Aksident i rëndë në Kumanovë, lëndohen katër policë
Gjashtë persona, mes të cilëve katër policë, janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Kumanovë.
Sipas informacioneve nga policia, aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:34 në kryqëzimin e rrugëve Blagoj Iliev Gune dhe Strashko Simonov, ku është përplasur një automjet me targa të Kumanovës, i drejtuar nga 38-vjeçari L.L. nga Kumanova, dhe një automjet policor Golf, në pronësi të MPB-së,
Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar drejtuesi i Passat-it dhe bashkëudhëtari i tij 45-vjeçar B.A., si dhe katër punonjësit e policisë që ndodheshin në automjetin zyrtar.
Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa në vendin e aksidentit ka bërë këqyrje nga ekipi i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Kumanovës, i cili po punon për të përcaktuar rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti./TV NEWS

