Autor: Suad Avdiu

Marrëdhëniet politike mes dy vendeve tona janë të shkëlqyera, po ashtu edhe bashkëpunimi ekonomik. Marrëdhëniet mes dy popujve janë miqësore dhe gjithmonë ka partneritet, miqësi dhe simpati sepse ata janë të lidhur me lidhje historike, tha kryetari i Kuvendit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, në një konferencë për media me homologun e tij maqedonas, Afrim Gashi. Jandrokoviq theksoi se minoriteti kroat në Maqedoni është krenar që është këtu dhe e respektojnë këtë atdhe, por janë krenarë edhe për rrënjët e tyre kroate. Ai thotë se e njëjta gjë vlen edhe për pakicën maqedonase në Kroaci. https://youtu.be/IF2gwCuZeO8 “Popujt tanë janë ura e…

Read More

Për shkak shifrave shqetësuese për rritjen e numrit të personave të prekur nga mbipesha, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) thotë se nevojiten masa më radikale, duke përfshirë vendosjen e taksave për pijet me sheqer, ndalimin e reklamimit të ushqimeve të pashëndetshme dhe rregullore të qarta për etiketimin e produkteve të përpunuara. “Në Maqedoninë e Veriut obeziteti është rezultat i ndryshimeve ekonomike, strategjive të marketingut që synojnë ushqimin e pashëndetshëm dhe një stili jetese gjithnjë e më të ulur. U bëjmë thirrje institucioneve kompetente që urgjentisht të marrin masa sistematike për parandalimin e kësaj epidemie” thonë nga Instituti. Sipas të dhënave,…

Read More

Kryetari i Saborit kroat, Gordan Jandrokoviq sot u prit në Shkup nga homologu i tij në Maqedoninë e Veriut, Afrim Gashi. Jandrokoviq u prit me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake. Jandrokoviq zhvilloi takim tet-a-tet me Afrim Gashin. Kryetari i Kuvendit të Kroacisë, Jandrokoviq do të flasë para deputetëve në kuadër të seancës së sotme të 37-të. Ai do të takohet edhe me Bllagica Lasovska, kryetare e Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Kroacisë dhe me anëtarët e grupit. Për shkak të vizitës së kryetarit të Kuvendit të Republikës…

Read More

Zgjedhja e gjithsej dyzet e shtatë prokurorëve në tetëmbëdhjetë prokurori publike është në rend dite në seancën e 20-të të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila do të mbahet nesër me fillim nga ora 10:30. Më së shumti, gjegjësisht 14 prokurorë, duhet të zgjedhen në Prokurorinë Themelore Publike Shkup. Në Prokuroritë Themelore Publike në Veles, Dellçevë, Koçan, Kriva Pallankë, Radovish, Resnjë dhe Strugë do të zgjedhet nga një prokuror publik. Nga dy prokurorë publikë do të zgjedhen në Prokuroritë Themelore Publike në Manastir, Gjevgjeli, Gostivar, Kërçovë dhe Strumicë. Në Prokuroritë Themelore Publike në Kumanovë,…

Read More

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerike, Ilir Rusi, Martin Vulaj dhe Burim Rexhaj. Ahmeti në njoftimin e tij për opinionin shkruan se miqësia me SHBA-të mbetet e palëkundur dhe se kontributi i diasporës shqiptare në SHBA ka qenë gjithmonë faktor kyç për shumë ngjarje në trojet shqiptare. Njoftimi i plotë: Takim i frytshëm me përfaqësuesit e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane  Kënaqësi e veçantë të mirëprisja në selinë e BDI-së në një takim vëllazëror z. Ilir Rusi, z. Martin Vulaj dhe z. Burim Rexhaj, përfaqësues të Këshillit të…

Read More

Paga minimale pritet të rritet këtë muaj, por sa nuk dihet ende. Rritja sipas ligjit duhet të jetë rreth 1800 denarë, ndërsa sindikata kërkon rritje prej 6000 denarë dhe kontribute për diferencën deri në 30.000 denarë që do të ishte paga minimale, të subvencionohen nga Qeveria. Ata thonë se në Buxhet nuk janë planifikuar para për këtë qëllim. Nga Qeveria janë dakord për çdo zgjidhje për të cilën bien dakord sindikatat dhe punëdhënësit, por me shpenzimet e mbuluara plotësisht nga punëdhënësit. Vendimi duhet të merret në Këshillin Ekonomik Social, ku marrin pjesë tre partnerët socialë, por ende nuk dihet se…

Read More

Më datë 06.03.2025, në ora 10:10, në rrugën Kriva Pallankë – Kumanovë, në dalje nga Kriva Pallanka, ka ndodhur një aksident trafiku, njoftojnë nga LAMM. Për shkak të këtij aksidenti trafiku është i ndërprerë dhe devijuar përgjatë rrugës së vjetër. Për momentin nuk ka informacione për të lënduar apo viktima, më shumë informacion priten gjatë ditës./Telegrafi/

Read More

Moti në mëngjes i kthjellët dhe i ftohtë, gjatë ditës me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 16 deri në 22 gradë, shkruan Alsat. Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 21 gradë Celsiusë. /Alsat.mk

Read More

Zëvendëskryeministri i ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, sot ka përkujtuar përvjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në profilin e tij të Fejsbukut Zëvendësktyeministri Fetai kujton me krenari sakrificën e legjendarëve të Prekazit dhe heroizmin e Komandantit Adem Jashari. “Lufta dhe qëndresa e tyre vulosën rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, duke dëshmuar se trimëria, vendosmëria dhe sakrifica janë vlera të përjetshme të kombit tone”, nënvizon Fetai. Ai vlerëson se në Kosovën e lirë, demokratike e sovrane, amaneti i dëshmorëve vazhdon të lulëzojë. “Nderimi më i madh për…

Read More

Agjërimi ndahet në 3 lloje: 1- Agjërimi i përgjithshëm (largimi nga ushqimet e përditshme, nga marrja e medikamenteve, si dhe nga marrëdhëniet intime). 2- Agjërimi special (Përfshin largimin e syrit, veshit, dorës dhe këmbës prej vendeve te ndaluara). 3- Agjërimi super-special (Ky lloj mbanë në vete ajkën e të mirave të agjërimit, e ajo është largimi nga të menduarit negativ duke e vënë zemrën dhe mendjen e vetë nën kontrollë që mos ta lejoi të anojë drejtë gjërave të ndaluara, d.m.th. që këto organe trupore poashtu të agjërojnë (të vihën jashtë veprimit) së bashku me pjesën fizike të muslimanit. Agjërimi…

Read More