Autor: Suad Avdiu
Muaji i Ramazanit, eventi më i madh vjetor i besimtarëve myslimanë, ka hyrë në periudhën e tij më të rëndësishme në aspektin fetar. 10-ditëshi i fundit i këtij muaji është ai që merr dhe vëmendjen më të madhe të besimtarëve. Nata kyç e tij është ajo që njihet si nata e Kadrit, agjërimi dhe veprat e mira që bëhen në këtë ditë konsiderohen të vlefshme sa një mijë muaj. Përse është kaq e rëndësishme kjo natë? Nata e Kadrit shënon zbritjen e Kuranit në tokë dhe fillimin e shkrimit të librit të shenjtë. Sipas klerikëve, agjërimi dhe lutjet ndaj Zotit…
Ismeti me profesion ishte elektricist e kur e kishte plotësuar formularin me të dhënat personale, në grafën e profesionit Ismeti e kishte shkruar Dëshmor! Pra ai ishte nisur me bindjen për tja falë jetën Kosovës. Sot u bënë 24 vite nga rënia heroike në betejën e Kosharës. Të qoftë i lehtë dheu i atëdheut e lavdi patsh për jetë Ismet Mustafa!
Hoxhë Ahmed Kalaja është refuzuar sot të hy në territorin e vendit tonë. Ai është njoftuar nga autoritetet kufitare se për të ekziston një ndalesë e bazuar në Ligjin për të huajt, duke iu referuar dispozitës se ai “paraqet rrezik për rendin publik (kushtetues), sigurinë kombëtare, shëndetin publik ose marëdhëniet ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Iftar i organizuar me aktivistët dhe strukturat partike, për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit. Kryetari i Partisë z. Menduh Thaçi i pershëndeti të ftuarit të cilëve ju uroi një Ramazan të begatë, agjërim të lehtë dhe të pranuar .
Në një interviste të dhënë për Radio Evropa e lirë, kryetari i Komunës se Kumanovës Maksim Dimitrievski tha se për zgjedhjet të parakohshme parlamentare vendos shumica në Kuvend, por sipas tij është e nevojshme qe kjo Qeveri të shkojë sa më shpejt. Sipas tij qeverisja LSDM-BDI po keq menaxhon vendin. “Mendimi im subjektiv është se secilat zgjedhje janë një test për demokracinë në vend dhe është e nevojshme që sa më shpejt kjo qeveri që punon keq dhe keq menaxhon vendin të shkoje sa më shpejt. Le të vijnë njerëzit e përgjegjshëm me një koncept të qartë, me një vizion…
Sot është datëlindja e Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari – Komandant Kumanova. Ai lindi në fshatin Orizare të Kumanovës më 16 prill 1967. Ishte i biri i Jashar Jasharit e i nënë Nuries. Mësimet fillore i mori në vendlindje, ndërsa në vitin 1982 u regjistrua në Gjimnazin e Kumanovës. Ismeti ishte ndër të parët që mori pjesë në themelimin e fondit “Vendlindja thërret”. Ky fond u bë bazë kryesore e logjistikës dhe e financimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Menjëherë pas epopesë së Prekazit, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, militanti i…
Viktima është 39 vjeçare ndërsa i arrestuari, bashkëshorti i saj është një 42-vjeçar. Të dy janë shtetas të Maqedonisë së Veriut. Paraditen e së premtes, Policia e Kantonit Thurgau ka gjetur një grua 39 vjeçare të pajetë në një banesë në Erlen, Kantoni TG, për të cilën supozonte se ishte e vrarë, transmeton albeu.com. Pak pas orës 11:00, një burrë ka telefonuar në qendrën kantonale të thirrjeve të urgjencës, për të treguar se kishte plagosur për vdekje gruan e tij. Burri në fjalë është arrestuar në vend. Ai nuk ka rezistuar, shkruan policia kantonale e Thurgaut. I arrestuari është një 42-vjeçar,…
https://youtu.be/dF5WpkyHV-s
Një ngjarje e rëndë që ka tronditur mbrëmë Tetovën dhe gjithë Maqedoninë ku një i punësuar anesteziolog në spitalin Klinik të Tetovës ka filmuar gra duke lindur, pacientë dhe mjekë duke e nxjerë në rrjetin social Tik-Tok. Pas kësaj kanë pasuar reagime të shumta, ku ka ardhur edhe deri te largimi nga puna i mjekut që publikoi videon. ”Ndjej keqardhje për rastin e mbrëmshëm në Spitalin e Tetovës, dua të theksoj se në fillim kur mora vesh, e kam denoncuar rastin në polici, pastaj un bashkë me ministrin e Shëndëtsise kemi vendosur që këtij personi ti ndërpritet marrëdhënja e punes,…
Të zbrazur pa mobilje dhe ilegal. Kështu e gjeti objektin e Komunës së Haraçinës kryetari i tanishëm Ridvan Ibrahimi. Ai tha se është një turp për atë se si ka gjetur komunën pas marrjes së detyrës si kryetar, njofton KlanM. “Vërtetë ishte një turp ajo çfarë ka ndodhur. Unë nuk do të kisha lutur të mos kthehemi. Jo vetëm që isha pa zyre por isha edhe pa objekt të legalizuar. Gjithçka prej në start kemi filluar” – tha Ridvan Ibrahimi. Ka një vit që kryetari ka formuar grup i cili po regjistron shtëpite në këtë Komunës, pasi deri më tani nuk…
