Autor: Suad Avdiu
Presidentja Gordana Siljanova Davkova ka falur ish-ndihmësin e ministrit të Prokurimit Publik në MPB, Gjoko Popovski, i cili është dënuar për blerjen e paligjshme të “Mercedesit” në vlerë prej 600 mijë eurosh në rastin “Tanku”. Popovski del nga burgu pas nëntë vjetëve të kaluara në burg, ndërsa në vendimin për faljen thuhet se lirohet pjesërisht nga ekzekutimi i mëtejshëm i pjesës së pavuajtur të dënimit me burg. Popovski është dënuar në rastet “Trista” dhe “Tanku” në rastet që i hapi Prokuroria e Speciale Pulike, lidhur me keqpërdorimet në prokurimet publik. “Mercedesi” luksoz, për të cilin u dënua Popovski, ende është…
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se Ministria në radhët e saj po lufton aktivisht me kriminelët dhe se nuk bën dallim mes policëve dhe qytetarëve tjerë. Në përgjigje të pyetjes së një gazetari, ai theksoi se janë paraqitur shumë kallëzime ndaj individëve të caktuar në Ministri dhe se Departamenti i Kontrollit të Brendshëm po vepron në përputhje me informacionet e marra. “Ky është një nga rastet ku rezulton se MPB po lufton pa kriter kundër kriminelëve. Në Ministrinë e kontrollit janë bërë shumë kallëzime. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, në kuadër të zhvillimit të hetimeve në bazë…
Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë dhe pjesë e Koalicionit VLEN mbrëmë në një deklaratë për mediat e mohoi se do ta lëshojë koalicionin qeveritar. “Jo, tani për tani jo. Grupet e punës mes deputetëve ende po zhvillojnë bisedime, kështu që shpresojmë se do të gjejmë gjuhë të përbashkët. Nëse jo, atëherë do të shohim si më tutje”, tha mbrëmë Taravari në një deklaratë për mediat. Grupi parlamentar i VLEN punon në mënyrën për bashkëpunim eventual për zgjedhjet lokale. Nga aty thonë se kishin takim në të cilin biseduan për pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale, se korniza po harmonizohet dhe se për…
Takimi i sotëm mes Mickoskit dhe Filipçes, pa praninë e përfaqësuesve shqiptarë, nuk është vetëm një përjashtim i shqiptarëve nga proceset vendimmarrëse, por një sinjal alarmues i tendencave nacionaliste maqedonase që vazhdojnë të minojnë bashkëjetesën në Maqedoninë e Veriut. Në vend që të angazhohen për ndërtimin e një shteti multietnik dhe gjithëpërfshirës, liderët maqedonas po rikthejnë politikat e vjetra të nacionalizmit, ku shqiptarët trajtohen si faktor dytësor në shtet. Përjashtimi i përfaqësuesve shqiptarë nga një takim i këtij niveli konfirmon se në prapaskenë mund të ketë marrëveshje për projekte që nuk përkojnë me interesat e barazisë dhe integrimit, por…
Është realizuar premtimi për rritjen e pensioneve prej 5.000 denarë për mbi 330.000 pensionistë. Me pagesën e pensionit të marsit prej 2.500 denarë, u përmbyll cikli i rritjes lineare të pensioneve me 5.000 denarë, thonë nga Qeveria. Me këtë rritje, pensioni më i ulët në mars arrin në 18.192 denarë, ndërsa pensioni mesatar është rreth 26.258 denarë. “Pensionistët meritojnë një jetë të sigurt dhe dinjitoze. Për më tepër, fakti që po punojmë në interes të qytetarëve dëshmohet edhe nga qëndrimi si Qeveri për të mos e rritur kufirin e moshës për pensionim, i cili aktualisht është 62 vjeç për gratë…
BDI ka reaguar sërish në lidhje me takimin e paralajmëruar për sot në mes Hristijan Mickoskit dhe Venko Filipçes. Nga BDI në një kumtesë për media thonë se në skenën publike do të na demonstrohet koalicioni monoetnik, që sipas tyre, ka për qëllim thelbësor të riformatojë modelin politik të shtetit – nga një demokraci multietnike, në një demokraci monoetnike. Edhe pse në opinion do të prezantohen pika të tjera, na lejoni t’jua prezantojmë rendin e ditës së takimit të sotëm – atë që nuk do ta dëgjoni në publik: Pika 1: Mosndëshkueshmëria, Si të mos mbajnë përgjegjësi. Çfarë sistemi gjyqësor…
Ish ministri i Punëve të Jashtme, njëherë edhe nënkryetar i BDI-së, Bujar Osmani ka reaguar pas tarifave të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili njoftoi të mërkurën se SHBA-ja do të vendosë një tarifë bazë prej 10 për qind për importet nga të gjitha vendet e botës, përfshirë nga Maqedonia dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Trump njoftoi gjithashtu për tarifa më të larta për dhjetëra vende që kanë suficit tregtar me Shtetet e Bashkuara, e për këtë, Osmani thotë se vendi ynë është futur në kategori me Serbinë dhe Kinën. “Rendi i ri tregtar: Administrata…
Bota e artit shqiptar ka humbur një prej emrave më të mëdhenj të skenës dhe kinematografisë. Margarita Xhepa, aktorja e mirënjohur dhe e dashur nga publiku, është ndarë nga jeta në moshën 93-vjeçare. Lajmi i ndarjes së saj nga jeta ka tronditur komunitetin artistik dhe adhuruesit e saj, të cilët e kanë vlerësuar gjithnjë si një ikonë të kulturës shqiptare. E lindur më 2 prill 1932, Margarita Xhepa festoi vetëm një ditë më parë ditëlindjen e saj të 93-të, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike. Me një karrierë që shtrihet në disa dekada, ajo ka interpretuar mbi 150…
Në Maqedoninë e Veriut, një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen familjet që kanë fëmijë me autizëm është kostoja e lartë e terapive. Siç tregon Mustafa-Ziba, terapitë janë të shtrenjta, me çmime që variojnë nga 450 denar për një orë 45 minutëshe, deri në 950 denar për terapinë ABA, që zgjat nga 45 deri në 60 minuta. Llausha Zenuni Dita Botërore e Ndergjegjësimit për Autizmin- e cila shënohet më 2 prill çdo vit, është një mundësi e shkëlqyer për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të ofruar mbështetje për individët që jetojnë me këtë çrregullim zhvillimor, si dhe…
Deputetja nga koalicioni VLEN, Imërlije Saliu, që në të njëjtën kohë është edhe udhëheqëse e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale dhe Demografi, në fjalën e saj në këtë Komision i pyeti deputetët e LSDM-së se përse këtë Ligj nuk e miratuan sa ishin në pushtet. “Ju ishit shtatë vite në pushtet me BDI-në përse nuk e miratuat këtë Ligj atëkohë, edhe ashti BDI disa herë e ka votuar këtë Ligj. Prandaj, tani është absurde bllokimi i Komisionit për një Ligj që nuk ka bazë ligjore për tu futur në rend dite”, tha deputetja Saliu. Ajo shtoi se nëse e…
