Dy persona nga Kumanova, njëri prej të cilëve është i mitur, janë raportuar të zhdukur mbrëmjen e djeshme në Kumanovë.
Sipas informacioneve nga policia e Kumanovës, një vajzë 16-vjeçare dhe një mashkull 44-vjeçar janë raportuar të zhdukur.
– Me datë 01.02.2025 në ora 00.10 në SPB Kumanovë S.T. (52) nga Kumanova ka raportuar se vajza e tij S.S. (16) nga Kumanova është larguar nga shtëpia e saj, njofton MPB.
Dyzet e katër vjeçari është zhdukur prej kohësh.
Me datë 31.01.2025 në ora 22:30 në Stacionin Policor Kumanovë A.B. (46) ka raportuar se vëllai i tij B.F. (44) është larguar nga shtëpia e tij në rrugën “Tode Mendol” në Kumanovë dhe ka qenë i zhdukur për një kohë të gjatë, njoftojnë nga Policia e Kumanovës.
Policia thotë se po merr masa për kapjen e personave.a

