Autostradat në Maqedoninë e Veriut mund të kalojnë në një sistem të ri elektronik të pagesës së tarifave rrugore, pa pasur nevojë për pika fizike pagesash.
Me këtë sistem, automjetet do të mund të lëvizin pa ndaluar, ndërsa tarifa e autostradës do të llogaritet në bazë të kilometrave të përshkuar.
Ministri i Transportit, Nikoloski, bëri të ditur se ndryshimet ligjore janë në fazë të avancuar dhe prezantimi i tyre pritet të bëhet gjatë muajit dhjetor.
Në përgatitjen e ligjit do të përfshihen edhe ekspertë nga Komuniteti Evropian i Transportit, me qëllim që të shfrytëzohen përvojat e vendeve më të zhvilluara evropiane.

