Autor: Suad Avdiu
Më 06.08.2026, në orën 17:35, në fsh. Strezovcë, komuna e Nagoriçanit të Vjetër, nëpunës policorë të Njësitit për Luftimin e Tregtisë së Palejuar të Drogës dhe Armëve pranë SPB Kumanovë e privuan nga liria K.I. (77) nga Kumanova, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”, sipas nenit 396 të Kodit Penal.Gjatë bastsjes në ambientet e tij në fsh. Strezovcë, të realizuar me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjahu dhe dy pushkë ajrore. Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë…
Studentët kanë ridorëzuar kërkesën që provimet shtetërore, përfshirë Provimin e Jurisprudencës, si dhe provimet për noter dhe përmbarues, të organizohen edhe në gjuhën shqipe, transmeton TV21. Ata vlerësojnë se organizimi i këtyre provimeve vetëm në gjuhën maqedonase bie ndesh me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe përbën diskriminim ndaj studentëve shqiptarë. Sipas tyre, institucionet duhet të zbatojnë ligjin dhe të garantojnë të drejtën për arsimim, certifikim dhe ushtrim të profesionit në gjuhën shqipe.
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme dhe në rrugë të thata, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM). Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. “Në pikat kufitare në anën maqedonase, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM. Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira lokale. Pasdite do të ketë kushte për reshje lokale të shuit. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri 22, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 32 deri 38 gradë celsius. Në ditët në vazhdim moti do të jetë i ngrohtë dhe me temperatura që do të arrijnë deri 40 gradë celsius./Telegrafi/
Tre persona nga Kosova kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku të ndodhur në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin. Lajmi është bërë i ditur nga një bashkëvendës i viktimave përmes një njoftimi të publikuar në Facebook. Sipas njoftimit, viktimat janë T.A, G.A dhe L.A nga Komogllava e Ferizajt. “Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndodhur një aksident me pasoja tragjike, në Gjermani, duke u kthyer nga Kosova vëllezërit tanë. Ngushëllime familjarëve, lagjës sime, Nuhaj të Komogllaves si dhe të gjithë atyre që po e përjetojnë këtë tragjedi të mërgimtarëve tanë. Zoti i…
Sot nuk e ndiej të nevojshme të polemizoj me asnjë zyrtar të VLEN-it. Nuk është vetëm çështjeje politike, nuk është vetëm çështjeje e sundimit të ligjit, por është përtej gjithë kësaj. Prandaj e ndiej obligim t’u drejtohem qytetarëve të këtij vendi, përfshirë edhe votuesve të VLEN-it, me një pyetje të thjeshtë: A vlejnë ligjet njësoj për të gjithë, apo zbatohen dhe shkelen vetëm kur i konvenojnë pushtetit? Shumë herë deri më sot e kemi thënë se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve është ligj special (lex specialis). Kjo do të thotë se, për çështjet që rregullon, ai ka përparësi ndaj ligjeve…
Një incident i rrezikshëm ka ndodhur gjatë një ahengu familjar në fshatin Opaj, ku një plumb qorr ka rënë në oborrin e një familjeje. Në momentin e ngjarjes, në afërsi ndodheshin edhe fëmijë që po luanin, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Sipas informacioneve të para, plumbi ka shpuar një automobil të parkuar në oborr. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Policisë, të cilat kanë kryer këqyrjen dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit, si dhe për identifikimin e autorit. Rasti ka shkaktuar shqetësim të madh te banorët, ndërsa…
Një projekt i ri i paraqitur në Bashkinë e Londrës parashikon ndërtimin e një qendre islame moderne 13-katëshe, e cila do të shërbejë si xhami dhe qendër komunitare për komunitetin mysliman shqiptar në zonën e Queen’s Park, në veriperëndim të kryeqytetit britanik. Kompleksi është planifikuar të ndërtohet në vendin e një ish-klubi. Godina e re është projektuar të ketë 13 kate dhe, sipas aplikimit të depozituar pranë autoriteteve britanike, do të përfshijë tre kate me salla faljeje, klasa për edukim, kafene, restorant, ambiente komunitare, si edhe një morg, duke funksionuar si një qendër multifunksionale për komunitetin mysliman shqiptar. Projekti është…
Më 05.08.2026 në SPB Tetovë, një grua 42-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 15:20 është sulmuar fizikisht nga nusja e vllaut të saj K.M. (43). Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Në shtator do të ketë rreth 4.900 nxënës të klasës së parë më pak se vitin e kaluar. Këtë e ka bërë të ditur sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, duke shtuar se kjo shifër nuk është përfundimtare. “Numri i studentëve po zvogëlohet, duke pasur parasysh se kemi gjithnjë e më pak nxënës edhe në shkollat fillore dhe të mesme. Këtë vit numri i nxënësve në shkollat e mesme është ulur, por jo në mënyrë drastike. Këto shifra nuk janë përfundimtare, sepse kemi edhe afatin e tretë të regjistrimit në gusht, por numri në shkollat fillore është ulur…
