Autor: Suad Avdiu
Partia opozitare LSDM nesër do të zgjedh kryetarë të ri të partisë. Lideri aktual Venko Filipçe është kandidati i vetëm për postin e parë partiak. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se a ka ndonjë revoltë te anëtarësia që nuk është paraqitur asnjë kandidat tjetër, Filipçe theksoi se nuk ka pasur dhe vlerëson se kjo është pasqyrim i konsolidimit të anëtarësisë partiake në të cilën ai, siç tha, ka punuar në mënyrë intensive në periudhën paraprake.
Lideri i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka shtruar iftar për strukturat partiake në Gostivar. Statusi i plotë i Ibrahimit në Facebook: Sonte në Gostivar, si Alternativë shtruam një iftar për strukturat tona partiake – një mbrëmje e mbushur me frymën e Ramazanit, vëllazërisë dhe bashkimit shpirtëror. Në këtë tubim të ngrohtë, pata kënaqësinë të ndaj disa fjalë përshëndetëse me të pranishmit. Fola për madhështinë dhe domethënien e Ramazanit – një muaj që nuk është vetëm agjërim nga ushqimi, por mbi të gjitha, një kohë për pastrim të brendshëm, reflektim dhe rikthim te vlerat që na udhëheqin. Në këtë kontekst, theksova se…
Më 14.03.2025, rreth orës 17:00, në fshatin Gërçec të Shkupit, policia arrestoi V.M. (43) nga i njëjti fshat, pas një denoncimi se ai kishte sulmuar fizikisht një punonjës të një pike karburanti në komunën e Sarajit. Sipas raportit, incidenti ndodhi rreth orës 12:15, kur V.M. sulmoi fizikisht A.M. (20) nga fshati Krushopek i Shkupit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të ngrihet kallëzim përkatës.
Le të ngrihemi medoemos në syfyr sepse koha e agjërimit është e gjatë. Nëse në syfyr do të konsumoni ushqime të pasura me karbohidrate, do të kaloni ditën më energjikë. Mund të konsumoni bukë me djathë, ullinj, vezë dhe qumësht ose pilaf me kos. Konsumimi i sallatës ndikon në funksionimin e rregullt të sistemit tretës dhe ju mban të ngopur. Mundohuni të qëndroni larg gjërave të skuqura dhe produkteve me yndyrë. Në iftar ta hapni me ujë dhe më pas me një supë të ftohtë ose të ngrohtë me një fetë buke. Nëse mundeni, bëni një pushim prej 20 minutash…
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se vendi ynë po ndjek me kujdes situatën me protestat kundër qeverisjes së Aleksandër Vuçiqit në Serbi, përcjell TV21. Mickoski tha se institucionet tona janë të përgatitura, por që nuk pret që protestat të barten te ne. “Është normale që ta ndjekim, do të ishte e papërgjegjshme nëse nuk ndjekim gjendjen me fqinjët tanë dhe në bazë të asaj jemi të përgatitur për sfidat, nëse ka të tilla, kemi skenarë të përpunuara, kuptohet, por nuk pres bartje te ne. Në lidhje me pjesëmarrjen tonë, politika jonë është e qartë, ne as nuk duam që të në…
Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, së fundi është përfolur se braktisë koalicionin Fronti Evropian ku është pjesë ASH e Ziadin Selës. Burime partiake thonë për INA se ai më në fund do përfundoj tek ASH e Taravarit. Lidhur me këto zëra sot ka folur Shabani për TV Globi, duke thënë se në zgjedhjet lokale të cilat priten të mbahen në tetor të këtij viti, do të garojë i pavarur. Por për rreshtimin e ri partiak pritet të deklarohet gjatë periudhës në vijim. “Po, informacioni juaj është i saktë, në zgjedhje lokale do të garojë sërish dhe do të…
“Nuk ka interesim nga Bullgaria për ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8”, kështu tha Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski. Ai tha se e ka denoncuar Bullgarinë tek bankat dhe institucionet evropiane, pasi Qeveria në Sofje ka vendosur që t`i ridestinojë mjetet për lidhjen hekurudhore me Maqedoninë e Veriut. Nikollovski letrën ua ka drejtuar delegacionit evropian, por edhe Bankës Evropiane për Investime dhe Bankës Evropiane për Ripërtrirje dhe Zhvillim, me të cilët është nënshkruar marrëveshja për kredi mbi 300 milion euro për t`u lidhur me fqiun lindor. Por, Sofja e ka demantuar Nikollovksin. “Ndërtimi i hekurudhës drejt Maqedonisë së Veriut nuk…
Fletëarrestet e Serbisë kundër ish-ushtarëve të UÇK-së nuk do të zbatohen më nga policia kufitare e Maqedonisë së Veriut, sipas zëvendëskryeministrit atje, Izet Mexhiti. Një marrëveshje politike, sipas tij, është arritur në qeverinë maqedonase. Ai thotë se së shpejti do të marrin vendim “që të aplikohet një zgjidhje sistemore, ligjore dhe e përhershme që ish ushtarët e UÇK-së mos të ndalohen në kufijtë e Maqedonisë së Veriut”. Për shkak që Kosova nuk është anëtare e Interpolit – organizatës më të madhe policore globale, Serbia vazhdimisht i përditëson listat me emrat e ish-ushtarëve të UÇK-së në këtë institucion të sigurisë, gjoja…
Aksident i rëndë në Kumanovë, lëndohen katër policë Gjashtë persona, mes të cilëve katër policë, janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Kumanovë. Sipas informacioneve nga policia, aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:34 në kryqëzimin e rrugëve Blagoj Iliev Gune dhe Strashko Simonov, ku është përplasur një automjet me targa të Kumanovës, i drejtuar nga 38-vjeçari L.L. nga Kumanova, dhe një automjet policor Golf, në pronësi të MPB-së, Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar drejtuesi i Passat-it dhe bashkëudhëtari i tij 45-vjeçar B.A., si dhe katër punonjësit e policisë që ndodheshin në automjetin…
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u takua me homologen e tij nga Maqedonia e Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova. Përmes një postimi në Facebook, Begaj thotë se vendet do të bashkëpunojmë për të avancuar në procesin e integrimit në BE, angazhimin si aleatë në NATO dhe rolin e shqiptarëve si faktor shtetformues e paqedashës, transmeton Klankosova.tv. “Me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbi marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimin për të avancuar në procesin e integrimit në BE, angazhimin si aleatë në NATO dhe rolin e shqiptarëve si faktor shtetformues e paqedashës”, ka shkruar i pari i vendit.
