Autor: Suad Avdiu

Kompania Ambrella Kumanovë ka realizuar një donacion për Shkollën Fillore “Bajram Shabani” në Kumanovë, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe stafin arsimor. Donacioni përfshin furnizimin dhe montimin e Raffstoreve për mbrojtje nga dielli, me qëllim krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për zhvillimin e procesit mësimor. Nga kompania theksuan se investimi në arsim është investim në të ardhmen dhe se mbështetja e institucioneve arsimore mbetet një nga prioritetet e tyre në kuadër të përgjegjësisë shoqërore Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetin social Facebook, pronari i kompanisë Ambrella, z. Sami Mustafa, bëri të ditur se kompania…

Read More

Shkëndija është mposhtur me rezultat 2-1 nga Hibernian në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, duke e lënë të hapur çështjen e kualifikimit para sfidës së kthimit. 45 minutat e para u zhvilluan me ritëm të kujdesshëm nga të dyja skuadrat dhe përfunduan pa gola, ndërsa rastet e pastra për shënim ishin të pakta. Hibernian zhbllokoi rezultatin në minutën e 76-të me golin e Owen Elding, por reagimi i Shkëndijës ishte i menjëhershëm. Vetëm tre minuta më vonë, Marko Gjorgjievski realizoi për të barazuar shifrat në 1-1. Kur pritej që ndeshja të mbyllej në…

Read More

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias së Maqedonisë (SPGPM) vëren me shqetësim se po shfaqet një praktikë në të cilën Qeveria refuzon sistematikisht t’u përgjigjet pyetjeve gazetareske dhe kufizon qasjen në informacionin me interes publik. E njëjta gjë u përsërit në ngjarjen e djeshme ku PR i qeverisë iu përgjigj në mënyrë selektive pyetjeve gazetareske. “Detyrimi i Qeverisë është të komunikojë në mënyrë transparente me publikun. Heshtja nuk duhet të jetë politikë dhe pyetjet gazetareske nuk duhet të mbeten pa përgjigje. Në këtë mënyrë, gazetarët nuk mund të marrin verifikim të informacionit që kërkojnë dhe konferencat për…

Read More

VLEN ka reaguar përmes një deklarate për media ndaj akuzave të BDI-së, e cila e ka kritikuar qeverinë për shkelje të Marrëveshjes së Ohrit dhe të drejtave të shqiptarëve, transmeton InfoShqip. Komunikata e VLEN-it “BDI-ja sërish po përpiqet ta paraqesë Marrëveshjen e Ohrit si pronë të sajën. Pretendon se e mbron atë, por në realitet e ka përdorur për interesat e veta partiake. Dikur e vetëshpallur edhe si parti e gjelbër, sot ajo po pengon përmbushjen e një prej parimeve kryesore të Marrëveshjes së Ohrit: përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. Për 22 vjet, BDI-ja i kishte në dorë të gjitha…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka akuzuar Qeverinë se po i jep përparësi ndërtimit të Korridorit 10D në dëm të Korridorit 8, duke ngritur dyshime se projekti strategjik po përdoret për qëllime elektorale. Në një reagim publik, BDI thotë se, sipas informacioneve që posedon, në terren po punohet me një raport pothuajse 4 me 1 në favor të segmentit Prilep–Manastir të Korridorit 10D, ndërsa mekanizimi, fuqia punëtore dhe dinamika e punimeve janë zhvendosur në dëm të Korridorit 8. Partia opozitare rikujton se të dy segmentet janë pjesë e të njëjtit projekt infrastrukturor të realizuar me konsorciumin Bechtel-Enka, duke vlerësuar se…

Read More

Uji i pijshëm nga ujësjellësi publik në Kumanovë është i rregullt nga aspekti shëndetësor dhe i sigurt për përdorim, tregojnë analizat e rregullta laboratorike të kryera nga Qendra për Shëndet Publik në Kumanovë. Sipas doktoreshës Shahini Azizi nga Qendra për Shëndet Publik në Kumanovë, në përputhje me marrëveshjen me NP “Ujësjellësi” – Kumanovë, monitorimi i cilësisë së ujit kryhet në mënyrë të vazhdueshme. Mostrat merren një herë në javë, çdo të hënë, sipas një plani të përcaktuar paraprakisht. Gjatë vitit analizohen gjithsej 130 mostra nga lokacione të ndryshme të qytetit, duke siguruar një pasqyrë të plotë të cilësisë së ujit…

Read More

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi njofton se ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Bërvenicës. “Sot, në përputhje me Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe ligjet në fuqi, nënshkrova vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Bërvenicës, të cilat do të mbahen më 18 tetor 2026. Pres nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Komisioni Komunal i Zgjedhjeve i Bërvenicës dhe të gjitha organet e angazhuara për zbatimin e këtij vendimi, ta zhvillojnë procesin zgjedhor me profesionalizëm, paanshmëri dhe në respekt të plotë të ligjit dhe procedurave. U…

Read More

Hekurudha ndërkombëtare “Tabanoc” (Korridori 10: Beograd-Kumanovë-Athinë) që kalon edhe në Tabanoc të Kumanovës, ku gravitojnë edhe dy fshatrat e afërt të banuara me shqiptarë Vaksincë dhe Llojan, vazhdon të paraqesë rrezik të madh për të gjithë ata që e kalojnë. Mungesa e parmakëve (“rampave”) për vite me radhë, dmth mungesa e përkujdesit të ndërmarrjes kompetente për t’i siguruar parmakët, skajshmërisht rrezikon jetën e banorëve të këtyre fshatrave, përfshirë edhe banorët e fshatit Tabanoc, njofton portal informative “Kumanova Sot”. “Rampat” e këtilla mungojnë edhe në kalimin hekurudhor Reçicë-Vaksincë, pastaj në fshatin Llopat, Çerkez dhe Rramali. Nëpër të gjithë këto vendbanime kalon…

Read More

Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se janë njoftuar nga kompania – mbajtëse e autorizimit për vendosjen në treg të ilaçit Foster, i cili gjendet në Listën Pozitive të Barnave – se janë bërë ndryshime në interes të pacientëve që e përdorin këtë ilaç.“Duke filluar nga ky muaj, personat e siguruar do të mund ta marrin përsëri ilaçin në barnatore pa pagesë shtesë, duke paguar vetëm participimin e përcaktuar me ligj për shërbimin e dhënies së ilaçit me recetë. E njëjta vlen edhe për barnat e tjera që përmbajnë përbërësit e njëjtë aktivë dhe përdoren në trajtimin e sëmundjes…

Read More

“Nëse Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të jetë anëtare e Bashkimit Evropian, nuk mjafton që përfaqësuesit e saj të vizitojnë kryeqytetet evropiane dhe të kërkojnë rrugë për në Parlamentin Evropian. Ata duhet të fitojnë mbështetjen e qytetarëve bullgarë dhe nuk duhet ta nënvlerësojnë këtë çështje”, deklaroi eurodeputeti bullgar, Vigenin për “BNT”. Sipas eurodeputetit, rezultatet e anketës që ai porositi nga agjencia lokale “Myara” tregojnë se qytetarët bullgarë në parim mbështesin zgjerimin e Bashkimit Evropian, por qëndrimi i tyre ndaj vendeve kandidate individuale është i ndryshëm. Ai thotë se mbizotërojnë qëndrimet pozitive, me përjashtim të Maqedonisë dhe veçanërisht Ukrainës, ndaj…

Read More