Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Presidenti Xi Jinping takon homologun kilian

17 Nëntor, 2026

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

17 Nëntor, 2026

Diaspora shqiptare në Amerikë i shkruan letër Ramës: Jepe dorëheqjen!

17 Nëntor, 2026

Kandidati i BDI-së për kryeministër shqiptar lavdëron zgjidhjen e VLEN-it për provimin e jurisprudencës në shqip: Është një hap serioz dhe i rëndësishëm

17 Nëntor, 2026

Ahmeti: Sot para 32 vjetëve e emërtuam UÇK-në

17 Nëntor, 2026

Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident në Gjermani

17 Nëntor, 2026

Ankesë ndaj Spitalit të Kumanovës: gruaja shtatzënë në javën e 40-të pretendon se u përball me sjellje të papërshtatshme të mjekes

17 Nëntor, 2026

Mexhiti takohet me Halil Kastratin, synojnë ndërtimin e shkollës për 200 fëmijë me nevoja të veçanta në Çair

17 Nëntor, 2026

Kodi i ri Penal në Maqedoni: Për fyerje të kolegut mund të dënoheni me gjobë ose burg

17 Nëntor, 2026

Siljanovska-Davkova: Gazetaria duhet të vërë në pikëpyetje çdo formë pushteti, jo të jetë aleati i tij

17 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 17 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Ahmeti: Sot para 32 vjetëve e emërtuam UÇK-në

Suad AvdiuBy Suad Avdiu17 Nëntor, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), ka përkujtuar sot 32-vjetorin e vendimit për emërtimin e njësive të armatosura me emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës, një moment që ai e cilëson si kthesë historike në organizimin e luftës çlirimtare të shqiptarëve, përcjell gazeta KOHA

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Ahmeti ka rikujtuar se më 17 nëntor të vitit 1994, në qytetin Aarau të Zvicrës, Kryesia e Lëvizjes Popullore të Kosovës, pas analizimit të situatës politike dhe kombëtare, si dhe kërkesave që vinin nga terreni, mori vendimin për emërtimin e formacioneve të armatosura me emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Sot, 32 vjet më parë, në Kryesinë e Lëvizjes Popullore të Kosovës, pas një analize të gjithanshme të situatës politike e kombëtare që kishim bërë dhe të kërkesave që vinin nga terreni, morëm vendimin historik për emërtimin e njësive të armatosura me emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK)”, ka shkruar Ahmeti.
Sipas tij, pikërisht në atë ditë mori formë zyrtare emri që më vonë do të shndërrohej në simbol të rezistencës së armatosur, luftës për liri dhe çlirimit të Kosovës nga regjimi serb.

Ahmeti thekson se 17 nëntori i vitit 1994 mbetet një datë e veçantë jo vetëm për të personalisht, por edhe për të gjithë brezin e veprimtarëve të çështjes kombëtare, të cilët për vite me radhë ishin angazhuar në organizimin e rezistencës dhe përgatitjen e luftës çlirimtare.

” “

“Për mua dhe për gjithë brezin e atdhetarëve që jetuam, vepruam dhe sakrifikuam me idealin e çlirimit kombëtar, 17 Nëntori i vitit 1994 mbetet një datë e veçantë, me peshë të madhe historike dhe kombëtare, e lidhur pazgjidhshmërisht me rrugëtimin tonë të gjatë drejt lirisë”, ka theksuar ai.

Kreu i BDI-së vlerëson se vendimi për emërtimin e UÇK-së nuk ishte thjesht një akt formal, por një hap me rëndësi të veçantë në organizimin e luftës së armatosur, që shënoi fillimin e një kapitulli të ri në përpjekjet e shqiptarëve për liri, dinjitet dhe të drejta kombëtare.

“Emërtimi i UÇK-së ishte një vendim me rëndësi historike, që shënoi një kthesë të madhe në organizimin e luftës së armatosur çlirimtare dhe hapi një kapitull të ri në historinë e përpjekjeve të popullit shqiptar për liri, dinjitet dhe të drejta kombëtare”, ka shkruar Ahmeti.

Në përmbyllje të mesazhit të tij, Ahmeti ka shprehur respekt dhe mirënjohje për të gjithë veprimtarët, organizatorët, luftëtarët dhe dëshmorët që kontribuuan në organizimin dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit! Nderim dhe mirënjohje të përhershme të gjithë atyre që kontribuuan në organizimin, themelimin dhe luftën e lavdishme të UÇK-së!”, përfundon Ahmeti. (koha.mk)

Lexuar: 53

Lajme te ngjashme

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Kandidati i BDI-së për kryeministër shqiptar lavdëron zgjidhjen e VLEN-it për provimin e jurisprudencës në shqip: Është një hap serioz dhe i rëndësishëm

Ankesë ndaj Spitalit të Kumanovës: gruaja shtatzënë në javën e 40-të pretendon se u përball me sjellje të papërshtatshme të mjekes

Mexhiti takohet me Halil Kastratin, synojnë ndërtimin e shkollës për 200 fëmijë me nevoja të veçanta në Çair

Kodi i ri Penal në Maqedoni: Për fyerje të kolegut mund të dënoheni me gjobë ose burg

Siljanovska-Davkova: Gazetaria duhet të vërë në pikëpyetje çdo formë pushteti, jo të jetë aleati i tij

Lajmet e fundit

Presidenti Xi Jinping takon homologun kilian

17 Nëntor, 2026

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

17 Nëntor, 2026

Diaspora shqiptare në Amerikë i shkruan letër Ramës: Jepe dorëheqjen!

17 Nëntor, 2026

Kandidati i BDI-së për kryeministër shqiptar lavdëron zgjidhjen e VLEN-it për provimin e jurisprudencës në shqip: Është një hap serioz dhe i rëndësishëm

17 Nëntor, 2026

Ahmeti: Sot para 32 vjetëve e emërtuam UÇK-në

17 Nëntor, 2026

Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident në Gjermani

17 Nëntor, 2026

Ankesë ndaj Spitalit të Kumanovës: gruaja shtatzënë në javën e 40-të pretendon se u përball me sjellje të papërshtatshme të mjekes

17 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.