Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Për të dalë më herët nga puna tha se është vendosur bombë në TEC Osllomej, ndalohet personi nga Kërçova

5 Mars, 2026

Ndalohet një shtetas i Shqipërisë në pikën kufitare “Bllato”, kërkohej nga Interpoli

5 Mars, 2026

Vetëm me votat e PS, miratohen ndryshimet në kabinetin qeveritar

5 Mars, 2026

Epopeja e UÇK-së: 28 vjet nga rënia heroike e Jasharëve

5 Mars, 2026

VLEN: Kampusi i ri i Universitetit “Nënë Tereza” hap faqe të re për arsimin shqip

5 Mars, 2026

Epopeja e UÇK-së, Kurti: Në Prekaz, historia u shkrua me zjarr e gjak

5 Mars, 2026

Bekim Hamëz Jashari rrëfen bisedën e fundit me familjen në Prekaz

5 Mars, 2026

Bullgaria pret që lidhja hekurudhore me Maqedoninë të përfundojë deri në vitin 2030

5 Mars, 2026

MPJ: Shtetasit e RMV-së që ndodhen në Izrael do të evakuohen sot

5 Mars, 2026

72 cm shtresa e borës në Kodrën e Diellit

5 Mars, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 5 Mars
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Çfarë duhet pasur kujdes për një muaj të shëndetshëm Ramazani?

Suad AvdiuBy Suad Avdiu15 Mars, 2025 Kuriozitet Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Le të ngrihemi medoemos në syfyr sepse koha e agjërimit është e gjatë. Nëse në syfyr do të konsumoni ushqime të pasura me karbohidrate, do të kaloni ditën më energjikë.

Mund të konsumoni bukë me djathë, ullinj, vezë dhe qumësht ose pilaf me kos.

Konsumimi i sallatës ndikon në funksionimin e rregullt të sistemit tretës dhe ju mban të ngopur. Mundohuni të qëndroni larg gjërave të skuqura dhe produkteve me yndyrë.

Në iftar ta hapni me ujë dhe më pas me një supë të ftohtë ose të ngrohtë me një fetë buke. Nëse mundeni, bëni një pushim prej 20 minutash pas supës dhe më pas vazhdoni me gjellën me zarzavate apo me mish.

Gjellën mund ta shoqërojmë me shumë pak pilaf ose makarona sipas dëshirës. Pasi kemi ngrënë, ëmbëlsirën dhe frutat le të përpiqemi t’i konsumojmë pas 1.5 – 2 orësh, transmeton Lajmi.net.

Për të plotësuar nevojën e trupit për proteinë, në iftar konsumoni mish, mish pule, peshk apo nga grupi i bishtajoreve. Shoqërojini me një sallatë ose zarzavate, në këtë mënyrë do të parandaloni problemet e tretjes, do të ekuilibroni sheqerin në gjak. Mos harroni kosi dhe dhalla janë nga produktet e pazëvendësueshme.

Është shumë e rëndësishme rritja e numrit të vakteve për të mos përjetuar probleme metabolike. Për këtë arsye mundohuni të konsumoni edhe një vakt pas iftarit.

Në Ramazan duhet të konsumojmë më shumë lëngje. Konsumimi i 2-2,5 litra ujë nuk duhet të bëhet vetëm gjatë ushqimit, por edhe në mes vakteve. Kafenë tuaj lëreni gjysëm ore pas iftarit, është më e shëndetshme. Ndërsa në syfyr mund të pini çajra bimorë. Në vend të pijeve acidike mund të konsumoni dhallë, limonatë, çaj me akull.

Ramazani është edhe periudha ku njerëzit shëndoshen më shumë për shkak të ushqyerjes së gabuar dhe çekuilibrimit të sheqerit në gjak. Le të qëndrojmë larg ushqimeve me yndyrë, sheqer, brumërave dhe të konsumojmë ëmbëlsira të lehta me qumësht ose fruta.

Të qëndrojmë larg ushqimeve të skuqura dhe të konsumojmë ushqime me pak kripë.

Tregoni kujdes të konsumoni sallatë dhe zarzavate në syfyr dhe iftar. Në mes të dy vakteve konsumoni kos me fruta. Konsumoni bukë gruri ose me drithëra dhe përpiquni të ecni një orë pas iftarit.

Lexuar: 182

Lajme te ngjashme

Ndryshim i madh në WhatsApp

Si të pini ujë në Ramazan?

Çfarë duhet pasur kujdes për një muaj të shëndetshëm Ramazani?

Kështu mund ta mbani të hidratuar trupin tuaj gjatë agjërimit

Ahmet Zogu, serbët dhe vrasja e Hasan Prishtinës

Çfarë duhet pasur kujdes për një muaj të shëndetshëm Ramazani?

Lajmet e fundit

Për të dalë më herët nga puna tha se është vendosur bombë në TEC Osllomej, ndalohet personi nga Kërçova

5 Mars, 2026

Ndalohet një shtetas i Shqipërisë në pikën kufitare “Bllato”, kërkohej nga Interpoli

5 Mars, 2026

Vetëm me votat e PS, miratohen ndryshimet në kabinetin qeveritar

5 Mars, 2026

Epopeja e UÇK-së: 28 vjet nga rënia heroike e Jasharëve

5 Mars, 2026

VLEN: Kampusi i ri i Universitetit “Nënë Tereza” hap faqe të re për arsimin shqip

5 Mars, 2026

Epopeja e UÇK-së, Kurti: Në Prekaz, historia u shkrua me zjarr e gjak

5 Mars, 2026

Bekim Hamëz Jashari rrëfen bisedën e fundit me familjen në Prekaz

5 Mars, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.