Autor: Suad Avdiu
Kryeministri i Maqedonisë, Hristijan Mickoski në një konferencë për shtyp ka shpalosur detaje nga tragjedia e Koçanit, ku humbën jetën 60 të rinjë.
Tre pacientët e parë nga Qendra Klinike në Shkup janë nisur me automjete të posaçme për kujdes intensiv për në spitalin Papanikollau në Selanik, shkruan TV21. Ndërsa tashmë ka arritur edhe avioni ushtarak nga Sofja, që gjithashtu do të bëjë transportin e të lënduarve që do të trajtohen në Bullgari, sipas informacioneve të para, rreth 5 pacientë. Ndërkaq, pritet që 9 pacientë të dërgohen në Turqi. Pritet që të ketë transport të pacientëve edhe në Beograd.
Nga FC Shkupi njoftojnë se pas plagëve të marra nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan, ka ndërruar jetë futbollisti i këtij ekipi, Andrej Lazarov. FC Shkupi i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit. Njoftimi i i FC Shkupi: Edhe pse paraprakisht nga familjarët e tij kishim informacione se është mirë, me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh, njoftojmë se futbollisti ynë, Andrej Lazarov, është konfirmuar mes viktimave të zjarrit tragjik që ndodhi gjatë natës në Koçan. Si një shpirt hero që ishte, Lazarov humbi jetën duke u përpjekur të ndihmojë të tjerët të shpëtojnë nga ambienti i kapluar…
Reisul ulema i BFI e RMV H. Hfz. Shaqir ef. Fetai me rastin e humbjes së jetëve të 59 qytetarëve në Koçan shpreh ngushllime të thella familjeve për viktimat që humbën jetën në Koçan. Është një fatkeqësi e madhe për familjet e tyre dhe për të gjithë vendin. Bashkësia fetare islame e RMV solidarizohet me dhimbjen dhe humbjen madhe të familjeve të tyre dhe shoqërisë në përgjithësi duke shpresuar se nuk do të ketë viktima tjerë. Njiherit të lënduarēve ju dëshron shërim të shpejtë./Televizioni News
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X, lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në Maqedoninë e Veriut, teksa një zjarr i tmerrshëm në Koçan, vrau dhe plagosi një numër të madh të rinjsh. “Me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për tragjedinë e madhe të Koçanit. Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme. I përcjell po ashtu kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka firmosur një urdhër ekzekutiv, për shkurtim drastik të stafit të gjashtë agjencive të lajmeve të financuara nga SHBA. Shkatë agjencitë e lajmeve janë: Radio Evropa e Lirë, Zëri i Amerikës, Radio Azia e Lirë, Zyra e Kubës (Radio Marti), Rrjeti i Transmetuesit për Lindje të Mesme dhe Fondi i Teknologjisë së Hapur. Më shumë se 1000 punonjës me kohë të plotë në Zërin e Amerikës dhe Zyrën për Transmetimin e Kubës, e cila drejton Radio dhe Televizionin Martí , u prekën. Ky veprim pasoi një dekret mbrëma nga Presidenti Trump që agjencia e saj mëmë,…
Diskoteka “Puls” në Koçan, ku nga zjarri jetën humbën 51 persona, tash e një vit nuk ka pasur licencë që lëshohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës. Licenca e fundit është dhënë më 13.03.2023, me afat 1 vjeçar. Diskoteka ka qenë në pronë private, pronarët e së njëjtës janë ndërruar disa herë. Sipas dokumentit të siguruar, pronari ka pasur licencë deri më 24 mars të vitit të kaluar.
Ali Ahmeti Sot, zemrat tona janë të tronditura dhe të mbushura me dhimbje nga tragjedia e tmerrshme që ka ndodhur në Koçan, ku humbën jetën më shumë se 50 persona dhe shumë të tjerë u plagosën. Ky është një moment i jashtëzakonshëm dhe i vështirë për të gjithë ne, dhe, në këto momente të dhimbjes së thellë, mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe me ata që po kalojnë nëpër këtë vuajtjeje. Ngushëllime të thella për të gjitha familjet e viktimave dhe shërim sa më të shpejtë për të gjithë ata që janë lënduar.
Për tragjedinë në Koçan ku humbë jetën 51 të rinj, ka reaguar edhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas. Përmes një postimi në rrjetin X, Kallas shprehu ngushëllimet për të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi, duke shtuar se BE-ja ndan dhimbjen me popullin e Maqedonisë së Veriut. “Thellësisht e pikëlluar për zjarrin tragjik, i cili mori shumë jetë të reja në Koçan. Ngushëllimet e mia për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi. Uroj shërim të shpejtë për të lënduarit. BE-ja ndan dhimbjen dhe vuajtjen e popullit të Maqedonisë së Veriut,” shkroi ajo.
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh dhimbjen më të thellë për tragjedinë e rëndë në Koçan, ku 59 persona kanë humbur jetën dhe mbi 150 janë lënduar nga zjarri tragjik në një lokal nate. Kjo është një humbje e madhe për familjet, për qytetin e Koçanit dhe për mbarë vendin tonë. Në shenjë solidariteti dhe respekti, BDI ka vendosur që për një javë të anulojë të gjitha aktivitetet dhe tubimet partiake. Ky është një moment zie dhe reflektimi, ku e gjithë vëmendja duhet të përqendrohet tek viktimat, familjet e tyre dhe të mbijetuarit. BDI në këto momente të vështira qëndron pranë…
