Autor: Suad Avdiu
Eksperti amerikan për Ballkanin, Eduard Xhozef deklaroi se modeli i Maqedonisë mund të shfrytëzohet për tejkalimin e krizës politike në Serbi dhe se SHBA-ja apo Bashkimi Evropian apo anëtare individuale të tij mund të ndërmjetësojnë në negociatat mes qeverisë dhe opozitës Xhozef, ligjërues në Universitetin Xhon Hopkins në Uashington, mbrëmë për televizionin N1 deklaroi se ka shembull relevant nga Maqedonia e Veriut, kur para 10 viteve pati demonstrata të mëdha kundër kryeminsitrit të atëhershëm, Nikolla Gruevski. “Opozita pati kërkesa dhe erdhi deri te negociatat të cilat rezultuan me Marrëveshjen e Përzhinos, e cila mund të jetë model për Serbinë. Modeli…
Shtetasi gjerman i cili u humb në malin Karadak të Shkupit është gjetur me sukses në aksionin e koordinuar të Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Qendrës për menaxhim me kriza. Siç kumtoi sot në mëngjes QMK, shtetasi gjerman i cili nuk ka pasur numër telefoni të Maqedonisë për ndihmë të shpejtë, fillimisht është paraqitur në Gjermani, pas çka janë alarmuar shërbimet e vendit dhe ka filluar aksioni për shpëtimin e tij. “Konkretisht, pas paraqitjes nga ana e të ounësuarit kujdestar në LAMM, ndërkaq të dhënat e marra nga Shërbimi gjerman për ndihmë në rrugë…
Një avion me 64 persona në bord është rrëzuar në lumin Potomac pas përplasjes me një helikopter ushtarak mbi kryeqytetin amerikan Uashington mbrëmjen e së mërkurës teksa po i afrohej aeroportit Ronald Reagan. Sipas informacioneve të deritanishme, janë nxjerrë të paktën 18 trupa. Nuk dihet ende nëse ka persona të plagosur apo të mbijetuar. Po ashtu, nuk dihet se cili ishte shkaku i përplasjes dhe arsyeja përse kulla e vrojtimit nuk dha sinjal për helikopterin ushtarak që po fluturonte në hapësirën ku kalon avioni. Sipas American Airlines, në bordin e avionit të pasagjerëve ndodheshin 64 persona, 60 pasagjerë dhe katër…
Qeveria vazhdon me krijimin e “zonave pa shqiptarë” në institucionet shtetërore, duke i larguar në mënyrë sistematike shqiptarët nga pozicionet vendimmarrëse. Këtë herë, kjo qasje reflektohet në përbërjen e ekipit këshillues të Kryeministrit, ku pothuajse nuk ka asnjë shqiptar. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së pas publikimit të 17 emrave të këshilltarëve të kryeministrit Hristijan Mickoski. “Kjo politikë e majorizimit nuk është e re dhe përfaqëson një ristrukturim të njëanshëm të sistemit shtetëror, duke promovuar dominimin monoetnik. Kjo qasje tregon qartë se mekanizmat e balansuesit etnik janë ende të domosdoshëm për të ruajtur karakterin multietnik të shtetit – një nga…
Kuvendi sot do të mbajë seancën e 32-të plenare, në rend dite të së cilës janë pyetjet e deputetëve, seancë kjo e cila mbahet të enjten e fundit të muajit dhe sipas praktikës së krijuar, të parët që i bëjnë pyetje kryeministrit dhe ministrave janë deputetët e opozitës. Ndërkohë gjatë pauzës pritet të mbahet vazhdimi i seancës së 33-të dhe të votohet për ndryshimet në Ligjin për mbikëqyrjen inspektuese. Ndërkohë që sot kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi do të realizoj takimin e rregullt mujore me përfaqësuesit e mediave.
Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut, posaçërisht në pjesët jugore të vendit. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare, kryesisht nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 10 deri në 14 gradë, shkruan Alsat. Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme, ndërsa në disa pjesë të luginës me kushte për reshje të shiut. Temperatura minimale do të ulet në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 13 gradë Celsiusë.
Reperi i njohur Bardhi ka treguar edhe një herë anën e tij romantike përmes një surprize të veçantë për partneren e tij, Sara Gjordenin. Në një postim të fundit në Instagram, Sara ndau një buqetë të mrekullueshme me trëndafila rozë dhe të kuq, të shoqëruar nga një letër e ndjerë, ku Bardhi kishte shkruar: “Një grua në islam trajtohet si një Mbretëreshe, asgjë më pak. Të dua shumë.” Në përshkrimin e postimit, Sara shkroi: “Bota ime! @bardhi,” duke dëshmuar dashurinë dhe mirënjohjen për gjestin romantik.
Disa zyrtarë të qeverisë së vendit morën anë pas ngjarjeve në Serbi. Mes protestave të studentëve dhe qeverisë serbe, ata zgjodhën qeverinë serbe dhe presidentin Aleksandër Vuçiq. Mbështetjen e fundit publike, në një prononcim për Kanal 5, e ka dhënë ministri i marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve, Ivan Stoilkoviq, në emër të komunitetit serb në vend. https://youtu.be/vT1bXzFQ0VU “Pas studentëve qëndrojnë grupe politike shumë serioze, është e qartë se ky është një veprim i sinkronizuar që, nëse asgjë tjetër, dëshiron të paktën ta ndalë Serbinë në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit politik”, tha Ivan Stoilkoviq. Më parë, zëvendësministrja për çështje europiane, Viktorija…
Kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime, Gjorgjija Sajkoski ka kërkuar edhe zyrtarisht nga Fronti Evropian që të propozon emrin e deputetit që duhet të zëvendëson Ilire Dautin në cilësinë e kryetarit të Komisionit për politika sociale, demografi dhe të rinj. Ky veprim i Sajkoskit vjen pas dorëheqjes së Ilira Dautit të cilës paraprakisht iu votua interpelanca për punë të pandërgjegjshme nga Kuvendi. Përplasja e saj me partitë maqedonase, erdhi pas bllokimit që Dauti i bëri propozim-Ligjit për branitellat. / Alsat.mk
Fero është ndër personazhet më të komentuara në rrjet. Ai është tejet aktiv në rrjete sociale kohëve të fundit, shkruan Kosovarja. Fero në instastory ka publikuar një foto të vjetër me vajzën e tij Ninën, vajzën që padyshim e dashuron me shpirt. Megjithëse para pak dite ky i fundit ka treguar se momentalisht është i dashuruar, ndonëse nuk e bëri publike vajzën që ia morri zemrën.
