Autor: Suad Avdiu

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 1,15% në raport me vendimin e datës 06.03.2025. Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 ulet për 2,50 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 98 ulet për 2,00 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E-V), të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) dhe të Mazutit…

Read More

Ky nuk është Çernobili, por është deponia e Likovës, e cila po digjet dhe po mbulon zonën me tym të dendur. Prej kohësh, kjo deponi është shndërruar në një vatër ndotjeje dhe rreziku për banorët përreth. https://youtu.be/635JPjk80HI Nëse deri dje mbeturina kishte vetëm në njërën anë, tani siç shihet edhe në anën tjetër po krijohet deponi. Ndodhemi në rrugën magjistrale Kumanov-Shkup, apo Shkup-Kumanovë dhe më saktësisht në rajonin e komunës së Likovës. Prapa nesh është deponia e cila është e parparë për komunën e Likovës për të hedhur mbeturinat, nuk e di se sa është e paraparë që këto…

Read More

Lideri i Alternativës, Dr.Zeqirija Ibrahimi me rastin e 7 Marsit-Ditës së Shkollës Shqipe ka uruar të gjithë arsimtar shqiptar kudo që punon e vepron. Sipas Ibrahimit, mësuesit shqiptarë janë yjet që e ndriçojnë qiellin tonë dhe janë shenja orientimi në jetën e kombit. “ Në Ditën e Shkollës Shqipe dëshiroj t’i drejtohem me falënderim secilit arsimtar shqiptar kudo që punon e vepron, i cili me punën e tij ndihmon në iluminimin e kombit dhe edukimin e arsimimin e brezave. Sot është dita kur duhet t’i kujtojmë edhe të gjithë ata mësues e veprimtarë të arsimit shqip, të cilët që nga…

Read More

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe njëherit Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari ka marrë pjesë në Epopenë e UÇK-së në Kosovë. Me këtë rast, kryetari Taravari në rrjetet sociale shkruan se: “Njerëzit që falën jetën për Kosovën i dhuruan asaj Krenari të Përjetshme!” Në shkrimin e tij, ai më tej thekson se “Jam i privilegjuar të jem pjesë në Akademinë Përkujtimore për 27 vjetorin e Epopesë së UÇK-së!” Taravari e mbyll shkrimin e tij me thënien “Përgjithmonë Lavdi Heronjve tanë!”.

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) përmes një njoftimi për media ka reaguar sërish në lidhje me pozitat e shqiptarëve në ushtrinë e Maqedonisë së Veriut. Nga BDI thonë se për herë të parë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, asnjë shqiptar nuk mban pozitat kryesore në ushtri. Nga kjo parti thonë se “heqja e gjeneralit të vetëm shqiptar nga Komanda Operative ka lënë shqiptarët pa përfaqësim në katër pozitat më të larta ushtarake”. “Për herë të parë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, asnjë shqiptar nuk mban pozitat kryesore në ushtrinë e Maqedonisë së Veriut. Heqja e gjeneralit…

Read More

Ata që duan të lënë duhanin duhet të veprojnë me vendosmëri absolute Disa ekspertë thonë se ndër arsyet kryesore se përse duhanpirësit frikësohen ta lënë duhanin, është për shkak të frikës se mund të shtojnë peshë. Sidoqoftë, këta ekspertë nga Emiratet e Bashkuara Arabe kanë sugjeruar ta shfrytëzoni Ramazanin si mundësi të mirë për ta hequr qafe këtë shprehi. Lënia e duhanit është gjëja më e rëndësishme që mund ta bënë duhanpirësit për shëndetin e tyre, ndërsa përfitimet shëndetësore janë të menjëhershme. Ata duhet ta shfrytëzojnë muajin e shenjtë për ta lënë atë, pasi që myslimanët nuk janë të lejuar…

Read More

Sot në Gurrakoc të Klinës iu dha lamtumira e fundit, reperit 42-vjeçar Mentor Palokajt, i cili u gjet i vdekur pak ditë më parë në një banesë në Prishtinë. Në varrim mori pjesë edhe vëllai i tij, reperi Unikkatil. Ai ka falënderuar të pranishmit që kanë shkuar në varrim, dhe tha se vëllai i tij ka qenë trim e sypatrembur. ‘‘Vëllai i jemi me siguri plot prej juve këtu i ka pas për zemre, garant e doni shumë. Faleminderit që keni ardh. Ishallah shihna me të në botën tjetër. Njeri trim, sypatrembur’’, ka thënë ai mes tjerash. Ndërkohë, derisa njerëzit…

Read More

Kryeparlamentari Afrim Gashi në Programin e Mëngjesit në Kanal 5 është përgjigjur në pyetjen se në çfarë Maqedonie dëshiron që të jetojnë fëmijët e tij?! Gashi është përgjigjur se fëmijëve të tij dëshiron që t`i lë trashëgim një shtet të mirë. “Unë këtë pyetje e kam parashtruar në vitin 2012-2013. Të gjithë ne duhet që të pyetemi një kohë, jo unë, por fëmijët e mi ku duan të jetojnë?! Nëse duam të jetojmë mirë ne edhe fëmijët tanë duhet patjetër ne të bëjmë diçka. Unë nuk kam menduar se duhet të pasurohem, të bëjë nuk e di se çfarë dhe…

Read More

Posta e Maqedonisë as për vete e as për qytetarët. Nuk është fitimprurëse, por as efikase. Të dhënat financiare që dalin nga raporti vjetor i Agjencisë së Postës për vitin 2024, i cili u gjet para deputetëve në seancën e Komisionit për Transport, tregojnë se në dy vitet e fundit Posta shtetërore punon me humbje, shkruan Alsat. Në tremujorin e parë të vitit 2024, Posta ka dalë me minus 2.9 milionë euro, ndërsa një vit më parë humbja ka arritur në rreth 1 milion euro. Situata është krejt ndryshe te 35 postat private në vend, të cilat i bëjnë konkurrencë…

Read More

Kryetari i Saborit kroat, Gordan Jandrokoviq sot u prit në Shkup nga homologu i tij në Maqedoninë e Veriut, Afrim Gashi. Jandrokoviq u prit me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake. Kryetari i Kuvendit të Kroacisë, Jandrokoviq do të flasë para deputetëve në kuadër të seancës së sotme të 37-të. Ai do të takohet edhe me Bllagica Lasovska, kryetare e Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Kroacisë dhe me anëtarët e grupit. Për shkak të vizitës së kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, sot dhe nesër…

Read More