Autor: Suad Avdiu
Një aksident komunikacioni ka ndodhur në Gjermani. Aty ku është i përfshirë një autobus nga Kosova. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Magdeburg-Hannover ku dyshohet se është i përfshirë edhe një kamion. Për fat të mirë udhëtarët kanë shpëtuar dhe gjithçka ka përfunduar vetëm me dëme materiale.
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Besfort Lamallari, bëri të ditur se vendimi për shpalljen persona të padëshiruar për një periudhë 10-vjeçare të dy shtetasve nga Maqedonia e Veriut, Valon Belës dhe Bekir Halimit, është marrë më 17 korrik, në funksion të mbrojtjes së interesit kombëtar. Në një intervistë për emisionin “Tirana Live” në ABC News, Lamallari tha se Shqipëria nuk do të lejojë asnjë agjendë apo nxitje dhune që cenon sigurinë e vendit, duke shtuar se Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Vendimi, sipas tij, është marrë pas informacioneve të siguruara dhe konsultimeve…
Sot, Kryetari i Komunës priti në një takim të ngrohtë bashkatdhetaren tonë nga Brukseli, bëmirësen, e avansuar ne sferen juidike dhe te siguris Lirije Zeneli, si dhe veprimtarin e njohur të shoqatave humanitare, Ismet Ajeti. Znj. Zeneli sjell një përvojë të çmuar profesionale nga Belgjika, ku vepron edhe si punonjëse në fushën e mirëqenies sociale. Përveç veprimtarisë së saj profesionale, ajo shquhet edhe për përkushtimin e lartë atdhetar në promovimin e kulturës shqiptare në diasporë — përmes menaxhimit të librarisë shqipe, organizimit të panaireve të librit dhe shfaqjes së filmave shqip. Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit dhe…
Demir Reshiti Përmbledhja “Zogj në zemrën time” e autores së vogël Arsë Dehari, bën pjesë në kategorinë e atyre librave që e prekin lexuesin para se ai të fillojë t’i lexojë! Vetë fakti se autorja është vetëm nëntë vjeçe e bën këtë libër një befasi të këndshme. Por, befasia nuk qëndron vetëm te mosha. Ajo që e veçon këtë vepër është ndjeshmëria e rrallë me të cilën Arsa e sheh botën dhe aftësia për ta shprehur atë me një gjuhë të natyrshme, të çiltër dhe plot ngrohtësi. Më e veçanta është se jo vetëm tekstet, por edhe ilustrimet janë punë…
Dy vajza nga rajoni i Tetovës, kërcyen nga një veturë taksi në lëvizje, sepse shoferi i taksisë nuk i çoi në vendin e kërkuar. Siç njofton policia, më 04.08.2026 në orën 16:30 në Departamentin e Policisë së Tearcës, personi me iniciale D.K. raportoi se e dashura e tij E.I. (20) dhe shoqja e saj 16-vjeçare, të dyja nga fshati Përshovcë Tetovë, teksa kishin hipur në një taksi, shofeti I taksit kishte filluar të sillej në mënyrë të papërshtatshme duke mos ndaluar në lokacionin e dëshiruar nga vajzat. Sipas raportit, vajzat u detyruar të kërcenin nga vetura në lëvizje dhe të…
Kur edhe Maksim Dimitrievski, politikan që nuk arriti të ndërtojë peshë politike jashtë retorikës nacionaliste, guxon publikisht t’i disiplinojë përfaqësuesit më të lartë të VLEN‑it, atëherë problemi nuk është më te Dimitrievski. Problemi është te pafuqia dhe nënshtrimi i VLEN‑it. Ata janë bërë aq të dobët sa që secili në këtë Qeveri ndjen se mund t’u flasë me gjuhën e ultimatumit, pa frikësuar fare se do të marrë qoftë edhe ndonjë përgjigje, thuhet në kumtesën e BDI‑së. “Ky nuk është herë i parë. Pikërisht Maksim Dimitrievski ishte ndër të parët që, në fillim të mandatit të kësaj Qeverie, imponuan praktikën…
Aksi më i vështirë i autostradës Kërçovë-Ohër, e gjatë dhjetë kilometra, do të lëshohet në përdorim në muajt e ardhshëm, ndërsa afati për përfundimin e plotë dhe vënien në funksion të të gjithë autostradës është maji i vitit të ardhshëm. Këtë e paralajmëroi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski sot në emisionin “Vesti Plus” në televizionin Kanal 5, duke theksuar se pjesa më e madhe e kapaciteteve të Ministrisë janë të drejtuara pikërisht në këtë projekt për shkak të problemeve të shumta të trashëguara. “Pres që në muajt në vijim të lëshohet aksi më i vështirë prej 10 kilometrash,…
Pajaziti: Kryetari Dimitrievski nuk i respekton detyrimet ligjore ndaj shqiptarëve Por, kur vjen puna se sa ai i respekton ato, mjafton një vështrim i thjeshtë në faqet zyrtare të Komunës dhe të kryetarit në Facebook, e shohim se standardet e tij ndryshojnë kur bëhet fjalë për detyrimet ndaj qytetarëve shqiptarë. Të gjitha postimet zyrtare informuese janë vetëm maqedonisht, përfshirë edhe emrin e faqes zyrtare të komunës së Kumanovës. Shtrohet pyetja: Ku është gjuha shqipe dhe pse nuk po e respekton ligjin? Me regjistrimin zyrtar të vitit 2021, afër 26% e banorëve në Kumanovë janë shqiptarë dhe bazuar në Ligjin për…
Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka shpallur “non grata” dy shtetas të tjerë për veprimtari të dyshimta ndaj shtetit shqiptar, konkretisht dy persona nga Maqedonia e Veriut, Valon Belja dhe Bekir Halimi. Ky i fundit, i pyetur nga Top Channel, ka sqaruar të gjithë situatën, duke u shprehur se informacionin për ‘non gratan’ nuk e ka të verifikuar zyrtarisht dhe pret ta konfirmoj përmes Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë. Halimi shton gjithashtu se është në pritje të nënshtetësisë shqiptare, por deri atëherë ai sqaron se i nënshtohet vetëm ligjeve të shtetit të tij. Fillimisht,…
Më 03.08.2026 në Shkup, zyrtarët policorë të Njësisë për Policinë Intervenuese pranë SPB Shkup kanë privuar nga liria F.R. (30) dhe T.T. (44), të dy shtetas të Republikës së Kosovës, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “falsifikim parash”, sipas nenit 268 të Kodit Penal. Gjatë kontrollit të një automjeti të tipit “Golf”, në të cilin ndodheshin dy personat, policia ka gjetur para në valuta dhe prerje të ndryshme (euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane dhe funta britanike), me vlerë të përgjithshme rreth 230.000 euro. Paratë e gjetura janë sekuestruar, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në Stacionin Policor Qendër për procedura…
