Sipas të dhënave, Komuna e Gostivarit ka detyrime të maturuara dhe të papaguara në vlerë prej 994.723.778 denarësh, përkatësisht rreth 16,2 milionë euro.
Në vendin e dytë renditet Komuna e Tetovës me 743.008.295 denarë borxh, ose rreth 12,1 milionë euro, ndërsa në vendin e tretë është Komuna e Sarajit me 260.214.229 denarë, apo 4,2 milionë euro.
Në vendin e katërt është Komuna e Karposhit në Shkup me 241.024.455 denarë (3,9 milionë euro), ndërsa në vendin e pestë Komuna e Zhelinës me 223.503.187 denarë, apo rreth 3,6 milionë euro.
Ajo që bie në sy është se borxhi i Komunës së Zhelinës, e cila sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2021 ka 18.998 banorë, është më i madh se borxhi i Qytetit të Shkupit.
Para Qytetit të Shkupit, sipas nivelit të detyrimeve, renditen edhe Komuna e Kisella Vodës me 214.726.723 denarë (3,5 milionë euro), Komuna e Strugës me 198.761.475 denarë (3,2 milionë euro) dhe Komuna e Çairit me 177.940.852 denarë (2,9 milionë euro).

