Autor: Suad Avdiu
Presidenti amerikan Donald Tramp përkohësisht ka pezulluar ndihmën ushtarake për Ukrainën pas përplasjes së tij me presidentin ukrainas, Vollodimir Zelenskin, njoftuan mediat amerikane, duke cituar një përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë. “Presidenti ka bërë të qartë se është i përqëndruar në paqe. Është e domosdoshme që edhe partnerët tanë të jenë të përkushtuar ndaj këtij qëllimi. Po pezullojmë dhe rishikojmë ndihmën tonë për t’u siguruar se ajo do të kontribuojë në gjetjen e zgjidhjes”, tha burimi. E njëjta deklaratë u citua nga të gjitha mediat e tjera, të cilat transmetuan informacionin, duke përfshirë agjencinë ukrainase Ukrinform, e cila i referohet…
Kryeministri Hristijan Mickoski do të takohet me kryeministrin hungarez Viktor Orban në Budapest, si pjesë e samitit qeveritar hungarezo-maqedonas. Në agjendë janë parashikuar bisedime tet-a-tet mes kryeministrave, takime bilaterale mes ministrave përkatës dhe një seancë e përbashkët e të dyja qeverive. Samiti ka filluar me takimin mes ministrave të Jashtëm të të dyja vendeve, Timço Mucunski dhe Péter Szijjártó. Szijjártó konfirmoi mbështetjen e Hungarisë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe kritikoi hipokrizinë e disa vendeve anëtare të Unionit. Mucunski theksoi se vendi ndodhet në një moment kyç për integrimin evropian, duke nënvizuar se synimi është të bëhet…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka bërë të ditur se LSDM-ja do të garojë me kandidatët më të mirë për kryetar komune dhe këshilltarë në zgjedhjet lokale. “Do t’i përzgjedhim në një proces të gjerë konsultativ, në radhë të parë me anëtarësinë, e më pas me anketa me të gjithë qytetarët. Qytetarët meritojnë të udhëhiqen nga më të mirët dhe ata që mund të kontribuojnë më së shumti për secilën komunë. Krahas mbështetjes së anëtarëve dhe qytetarëve, kandidatët duhet të kenë kualifikimet dhe përvojën e nevojshme për pozicionin për të cilin konkurrojnë. “Sot në Koçan, në një takim pune me…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -6 deri 3, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 5 deri 16 gradë celsius. Në ditët në vijim moti pritet të jetë me diell dhe vranësira, poashtu do të ketë rritje të temperaturave ditore.
Sindikata e Policisë në Maqedoni ka dërguar kërkesë në MPB për rritjen e pagave për policët me uniformë dhe inspektorët në policinë kriminale. Nga Sindikata e policisë kërkojnë rritjen e pagave për në masën minimale prej 25% për punonjësit e policisë me uniformë, gjegjësisht minimumi 20% shtesë në pagë për punonjësit e policisë – inspektorë në policinë kriminale. Sindikata përmend si arsye të kërkesës të dhënat sipas të cilave në periudhën 01.01.2020 deri më 30.09.2024 janë regjistruar gjithsej 715 vepra penale “Sulm ndaj personit të autorizuar” nga neni 383 i Kodit Penal. “Si pasojë e sulmeve ndaj zyrtarëve policorë, me…
Me moton “Ndryshojmë sistemet për një jetë më të shëndetshme” sot në Klinikën e Endokrinologjisë, Diabetit dhe Çrregullimet Metabolike do të shënohet Dita Botërore e Obezitetit. Në ngjarje është paralajmëruar pjesëmarrja e përfaqësuesit të Ministrisë së Shëndetësisë, Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, kryetarit të Shoqatës Shkencore Obstetrike – OBEM dhe drejtorit të Klinikës për Endokrinologji. Mjekët paralajmërojnë se obeziteti është sëmundje serioze kronike komplekse, e cila nëse nuk zbulohet në kohë, mund të çojë në shfaqjen e rreth 200 sëmundjeve të tjera kronike. Apelojnë për të thyer stigmën rreth obezitetit dhe për të rritur ndërgjegjësimin se çdo person obez duhet të…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se Sektori i Punëve të Brendshme në Kumanovë, ka ngritur kallëzim penal kundër një 39-vjeçari nga Kumanova, pasi siç bëhet e ditur, ka sulmuar fizikisht dy persona në një kazino në Kumanovë, transmeton TV21. “SPB Kumanovë ka parashtruar kallëzim penal kundër B.V.(39) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “lëndim i rëndë trupor” dhe “dhunë”. Më 09.11.2024 në kazino të Kumanovë, i denoncuari fizikisht ka sulmuar Z.R. nga fshati Hotël, Likovë dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, pas çfarë fizikisht e ka sulmuar edhe I.S.…
Studimet e fundit kanë treguar se agjërimi gjatë muajit të Ramazanit ka disa përfitime të dukshme për shëndetin. Ndër përfitimet më të rëndësishme janë përmirësimi i profileve të yndyrnave në gjak, përfshirë uljen e kolesterolit total (TC), LDL dhe rritjen e HDL, si dhe përmirësimi i kontrollit të glukozës në gjak. Po ashtu, agjërimi ka kontribuar në uljen e niveleve të tymit të duhanit në vende publike, duke pasur ndikim në uljen e morbiditetit dhe mortalitetit. Sipas National Library of Medicine, studimet gjithashtu kanë treguar ndikime pozitive në funksionin e sistemit imunitar dhe ndihmën në kontrollin e diabetit dhe sëmundjeve…
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 2,10 % në raport me vendimin e datës 24.02.2025. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98, si dhe të EURODIZELIT (D-E-V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulen për 1,50 den/litër. Nga data 04.03.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:…
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 2,10 % në raport me vendimin e datës 24.02.2025. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98, si dhe të EURODIZELIT (D-E-V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulen për 1,50 den/litër. Nga data 04.03.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:…
