Autor: Suad Avdiu
Një 74-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi e kishte therur me thikë djalin e tij, i cili më pas ka vdekur. Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se arrestimi u bë dje, dhe ngjarja kishte ndodhur pas një konflikti mes të dyshuarit dhe viktimës. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. Gj., 74 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi pasditen e djeshme, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës djalin e tij…
Aksion i madh ndërkombëtar policor është duke u zhvilluar në territorin e disa qyteteve, sipas informacioneve jozyrtare nga burime policore. Përveç pranisë së shtuar të policëve maqedonas, janë vërejtur edhe policë me emblema të EUROPOL-it apo INTERPOL-it, të cilët koordinojnë aktivitetet me kolegët e tyre nga Maqedonia. Sipas informacioneve jozyrtare, po kërkohet një sasi më e madhe eurosh të falsifikuara dhe po punohet për të shkatërruar një rrjet më të madh kriminal ndërkombëtar që vepron në shumë vende. Bëhet fjalë për zbulimin e një shtypshkronjeje vendase për euro apo dollarë të falsifikuar, transmeton Lideri.mk. Mediat serbe raportojnë se duke vepruar…
Gjatë mandatit të kaluar të Presidentit amerikan, Donald Tramp, u nënshkrua Marrëveshja e Prespës dhe shpresoj se SHBA-të konkretisht mund të ndihmojnë në zhbllokimin e procesit me BE-në, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, duke dhënë një propozim që, sipas tij, duhet të mendohet nga Qeveria. “Në kuadër të marrëveshjes për dialog strategjik të gjejë një formë ku SHBA-të konkretisht mund të na ndihmojnë në pjesën e negociatave ose në zhbllokimin. Le të përpiqen që në këtë pjesë të bëjnë diçka dhe nuk dyshoj në mbështetjen që jemi duke e marrë nga SHBA-të”…
Shëndetësia si hallka më e rëndësishme e funksionimit të një shteti në vendin tonë kishte kohë që kishte çaluar. Sepse, nuk investohej aspak, pra, ishte krijuar një sistem i keq i funksionimit, ku shëndetësia lihej në mjerim e politikanët mjekoheshin jashtë vendit. Kjo praktikë do të marrë fund me qeverisjen e re, Qeverinë VLEN, sepse ne po përkushtohemi të përmirësojmë sistemin e tërë shëndetësor. E kjo gjë nuk bëhet pa buxhet. Prandaj, me vendosmëri të plotë këtë vit kemi ndarë shumëfish buxhet më shumë sesa viteve të kaluara. Institucionet publike shëndetësore do të marrin buxhet më të madh për 100…
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti së fundmi ka vizituar Lidhjen e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Kantonin Aargau në Zvicër. Ahmeti gjatë bashkëbisedimit me kryetarin e shkollës në këtë kanton, Riza Demajn dhe aktivistin Sejdi Gega, tha se sulmet ndaj gjuhës shqipe në Maqedoni, do të mbeten vetëm tentativa për cenimin e së njëjtës. “Jemi gjenerata më me fat, për 20 vjet kemi realizuar qëllimin në kontinuitet, në burgje, me sakrifica, por nuk u shkëputëm kurrë, deri në çlirimin e Kosovës. Çlirimi i Kosovës është arritur me gjak…lirinë e kemi fituar, çlirimin me aleatë, se pa aleatët e…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton se janë asgjësuar 110 kilogramë ushqime të pasigurta pas inspektimit të bërë në kuzhinat e objekteve spitalore në vend, përcjell TV21. Nga AUV thonë se javën e kaluar janë realizuar 43 inspektime të jashtëzakonshme . “Nga kontrollet u konstatua se 5 kuzhina nuk kishin përmbushur detyrimin ligjor për t’u regjistruar si operatorë ushqimorë në AUV, 4 nuk plotësonin kërkesat e sigurisë teknike, pra u konstatua dëmtime në ambientet ku përgatitet ushqimi. 8 nga kuzhinat nuk plotësonin kërkesat për Higjienë të Mirë dhe Praktikë të Mirë Prodhimi si kërkesa të ushqimit të sigurt. Për…
Dy protesta do të mbahen sot për vdekjen e vajzës së re Frosinës. Protesta e parë do të organizohet në sheshin e Kavadarit, në orën 12:00. Tubimi i dytë do të mbahet në ora 17:00, para Sallës Universale në Shkup. Iniciativa “Kush është Tjetër” thotë se “Rasti i Frosina Kulakovës nuk është i izoluar, të njëjtat raste të vozitjes së pakontrolluar janë përsëritur prej vitesh, mosndëshkimi dhe humbjet e pajustifikuara të jetëve”. “Të frustruar nga situata që nuk ndryshon, ne bëjmë thirrje për një shprehje të revoltës civile”. “Protesta synon të trajtojë tre çështje kryesore: 1. Mosfunksionim i sistemit të…
Pas bojkotit të blerjeve në supermarkete, i cili u zhvillua për herë të parë në vend të premten, rrjetet më të mëdha të shitjes me pakicë shënuan një rënie të xhiros me rreth 50%. Të dhënat e Drejtorisë së të Ardhurave Publike tregojnë se qarkullimi i përgjithshëm në tetë zinxhirët më të mëdhenj të shitjes me pakicë është ulur me 46,59% krahasuar me javën e kaluar. Qytetarët i janë bashkuar thirrjes për bojkot për shkak të çmimeve të larta të produkteve bazë, të mbështetur nga disa parti politike dhe Qeveria. Në vitin 2023, shtatë zinxhirët më të mëdhenj të shitjes…
Guaja e Xuxit, Ardiana ka folur për lojën që e pati Xuxi gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova 3. Në emisionin Weekend, ajo ka deklaruar se bashkëshorti i saj pati lojë të mirë aty brenda. “Loja e tij ka qenë e mirë, në fillim ka qenë i humbur, por më pas ka vazhduar e ka mbajtur një tempo konstant, ka qenë i sinqertë, edhe pse është dashtë të nxit diçka”. “Në fillim kishte sulme ndaj tij nga banorët e tjerë, e kaloi atë krizë nga gjumi, gjumi është gjysma e vdekjes dhe njeriu nuk jep llogari kur vepron në…
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë reaguar pas deklaratës së fundit të kreut të LD-së, Izet Mexhiti, i cili tha se në zgjedhjet lokale koalicioni VLEN do të bashkëpunojë me VMRO-DPMNE-në. Nga BDI thonë se dallimi mes tyre dhe VLEN është se ata e marrim fuqinë nga populli, kurse sipas tyre, VLEN e marrin nga të tjerët. “Deklaratat e fundit mbi të ashtuquajturën “mbështetje të ndërsjellë” me VMRO-DPMNE-në, për zgjedhjet lokale nuk janë asgjë tjetër veçse një përpjekje e dëshpëruar për të krijuar një iluzion force aty ku nuk ka as mbështetje, as legjitimitet. Realiteti është i qartë: ata nuk…
