Autor: Suad Avdiu
Qeveria tani për tani nuk e di se si shpejtë dhe në mënyrë efikase të zgjidh problemin me borxhin që e kanë 90 ndërmarrje komunale për shkak të faturave të papaguara për energji elektrike. Deri në fund të dhjetorit të vitit 2024, ndërmarrjet publike komunale kanë borxh prej 113 milionë eurove, ndërsa një pjesë e këtij borxhi është për shkak të faturave të papaguara të rrymës. Këto ndërmarrje komunale para së gjithash janë të ujësjellësit dhe kanalizimit që shfrytëzojnë rrymë për punën e pompave që mundësojnë furnizimin e banorëve me ujë, por edhe për largimin e ujërave fekale dhe atmosferike.…
Kryetari i Lëvizjes BESA dhe i komunës së Tetovës, Bilall Kasami në “Real Story “ në televizionin ABC, foli edhe për çështjen e avancimit të Gjuhës Shqipe. Ai tha se tre herë është ndryshuar ligji, që nuk njihet si ligji i gjuhës shqipe, por ligji i gjuhës që e flasin 20% e qytetarëve dhe BDI nuk arriti ta vendos në Kushtetutë si Ligji për gjuhën Shqipe. Ne tani po e bëjmë këtë dhe po e avancojmë gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut. “Me ligjin për Gjuhën shqipe do të avancohet përdorimi i Gjuhës Shqipe. Kemi bisedime të avancuara me kryeministrin…
Shkruan: Rexhep Qosja Me 17 dhjetor 2024 prej KQZ-së më erdhi ky mesazh: “Përshëndetje nga KQZ. Qendra jote e votimit është caktuar. Shikoje dhe ndërroje tani nëse nuk të përshtatet…” Ky mesazh më nxiti ta kujtoj herën e parë dhe të fundit kur e kam ushtruar të drejtën e votimit në Kosovë. Ishte viti 2000. Kosova është bërë shtet i pavarur në sajë të luftës së drejtë, çlirimtare, të lavdishme dhe të Idealit shtetkrijues kombëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pa të cilën nuk do të mund të parashihej as prej intelektualit, politikanit a shtetarit më largpamës se edhe sa…
“Holokausti i hebrenjve të Maqedonisë dhe pjesëve të pushtuara atëherë të Greqisë dhe Serbisë nga pala bullgare është pjesë e historisë botërore të Holokaustit dhe nuk duhet të trajtohet si një çështje që mund të negociohet”, ky është një nga mesazhet që në fjalën e tij të sotme, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, i dërgoi Goran Sadikario, drejtori i Qendrës Memoriale të Holokaustit të Hebrenjve të Maqedonisë në Shkup. Sadikario thotë se “kompromentimi i së vërtetës historike rreth Holokaustit të hebrenjve maqedonas mund të komprometojë statusin…
Shkruan: Arben Fetai Sot, 3 vjet pa Rexhail Qerimin. Më 27 janar 2022, kombi shqiptar humbi një nga bijtë e tij më të denjë, Rexhail Qerimin, ushtar i tri luftërave dhe hero i popullit tonë. I dënuar padrejtësisht me burgim të përjetshëm në një proces të montuar politik, ai ndërroi jetë në burgun e Idrizovës. Rexhail Qerimi nuk ishte thjesht një luftëtar – ai ishte ndërgjegjja e një populli që besonte në lirinë, drejtësinë dhe barazinë. Ai dha gjithçka për atdheun, duke u rreshtuar në radhët e UÇK-së së Kosovës, duke luftuar në Luginën e Preshevës dhe duke shërbyer si…
Distancim nga deklaratat apo qëndrimet e individëve në njërën anë; mbështetje për studentët apo autoritetet në Serbi në anën tjetër. Kjo është një përmbledhje e shkurtër e reagimeve nga Kosova për protestat e studentëve në Serbi. Për më shumë se dy muaj, ata janë duke i bllokuar fakultetet në këtë vend, në shenjë pakënaqësie me situatën socio-politike. Aktualisht, të bllokuara janë mbi 60 fakultete, të cilat funksionojnë në kuadër të Universitetit të Beogradit, Novi Sadit, Nishit e Kragujevcit. Brenda sistemit të Serbisë funksionon edhe Universiteti i Mitrovicës së Veriut – në veri të Kosovës, ku studentët thonë se “nuk ka…
Në një ceremoni solemne për nderimin e 35-vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit – Nesimi Elshani, Halim Hoti, Agron Fetahu dhe Hilmi Krasniqi, Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, ndau Medaljen e Lirisë dhe Mirënjohjen e Komunës së Rahovecit për Kryetarin Ali Ahmeti. Mirënjohja iu dha për kontributin e vazhdueshëm atdhetar të Kryetarit Ahmeti në të gjitha periudhat e historisë së re kombëtare, për angazhimet e tij të përhershme në funksion të afirmimit të çështjes shqiptare, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, dhe për mbrojtjen e vlerave historike të shqiptarëve në trojet e veta. Në mungesë…
Nga SPB Shkup është raportuar se në rrugën lokale Shkup – Sredno Vodno ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit “Audi” i drejtuar nga S.B (60) dhe veturës “Citroen” i drejtuar nga V.J (34). Nga aksidenti ka pësuar lëndime të rënda shoferi V.J, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar bashkëudhëtaret e tij M.K (34) dhe foshnja gjashtëmuajshe, si dhe shoferi S.B. dhe shoqëruesit e tij V.J (29) dhe K.V. Në vendin e ngjarjes është kryer kontroll nga ekipi inspektues nga SPB Shkup./Telegrafi/
Fronti Evropian shprehet i gatshëm të ndërhyjë me amendamente në mbështetje të ligjit për përfaqësim të drejtë, që po hartohet nga grupi i punës mes VLEN dhe VMRO-DPMNE. Sali Murat nga Fronti Evropian, thotë se edhe ata kanë përgatitur një draft version për përfaqësim të drejtë, por të njëjtin nuk do ta prezantojnë. Janë në pritje të shumicës qeveritare. “Presim koalicionin qeverisës të përgatisin draft versionin e tyre, të shohim se cilat rrethana do të përfshihen me ligjin e tyre por ne kishim dyshime se do të ngritin një gjë të tillë për shkak deklaratave të tyre se duhet të…
MPB Maqedoni njofton se dje (26 janar 2025) në Kumanovë, zyrtarët policorë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut kanë ndaluar personat R.M. (53), H.R.(43), A.A.(52), S.F. (69), F.J. (43), A.S (74), N.I (70), A.I (56) dhe një të mitur, të gjithë nga Kumanova, pasi në tregun e qytetit dhe në tregun në fshatin Konjare e Poshtme, janë kapur duke shitur duhan në mënyrë joligjore. Nga MPB njofton se tek ata është gjetur dhe sekuestruar 269 kilogramë duhan. “Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse. Duhani i sekuestruar…
