Autor: Suad Avdiu
Shumë persona të sëmurë nga gripi dhe virozat sezonale nuk paraqiten te mjekët familjarë për të kërkuar ndihmë. Mjekët amë thonë se simptomat nuk duhet neglizhuar pasi shpesh ecuria e gripit mund të jetë e pa parashikueshme edhe te personat e shëndetshëm dhe pa sëmundje shoqëruese. Të sëmurët kronikë dhe të moshuarit të cilët janë vaksinuar nuk bëjnë simptoma serioze të sëmundjes. Ndryshe nga vitet e kaluara, virusi duket më agresiv dhe simptomat mund të zgjasin nga 7 deri në 14 ditë.
Një veturë me targa të Tetovës ka dalë nga rruga në austradën afër vendit Orman. Shoferi ka ndërruar jetë. Njoftimi nga MPB: Më datë 31.01.2025 rreth orës 07.40 në SPB Shkup është raportuar se në autostradën-bypass të qytetit të Shkupit, në afërsi të kryqëzimit Orman, automjeti i pasagjerëve “Hyundai” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.V (63). Tetovë ka dalë nga rruga. Shoferi ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa mjeku i urgjencës ka konstatuar vdekjen e tij. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup.
Në zgjedhjet lokale, VLEN dhe OBRM-PDUKM do të garojnë në përkrahje të njëri tjetrit. Kështu ka deklaruar Zëvendës kryeministri, Izet Mexhiti, gjatë një interviste për Kanal 5. Ai tha se planifikohet mbështetje e ndërsjelltë për kandidatët për Kryetar të Komunave, në rrethin e parë apo të dytë zgjedhor, varësisht marrëveshjes që do të arrihet. “Për këshilltarë do të shkojmë veç e veç, për shkak të sistemit proporcional, derisa për Kryetar të Komunave është sistem shumice dhe atje ku do të kemi ne kandidatë do të mbështeten nga OBRM-PDUKM ose anasjelltas. Tani, nëse do të jetë në rrethin e parë apo…
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se inspektorët janë në terren dhe se po kontrollohen të gjitha supermarketet e mëdha në lidhje me rritjen e çmimeve të produkteve, përcjell TV21. “Po, kanë dalë të gjitha institucionet në terren, më tepër informacione do të ketë nga e hëna. Por mund të them se ndodhemi ekzaktësisht në të gjitha supermarketet dhe bëhet analizë e detajuar. Veprojmë dhe do të vazhdojmë të veprojmë. Si qeveri e kemi për obligim që ta ruajmë standardin e qytetarëve, por njëkohësisht mos ta shkatërrojmë ekonominë e tregut, rregullat e tregut”, tha mes tjerash Mickoski.
Dr. Fatlum Aziri kirurgu nga Hotla e Kumanoves nje nga te rinjet qe u detyra te lej atdheun e tij per shkak te politikes e cila per mision ka pastrimin etnik te shqiptarve. Dr. Aziri sot ushtron profesionin e tije ne Düsseldorf te Gjermanis ku edhe ka arritur suksese te medha dhe vleresohet nga shteti gjerman.. Pata mundesin ta njoh aso kohe ne studime ne qytetin e Tetoves por jo vetem por edhe shum djem te tjere te cilet fatkeqesisht po ushtrojne detyren ne shum shtete te BE-se. Fatlumi nje djale i heshtur i cili nuk pajtoheshte me regjimin, kontriboi…
Mashtrimet në rajonin e Kumanovës nuk kanë të ndalur ditët e fundit dhe e fundit në serinë ishte dje kur një 65-vjeçare nga Kumanova mbeti pa 30 mijë euro. – Me datë 31.01.2025 në ora 14:30, një grua 65 vjeçare nga Kumanova ka raportuar se nga një person ishte mashtruar për shumën prej 30.000 euro. Sipas raportit, personi e ka thirrur në telefon dhe duke u paraqitur si punonjëse policie, e ka njoftuar se vajza e saj ka shkaktuar një aksident trafiku ku ka goditur një fëmijë emigrant dhe do të duhet të paguajë një shumë të caktuar parash për…
Mesazhe se zgjidhja e çmimeve të larta duhet kërkuar përmes dialogut ndërmjet prodhuesve dhe shitësve dhe respektimi i Ligjit për praktika të padrejta tregtare janë dërguar gjatë bojkotit të rrjeteve të mëdha të supermarketeve që u bë dje për herën e parë në vend pas rritjes së vazhdueshme të çmimit të produkteve ushqimore bazë. Thirrja për bojkot la shumicën e marketeve pothuajse të zbrazëta dhe blerjet në dyqane dhe tregje më të vogla u reduktuan gjithashtu. Për sasinë e qarkullimit të reduktuar pritet informacion nga Drejtoria për të Ardhura Publike. Kryetari i Odës Ekonomike Branko Azeski e përkrah bojkotin, por…
Dy persona nga Kumanova, njëri prej të cilëve është i mitur, janë raportuar të zhdukur mbrëmjen e djeshme në Kumanovë. Sipas informacioneve nga policia e Kumanovës, një vajzë 16-vjeçare dhe një mashkull 44-vjeçar janë raportuar të zhdukur. – Me datë 01.02.2025 në ora 00.10 në SPB Kumanovë S.T. (52) nga Kumanova ka raportuar se vajza e tij S.S. (16) nga Kumanova është larguar nga shtëpia e saj, njofton MPB. Dyzet e katër vjeçari është zhdukur prej kohësh. Me datë 31.01.2025 në ora 22:30 në Stacionin Policor Kumanovë A.B. (46) ka raportuar se vëllai i tij B.F. (44) është larguar nga…
Nga koalicioni VLEN thonë se udhëheqin me shëndetësinë në mënyrën më të mirë të mundshme. Shtojnë se janë të përkushtuar për të përmirësuar gjendjen e mjeruar në shëndetësinë e vendit. “Ne si qeveri e re, Qeveria VLEN, nënshkruam marrëveshje kolektive me sindikatat e mjekëve dhe punonjësve shëndetësor, të cilët do të kenë rritje lineare të pagave. Vetëm në muajin nëntor të vitit të kaluar infermierëve u rritë paga me 18 për qind bashkë më punëtorët teknikë. Të cilët kanë filluar tani të marrin 2.500 denarë më shumë. Ndërsa farmacistët, fizioterapistët dhe mjekët e urgjencës do të kenë paga të barabarta…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI-së, Ali Ahmeti nga takimi me banorët e Zhelinës tha se shqiptarët janë në këto troje “denbabaden” dhe se qytetarët maqedonas mirë e dinë se kush janë shqiptarët. Ai ka bërë thirrje të hiqen kufijtë mes shteteve të rajonit. Ahmeti si shembull ka marrë Evropën, që sipas tij, i kanë hequr kufijtë, gjë e cila nuk i ka bërë keq dhe as asimiluar. “E mbani mend kur filloi Korridori 8 para një viti? 2 muaj nuk u ndalën mediat – “Golema Albanija” (Shqipëri e Madhe). Çfarë ndodhi tani? Ne nuk luftojmë për Shqipëri…
