Autor: Suad Avdiu
Pasi u emërua kryeshef i shtabit të BDI-së në Çair, Bujar Osmani tha se kjo komunë, është pa perspektivë, pa plan, komuna më e ndotur në vend, komuna ku kaosi urban është mënyrë e jetës, por siç tha kjo po ndodh vitet e fundit. Por, pasi Osmanit iu tha se, edhe BDI ka udhëhqeur me Çairin pasi Visar Ganiu ishte BDI deri para pak kohësh, ai tha se, pikërisht për këtë, ia kanë borxh Çairit dhe qytetarëve që ta ndalojnë atë që po ndodh aty “Çairi nuk është i Izet Mexhitit, Çairi është i qytetarëve që për fat të keq,…
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, lidhur me debatin mes ministres së Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska dhe deputetes së LSDM-së Sllavjanka Petrovska gjatë pyetjeve të deputetëve thotë se në Kuvend duhet të maten fjalët dhe se, siç bëhet e ditur, nuk është keq të kërkojë falje njeriu. “Shumë herë kam thënë në Kuvend t’i matim fjalët, veçanërisht burrat duhet t’i matin fjalët, sepse jam jo vetëm subjekt, por edhe objekt i ofendimit. Ne, veçanërisht gratë, duhet të kenë kujdes kur është në pyetje një grua tjetër. Dhe nuk është keq që njeriu të kërkojë falje, nuk është keq të thotë njeriu se…
MPB njofton se kanë ndaluar një 42-vjeçar në Gostivar i cili kërkohej me urdhër të gjykatës për vuajtjen e dënimit me burg. “Me datë 03.03.2025 në ora 20:30 në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Gostivar, zyrtarët policorë të Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tetovës, në bashkëpunim me punonjësit e Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, kanë ndaluar B.N (42) nga fshati Çegranë Ai kërkohej me urdhër të gjykatës për të vuajtur dënimin me burg prej një viti e gjashtë muaj për vepër penale të kryer nga neni 386 i Kodit Penal. Personi është dërguar në Burgun Idrizovës për vuajtje të…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të shqyrtojë sot kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për rikthimin e celularit të sekuestruar gjatë arrestimit të tij në zyrën e Bashkisë. Nëpërmjet avokatëve të tij, Veliaj ka argumentuar se sekuestrimi i pajisjes ka qenë i paligjshëm dhe kërkon kthimin e saj.
Paralajmërimet e papërgjegjshme të BDI-së për bojkot të zgjedhjeve lokale tregojnë edhe një herë se janë tërësisht të izoluar. Fakti që nuk dinë si të sillen në opozitë, nuk mund të kthehet në problem shtetëror. Ali Ahmeti është i dëshpëruar për vëmendje politike. Po kërkon të faktorizohet përmes një takimi me VLEN-in, për probleme që na i ka lënë trashëgimi, thuhet në kumtesën e VLEN-it. “Së pari, është ekstremisht hipokrite dhe e papërgjegjshme që BDI të na akuzojë për iniciativën para Gjykatës Kushtetuese, kur ajo është mbajtur qëllimisht në sirtar nga kuadrot e tyre në këtë Gjykatë, me planin që…
Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Prizren pasi e ka shqyer Kuranin, librin e shenjtë të fesë islame. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka njoftuar për KOHËN se i dyshuari nuk është arrestuar, e rasti po trajtohet si “nxitje e urrejtjes, e përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”. Për rastin është njoftuar edhe prokurori. “Nxitja e urrejtjes , përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik – Prizren 03.03.2025 – 12:10. Lidhur me rastin, njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, është iniciuar rasti si dhe është njoftuar…
Gjatë periudhës së kaluar në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) qytetarët kanë denoncuar gjithnjë e më shumë vepra penale “mashtrim”, që janë kryer ndaj personave më të moshuar. Kryerësit e veprave i kanë mashtruar personat në atë mënyrë që u janë paraqitur në telefon dhe u janë prezantuar si persona zyrtarë, më shpesh nëpunës të policisë, dhe nga ata kërkojnë mjete financiare për lirimin nga përndjekja penale e fëmijëve të tyre ose nipërve të cilët, kinse, pak para informimit kishin bërë aksident në komunikacion me pasoja të vdekjes. Siç bëhet e ditur në kumtesën e sotme nga MPB, mashtruesit…
Policia islamike në veri të Nigerisë, në shtetin Kano, ka arrestuar myslimanët që janë parë duke ngrënë e pirë publikisht, si dhe ata që shesin ushqim në fillim të Ramazanit, në muajin kur myslimanët supozohet të agjërojnë deri në mbrëmje. Zëvendëskomandanti i Hisbahit, Mujahid Aminudeen, ka thënë për BBC-në se 20 persona janë arrestuar për mosagjërim dhe pesë për shitje të ushqimit. Policia ka bërë të ditur se operacionet do të vazhdojnë përgjatë gjithë muajit, që nga e shtuna. “Është e rëndësishme të theksohet se ne nuk shqetësohemi për jomyslimanët”, ka thënë ai. Aminudeen ka thënë se asnjë “mosrespekt” për…
Tarifat prej 25% të Presidentit Donald Trump ndaj Meksikës dhe Kanadasë hynë në fuqi këtë të martë. Një veprim që nxit një luftë të re tregtare të SHBA me tre partnerët kryesorë tregtarë dhe sjell dobësim të ekonomisë e Amerikës së Veriut, përfshirë atë të Shteteve të Bashkuara. Trump gjithashtu dyfishoi tarifën për të gjitha importet kineze në 20% nga 10% që paralajmëroi. Këto detyrime janë në krye të tarifave ekzistuese për qindra miliarda mallra kineze. Pak para hyrjes në fuqi të tarifave, Shtëpia e Bardhë thanë një deklaratë se “ndërsa Presidenti Trump i dha Kanadasë dhe Meksikës mundësi të…
Ata që duan të lënë duhanin duhet të veprojnë me vendosmëri absolute Disa ekspertë thonë se ndër arsyet kryesore se përse duhanpirësit frikësohen ta lënë duhanin, është për shkak të frikës se mund të shtojnë peshë. Sidoqoftë, këta ekspertë nga Emiratet e Bashkuara Arabe kanë sugjeruar ta shfrytëzoni Ramazanin si mundësi të mirë për ta hequr qafe këtë shprehi. Lënia e duhanit është gjëja më e rëndësishme që mund ta bënë duhanpirësit për shëndetin e tyre, ndërsa përfitimet shëndetësore janë të menjëhershme. Ata duhet ta shfrytëzojnë muajin e shenjtë për ta lënë atë, pasi që myslimanët nuk janë të lejuar…
