhe një kamion. Për fat të mirë udhëtarët kanë shpëtuar dhe gjithçka ka përfunduar vetëm me dëme materiale.

Read More