Autor: Suad Avdiu

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë se Bashkimi Evropian solidarizohet me popullin e Maqedonisë së Veriut pas zjarrit që shpërtheu në një klub nate ku mbetën të vdekur 59 persona. Në një postim në platformën X, ai ka theksuar se lutjet e tij janë me të gjitha familjet e viktimave të kësaj tragjedie. “Zemërthyer nga humbja e kaq shumë të rinjve në zjarrin e tmerrshëm në Koçan. Lutjet e mia shkojnë për të gjitha familjet e viktimave të kësaj tragjedie”. “BE solidarizohet me popullin e Maqedonisë së Veriut në këtë moment pikëllimi”, ka thënë Costa. /Klankosova.tv

Read More

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski para pak çastesh deklaroi se numri i viktimave nga tragjedia në Koçan ka shkuar në 59, derisa numri i të lënduarve është rritur në 155. Sipas Toshkovski në mesin e viktimave është edhe një polic. Polici sipas Toshkovskit ka qenë në detyrë dhe në kontroll për përdorim të lëndëve narkotike. Toshkovski ishte shumë i përmbajtur në deklaratën e tij nën arsyetimin se hetimi është në rrjedh dhe se nuk dëshiron të dëmtoj procesin. “Në momentin që do të bëhet identifikimi i viktimave do të njoftohen familjarët”, tha Toshkovski duke nënvizuar edhe njëherë se ndjen përgjegjësi…

Read More

Dragi Stojanov është një nga prindërit që ka humbur djalin nga tragjedia në diskotekën “Puls” në Koçan, ku jetën humbën 51 persona. Stojanov thotë se djali i tij Tomçe ishte në moshën 21 vjeçe, ndërsa fajëson autoritetet për tragjedinë. “Edhe ata të vajtojnë për fëmijët e tyre! Për çfarë më duhet jeta mua, nuk më duhet mua jeta. Një fëmijë kam pasur, për çfarë më duhet jeta…Një fëmijë kam pasur, vdiq, çfarë të bëjë, edhe të tyre mos të jenë më, edhe ata të vuajnë siç po vuaj unë. 150 persona në një disko, 500 persona në disko. Sa vjet…

Read More

Klinikat private në Shkup, Zhan Mitrev dhe Acibadem Sistina kanë hapur dyert për të lënduarit në zjarrin masiv në një diskotekë në Koçani. “Në këto momente, kur fjalët janë të pafuqishme për të përshkruar dhimbjen që ndiejmë, më e rëndësishmja është të jemi së bashku. Tragjeditë na kujtojnë se humanizmi, solidariteti dhe mbështetja janë gjërat më të fuqishme që kemi. Dyert e Klinikës Zan Mitrev janë të hapura për këdo që ka nevojë për ndihmë mjekësore, dhe ekipi ynë është i gatshëm t’i përgjigjet çdo thirrjeje me nivelin më të lartë të kujdesit dhe përkushtimit. Disa persona nga aksidenti tashmë…

Read More

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka shprehur ngushëllime ndaj familjeve të viktimave që humbën jetën si pasojë e zjarrit që shpërtheu në Koçan në orët e hershme të mëngjesit. Përmes një postimi në Facebook, ai ka ftuar organet kompetente që të punojnë me përkushtim në zbardhjen e rastit. “Me pikëllim të thellë mora lajmin për tragjedinë e rëndë në Koçan, ku shpërthimi i zjarrit mori jetën e mbi 50 personave dhe la të plagosur dhjetëra të tjerë. Në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të RMV, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave. Ftoj autoritetet përkatëse të…

Read More

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova ka takuar të lënduarit në zjarrin në diskotekën në Koçan, të cilët janë shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit, “Shën Klimenti i Ohrit”, transmeton TV21. Në dalje nga Spitali, Siljanovska u prononcua për media ku u shfaq në gjendje të rënduar emocionale. Ajo tregoi se të lënduarit janë në gjendje të rëndë, por se shprehu bindjen se do ta tejkalojnë këtë gjendje Ndërkohë që shprehu dyshime për shpërthimin e zjarrit, e cila sipas saj, ka ardhur nga shkaqe teknike, por të cilat mund të parandaloheshin” “Ishit lartë presidente, çfarë mund të…

Read More

“Të lënduarit nga zjarri në diskotekën e Koçanit janë trajtuar nga spitalet shtetërore dhe Qendra Klinike në Shkup dhe të gjithë kanë marrë ndihmë mjekësore, për momentin spitalet shtetërore kanë kapacitet për t’u kujdesur për të gjithë të lënduarit, ndërsa ndihmë është ofruar edhe nga vendet fqinje”, theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. “Momentalisht në spitalet e vendit janë duke u përkujdesur 118 persona – në Koçan, në Shtip, në spitalet këtu. Tani po shkojmë në Spitalin Klinik të Kirurgjisë dhe Karil për të parë se si është gjendja aty. Ka disa për Kirurgjinë Plastike të Kirurgjisë së Fëmijëve.…

Read More

Drejtoresha e Spitalit të Koçanit, Kristina Serafimova është deklaruar për media pas tragjedisë së ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në diskotekën e Koçanit. Ajo tha se rreth 70 pacientë janë sjellë mënjeherë për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa në mesin e tyre ka pasur dhe persona të vdekur. “Rreth 70 pacientë janë sjellë menjëherë në spital, ndërsa në mesin e tyre ka pasur dhe të tillë që veçse më kishin ndërruar jetë. Ne si spital, si ekipe mjekësore jemi mobilizuar që të gjithë për të ju dalë në ndihmë dhe kemi kryer mjekimin e nevojshëm, ndaj nga 20…

Read More

Nga zjarri në diskotekën e Koçanit humbën jetën 51 persona dhe mbi 100 të tjerë u lënduan, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Në rrjetet sociale qarkullojnë video nga vendi i improvizuar si diskotekë ku dyshohet se fishekzjarret shkaktuan zjarrin e kobshëm për të rinjtë që zbaviteshin me grupin DNK. https://www.facebook.com/watch/?v=3993434184261957

Read More

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, Izet Mexhiti sot deklaroi se pa dallim se ingerencat e kujt janë, do të ndihmojnë për deponinë që po digjet në Likovë rreth 10 ditë. Ai tha se do t’u ndihmojnë edhe komunave edhe qytetarëve. “Në periudhën e ardhshme është çështje ditësh se kur do të jemi dëshmitarë të fillimit të punës fillimisht në Sveti Nikollë, po punohet intensivisht edhe për Manastirin, po punohet edhe në deponitë tjera rajonale. Nuk do të ndalemi këtu. Po punohet edhe për fazën e dytë – riciklimin, që është më me rëndësi për…

Read More