Autor: Suad Avdiu
Sara Hoxha surprizon ish-vjehrrën për ditëlindje me një këngë dedikim edhe pse nga telefoni. Pavarësisht thashethemeve për ndarjen nga Ledri Vula, Sara Hoxha ka treguar se ruan një marrëdhënie të mirë me ish-vjehrrën e saj, Xheraldina Vula. Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, Sara shfaqet duke kënduar një këngë dedikuar ditëlindjes së Xheraldinës, duke treguar respekt dhe dashuri për të. Ky veprim ka surprizuar shumë ndjekës, të cilët nuk e prisnin një gjest kaq të ngrohtë mes tyre pas spekulimeve për përfundimin e marrëdhënies me Ledrin. Ky gjest duket se tregon se pavarësisht gjithçkaje, lidhjet familjare dhe…
Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit njofton se nga e hëna (03.02.2025) do të bëhet një aeroport “i qetë”. Kjo do të thotë se nga e hëna, 3 shkurt 2025, në aeroportin e Shkupit nuk do të ketë më njoftime shtesë me zë për fluturimet përmes altoparlantëve, përveç para nisjes. “Prandaj, i lutemi dhe u bëjmë thirrje të gjithë pasagjerëve që të ndjekin ekranet dhe monitorët ku shfaqen informacionet për fluturimet, kartën e imbarkimit dhe të gjitha njoftimet që marrin për fluturimin e tyre nga kompania ajrore me të cilën udhëtojnë. Besojmë se reduktimi i zhurmës do të përmirësojë më tej përvojën…
Në buletinin ditor të Ministrisë së Punëve të Brendshme, njoftohet për dy raste të mashtrimit të qytetarëve të Kumanovës të cilat janë raportuar gjatë ditës së djeshme, transmeton TV21. Që të dy rastet paraqesin të njëjtën skemë të mashtrimit – individë të caktuar paraqiten si polic, dhe u marrin para qytetarëve, për gjoja se familjarë të tyre janë të përfshirë në aksidente të caktuara rrugore. Paratë i kërkojnë në kundërvlerë të shlyerjes së dënimit. “Më 30.01.2025 në ora 16.00 në SPB Kumanovë, një grua 65-vjeçare nga Kumanova ka denoncuar se është mashtruar nga një person në vlerë prej 2500 euro.…
Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-natyror në Shkup bëri të ditur se është ndjerë një tërmet me epiqendër dhjetë kilometra në lindje të Shkupit. Tërmeti është ndjerë në orët e para të mëngjesit dhe ka pasur një intensitet prej tre gradësh sipas shkallës makrosizmike evropiane. “Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë në stacionet sizmologjike të instaluara në tërë territorin e vendit, i mirëmbajtur nga Observatori sizmologjik pranë Fakultetit të shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup, më 01.02.2025, në ora 01:10 ka regjistruar tërmet, epiqendra e të cilit ndodhet dhjetë kilometra në lindje të qytetit të Shkupit, me magnitudë lokale Rihter ML2.5. Sipas…
Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare lokale që pasdite do të shtohen. Do të fryjë erë e dobët kryesisht veriore. Paradite në disa lugina do të ketë mjegull. Temperturat do të lëvizin nga -3 deri në 17 gradë. Në Shkup në mëngjes me paraqitje të mjegullës, gjatë ditës me diell me vranësira të ulëta deri mesatare më të larta se mesdita. Do të fryjë erë e lehtë e ndryshueshme. Temperatura minimale do të jetë 3 gradë, ndërsa maksimalja 15 gradë.
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është kapur drogë në Burgun e Idrizovës, transmeton TV21. “Më 30.01.2025 në ora 11.30 në SPB Shkup, nga Burgu i Idrizovës është denoncuar se rreth orës 10:30 se në rrethin e institucionit është gjetur marihuanë. ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, qëndron në njoftimin e MPB-së.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në takimin e tij me banorët e komunës së Zhelinës ka folur për gjuhën shqipe duke theksuar se ne nuk duan të kthehemi pas. Ahmeti më tej shton se ne nuk jemi Arab të algjirit të vendosur në Francë por jemi këtu den baba den bashkë me diellin dhe ata e dinë mirë kush jemi ne. “Kurrë nuk i kemi nënçmuar bashkëqytarët tanë maqedonas andaj ky vend ka nevoj për paqe”, tha Ahmeti.
Për një javë, gjegjësisht në periudhën prej 24 deri më 30 janar të këtij viti, është regjistruar një rast i ri me kollë të mirë. Bëhet fjalë për një fëmijë nga Probishtipi në moshën 3 vjet, i vaksinuar sipas moshës, e që ka lidhshmëri epidemiologjike me një të sëmurë tjetër nga po e njëjta familje, tregojnë të dhënat e raportit më të ri të Institutit të Shëndetit Publik për gjendjen me kollën e mirë. Në periudhën e vitit 2024/25, deri dje janë regjistruar gjithsej 1.179 raste me kollë të mirë, prej të cilëve janë hospitalizuar 191 raste, prej të cilave…
Ministria e Brendshme bën me dije se dje në Stacionin Policor Probishtip është raportuar se rreth orës 09:40 në shtëpinë familjare, pas një zënke paraprake mes prindërve, një vajzë 16-vjeçare nga Probishtipi ka sulmuar dhe therur me thikë babain e saj me iniciale I.A. (46). Ai është dërguar në Qendrën Shëndetësore Probishtip, ku i është ofruar ndihma dhe pas ekzaminimit, i mituri është transferuar në një institucion shëndetësor. Në Komisariatin Rajonal të Policisë Probishtip, në prani të përfaqësuesve të Qendrës për Çështjet Sociale Probishtip, është zhvilluar një intervistë me nënën e saj dhe dy fëmijët e tjerë. Për ngjarjen është…
Qeveria mbetet në qëndrimin e saj se sindikatat dhe punëdhënësit duhet të dakordohen për pagën minimale për të cilën sipas paralajmërimeve do të diskutohet të hënën në mbledhjen e Këshillit ekonomiko-social. Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska sot përsëriti qëndrimin e kryeministrit Hristijan Mickoski se si qeveri do ta përcjellin procesin dhe se do ta pranojnë atë për të cilën pajtohen sindikatat dhe punëdhënësit. “Paga minimale do të diskutohet nga sindikatat dhe punëdhënësit. Ne do ta ndjekim procesin dhe çfarë do të bien dakord mes tyre, ne do ta pranojmë sepse në periudhën e kaluar, në bazë të analizave të bëra,…
