Ngarkesa e madhe me automjete transportuese ka shkaktuar tollovi në terminalin kufitar të Bllacës, duke detyruar autoritetet të ndryshojnë përkohësisht qarkullimin e trafikut të mallrave.
Sipas njoftimit të Lidhjes Automoto të Maqedonisë (LAMM), sot në orën 07:15, për shkak të fluksit të shtuar në terminal, trafiku i automjeteve të rënda është ridrejtuar nga pika kufitare e Bllacës në drejtim të pompës së benzinës “Diesel”.
Ndërkohë, sipas LAMM-së, në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Rrugët shtetërore janë të kalueshme, por me sipërfaqe të lagështa.

