Autor: Suad Avdiu

Duke komentuar kandidatët e propozuar për anëtarë të këshillit për agjencinë e mediave, nga LSDM thonë se jo me çdo koordinim mes partive politike do të thotë se Agjencia po politizohet. Sipas deputetit Oliver Spasovski, anëtarët e Agjencisë duhet të punojnë në interes të qytetarëve e jo në interes të partive politike. Nga E Majta, shprehen se Agjencia e Mediave ka qenë dhe përsëri është e politizuar  me ushtarë partiak.

Read More

Kirurgut M.S (64) i cili u arrestua për pranim të ryshfetit prej 150 euro në Spitalin klinik të Manastirit, i është shqiptuar masa e paraburgimit prej tetë ditëve, konfirmoi Prokuroria. Më 28 janar, rreth orës 17, policia e Manastirit në ambientet e Spitalit klinik në Manastir ka arrestuar M.S, kirurg për një kohë të gjatë në Repartin e Kirurgjisë në spital. Sipas Prokurorisë, dyshimi ka dalë nga fakti se më 27 janar, i dyshuari si person që kryen punë me interes publik, gjegjësisht si mjek kirurg në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin Klinik në Manastir, ka kryer një ndërhyrje kirurgjike,…

Read More

Koalicioni VLEN që është pjesë e Qeverisë së RMV-së, në një kumtesë për media zotohet se rruga Tetovë – Prizren do të bëhet realitet. Prej atje thonë se punimet për këtë projekt vazhdojnë. “Në këtë drejtim për të parë punimet në vendngjarje ishte zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, së bashku me ministrin e Transportit, Aleksandar Nikolloski, drejtorin e NP për Rrugët Shtetërore, Koce Trajanovski, dhe zëvendësdrejtorin Nazim Taipi, kjo vizitë u zhvillua në qytetin e Prizrenit. Pra, për të inspektuar punimet e rrugës së re Tetovë-Prizren për të cilën rrugë jemi zotuar. Në këtë vizitë, delegacioni i vendit tonë…

Read More

I ftuar në Daily Click në TV21, kryetari i komunës së Kërçovës, tha se gjatë 3 mandateve sa ai ka udhëhequr me komunën, janë realizuar shumë punime dhe projekte ndonëse siç thotë, kjo nuk është e mjaftueshme. Dehari tha se jeta e kërçovarëve ka ndryshuar dhe se janë të fokusar që të bëjnë akoma më shumë. “Janë realizuar punime, projekte. Padyshim se nuk është mjaftueshëm për aq sa meritojnë qytetarët e Kërçovës. Gjithmonë jemi të koncentruar që të bëjmë më shumë, atë që e meritojnë. Shkurt thënë, kualiteti i jetesës së qytetarëve, brenda një periudhe të mandatit 3 vjeçar ka…

Read More

Një vajzë 22 vjeçe nga Shkupi ka humbur jetën pasi është përplasur nga një veturë në bulevardin “Aradhet Partizane”, pranë furrës “Silbo” në Shkup. Aksidenti ka ndodhur dje në orën 23:43, dhe sipas njoftimeve të policisë, automjeti “Peugeot 207” me targa të Shkupit i drejtuar nga V.J. (20) nga Shkupi, ka goditur këmbësoren F.K. (22) nga Shkupi. “F.K., nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës”, thonë nga MPB. Shoferi V.J. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet kallëzim përkatës për të…

Read More

Një refugjat irakian dhe aktivist kundër Islamit u qëllua për vdekje në Suedi të mërkurën vonë, vetëm disa orë para se t’i shqiptohej një vendim nga gjykata pas gjykimit për djegien e Kuranit, sipas dokumenteve të gjykatës të enjten. Salwan Momika, 38 vjeç, u qëllua për vdekje në një shtëpi në qytezën Sodertalje afër Stokholmit, raportoi transmetuesi publik, SVT. Momika kishte djegur kopje të Kuranit në protesta publike më 2023 kundër Islamit.

Read More

Oda e artizanatit mbështet bojkotin e paralajmëruar të marketeve dhe u bën thirrje qytetarëve që të bëjnë një zgjedhje më të drejtë dhe të bëjnë pazar me zanatçinjtë e vegjël, njoftoi sot Oda e artizanatit “Ne mbështesim plotësisht bojkotin e supermarketeve, megjithatë, apelojmë tek qytetarët sa herë që kanë mundësi të blejnë bukë, produkte të tjera ushqimore në furrat artizanale, dyqane të tjera për të mbështetur prodhimin vendas. Në të njëjtën kohë kemi apeluar tek zejtarët që të ulin çmimet e produkteve të tyre”, tha kryetari i Odës-së, Agron Fazliji. Nga Oda thonë se çmimet për bizneset e vogla dhe…

Read More

Këngëtarja Shyhrete Behluli, përmes një njoftimi në rrjete sociale, ka bërë të ditur se ka humbur personin më të dashur. “NJOFTIM MORTOR Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot ndërroi jetë Nana jone. Varrimi do të bëhet më 30.01.2025 në ora 15:00 në varrezat e Fshatit Mushtisht. Nënë, mungesa jote është dhembja më e madhe, por dashuria dhe kujtimet e tua do të mbeten përgjithmonë në zemrën time”. Ngushëllime!

Read More

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur mbrëmë në kryeqytet. Aksidenti ka ndodhur në bulevardin “Aradhat Partizane”, ku ka mbetur i vdekur një person. Sipas informacioneve të MPB-së, në aksident ka humbur jetën një vajzë 22-vjeçare. Drejtuesi i makinës është arrestuar dhe ndaj tij do të ngrihet padi. “Me datë 29.01.2025 në ora 23:43, në SPB Shkup është raportuar se automjeti i pasagjerëve “Peugeot 207” me targa të Shkupit, i drejtuar nga V.J F.K (22) nga Shkupi, ka goditur këmbësorin F.K (22) nga Shkupi. Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës…

Read More

Nga MPB kanë dhënë informacione zyrtare në lidhje me djegien e një veture në rajonin e Bit Pazarit mbrëmjen e djeshme, përcjell TV21. Sipas informacioneve të MPB, me shumë gjasë bëhet fjalë për defekt të veturës. “Më datë 29.01.2025 rreth orës 19:00, në SPB-Shkup është marrë njoftim se në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, ka shpërthyer zjarr në automjetin e udhëtarëve “Peugeot”, që po drejtohej nga L.V. (51) nga Shkupi. Sipas denoncimit të L.V., teksa ishte duke drejtuar automjetin në Blv. “Krste Misirkov”, nga vetura ka dalë tym dhe ka shpërthyer zjarri. Zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve…

Read More