Njëzet e tetë vjeçar nga Kumanova është ndaluar dje pasi policia e kapi atë në tentativë për të kryer vjedhje.
– Me datë 08.01.2025 në ora 13:40 në Kumanovë, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria S.B (28) nga Kumanova, njofton MPB.
Siç shton policia, ai është kapur duke tentuar të marrë sende nga prona private në lagjen “Pero Çiço” dhe dyshohet se ka marrë disa sende nga prona private në rrugën “Narodna Revolucija”.
S.B. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës.

