Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Fëmijët e Gazës i bëjnë thirrje botës në prag të Ditës Botërore të Fëmijëve: “Mos na harroni”

20 Nëntor, 2026

Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, në bisedime me përfaqësues të Sparkasse Bank për hapjen e një filialeje dhe vendosjen e bankomateve në Likovë.

20 Nëntor, 2026

Sektori për preventivë në Kumanovë shënon 20 Nëntorin – Ditën Botërore të Fëmijëve

20 Nëntor, 2026

Serbia themelon çmim me emrin e Bekim Fehmiut, Kosova e zhbëri

20 Nëntor, 2026

Turqia fut në shërbim avionin e parë në botë pa pilot Bayraktar Kızılelma, Erdogan e quan ditë historike

20 Nëntor, 2026

Kurti mbrëmë në Kuvend: Kosovarët jetojnë më mirë si qytetarë të Republikës sesa si banorë të komunave

20 Nëntor, 2026

Nis debati për amendamentet e pr/buxhetit për vitin 2027, janë dorëzuar mbi 300 amendamente!

20 Nëntor, 2026

Çdo i katërti person në Maqedoni dëshiron të emigrojë, 11.9% kanë plane dhe veprime konkrete për t’u larguar

20 Nëntor, 2026

I vuri flakën veturës së nënës dhe kërcënoi se do ta digjte edhe banesën, arrestohet 28-vjeçari në Shkup

20 Nëntor, 2026

“Jo në emrin tim” dhe veteranët: Kthehemi në shesh nëse ligji vonohet

20 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 20 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kumanovë, u mbajt edicioni i 33-të i “Takimeve Poetike të Karadakut”

Suad AvdiuBy Suad Avdiu10 Mars, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në Kumanovë dje u mbajt edicioni i 33-të me radhë i manifestimit tradicional kulturor – letrar “Takimet Poetike të Karadakut”, organizuar nga Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”.

Kryetari i Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” Kumanovë, Sunaj Raimi, në fjalën e tij përshëndeti pjesëmarrjen e dhjetëra poetëve e poeteshave nga të gjitha trevat shqiptare, duke filluar nga Kumanova, Shkupi, Tetova, Presheva, Gjilani, Përmeti, Tirana, Shkodra e Rozhaja. Raimi tha se ky manifestim poetik përbën një nga shtyllat kryesore të identitetit kulturor dhe kombëtar të anës së Kumanovës dhe është një nga manifestimet e vetme në rajon e më gjerë që nuk ndalet asnjëherë.

Fjalë rasti pati kryetari i Shoqatës Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare “Vëllezërit Frashëri” nga Përmeti, Tomorr Kotorri, i cili solli frymë frashëllinjësh në mesin e publikut kumanovar. Ndërsa, të pranishmit i përshëndeti edhe përfaqësuesi i Komunës së Kumanovës, këshilltari Huzeir Mustafi.

Më pas me poezitë e tyre u paraqitën poetët: Alfons Zeneli – Tiranë, Majlinda Toma – Lezhë, Alketa Spahiu – Gjilan, Janaq Jano – Përmet, Ibadete Livoreka – Shkup, Sermet Sulejmani – Kumanovë, Albinë Idrizi – Gjilan, Agron Çalliku – Durrës, Ali Daci – Rozhajë, Safet Xhani – Përmet, Avni Spahiu – Preshevë, Adisa Ibrahimi – Shkup, Ali Qerimi – Shkup, Era Qerimi – Shkup, Daim Iljazi – Tetovë, Adem Abdullahu – Tetovë, Bajramali Selimi – Gostivar, Liber Emini – Kumanovë.

Juria në përbërje: Lindita Ramushi, Selajdin Shabani dhe Bilall Maliqi, kishte vendosur që t’i ndaj tre çmimet kryesore të manifestimit. Kështu, Çmimi “Jehona poetike” iu nda poetit Alfons Zeneli nga Tirana, Çmimi “Doruntina” iu nda poetes Alketa Spahiu nga Gjilani dhe Çmimi “Fadil Bekteshi” iu nda poetit kumanovar Sermet Sulejmani.

Një pjesë e rëndësishme e manifestimit ishin recitalet e aktorëve përmetarë Pandi Duka dhe Lazar Taçi. Ndërsa, u përurua edhe edicioni i fundit i revistës letrare kulturore-shkencore “Doruntina”, organ i klubit. Manifestimi “Takimet Poetike të Karadakut” përkrahet financiarisht nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Komunat e Kumanovës e Likovës dhe afaristë vendorë. Organizatori kishte paraparë që në shenjë falënderimi, plaketa mirënjohjeje të ndaj për kompanitë “TopDrajver”, “Ibro Shell” dhe “Sofra”.
Ky manifestim është një nga aktivitetet e para kulturore të shqiptarëve të kësaj ane pas përmbysjes së sistemit komunist, dhe lindi nga gjiri i krijuesve letrar kumanovarë në kujtim të 11 Marsit të demonstratave studentore të ’81-shit.(INA)

Lexuar: 20

Lajme te ngjashme

Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, në bisedime me përfaqësues të Sparkasse Bank për hapjen e një filialeje dhe vendosjen e bankomateve në Likovë.

Sektori për preventivë në Kumanovë shënon 20 Nëntorin – Ditën Botërore të Fëmijëve

Nis debati për amendamentet e pr/buxhetit për vitin 2027, janë dorëzuar mbi 300 amendamente!

Çdo i katërti person në Maqedoni dëshiron të emigrojë, 11.9% kanë plane dhe veprime konkrete për t’u larguar

I vuri flakën veturës së nënës dhe kërcënoi se do ta digjte edhe banesën, arrestohet 28-vjeçari në Shkup

Sa janë rrogat në Maqedoninë e Veriut ?

Lajmet e fundit

Fëmijët e Gazës i bëjnë thirrje botës në prag të Ditës Botërore të Fëmijëve: “Mos na harroni”

20 Nëntor, 2026

Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, në bisedime me përfaqësues të Sparkasse Bank për hapjen e një filialeje dhe vendosjen e bankomateve në Likovë.

20 Nëntor, 2026

Sektori për preventivë në Kumanovë shënon 20 Nëntorin – Ditën Botërore të Fëmijëve

20 Nëntor, 2026

Serbia themelon çmim me emrin e Bekim Fehmiut, Kosova e zhbëri

20 Nëntor, 2026

Turqia fut në shërbim avionin e parë në botë pa pilot Bayraktar Kızılelma, Erdogan e quan ditë historike

20 Nëntor, 2026

Kurti mbrëmë në Kuvend: Kosovarët jetojnë më mirë si qytetarë të Republikës sesa si banorë të komunave

20 Nëntor, 2026

Nis debati për amendamentet e pr/buxhetit për vitin 2027, janë dorëzuar mbi 300 amendamente!

20 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.