Autor: Suad Avdiu
Mexhiti: VLEN në zgjedhje lokale do të shkojë me kandidatë të përbashkët dhe me lista të përbashkëta
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti tha se të gjitha subjektet politike brenda koalicionit VLEN kanë qëndrim që në zgjedhjet lokale të shkohet me kandidat, lista, shtabe, platforma e programe të përbashkët she shtoi se, në disa vende ka vlerësime se duhet dalë jashtë koalicionit dhe të mbështeten kandidatët e pavarur. “Në lidhje me listat, d.m.th këtu qëndrimi i të gjitha subjekteve politike brenda VLEN është që të shkojmë me kandidatë të përbashkët, me lista të përbashkëta, me shtab të përbashkët, me program dhe platformë të përbashkët, bile edhe diku ku ka analizë dhe vlerësim se duhet të dalim edhe…
Gjatë ditës së djeshme, në në rrugën lokale mes fshatit Patishka Reka dhe fshatit Osinçan, në rajonin e Shkupit, ka ndodhur një aksident trafiku ku si pasojë një e mitur ka humbur jetën ndërsa tre pasagjerë të tjerë pësuan lëndime të rënda trupore që u dërguan për trajtim. Shoferi i veturës “Volkswagen Golf” i moshës 19-vjeçare që shkaktoi aksidentin, është privuar nga liria. “Më 06.04.2025, rreth orës 17:20, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën lokale mes fshatit Patishka Reka dhe fshatit Osinçan, në rajonin e Shkupit, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture “Volkswagen Golf” me targa…
Qeveria i ka rritur ndjeshëm pagat e punonjësve shëndetësorë, infermierëve, teknikëve dhe personelit administrativ. Rritja e parë u realizua me pagën e tetorit në vitin 2024, ndërsa me pagën e marsit të paguar në prill, për të gjithë të punësuarit në sektorin publik shëndetësor, u rrit për 2.500 denarë. Brenda vetëm gjashtë muajve, nga ana e Qeverisë, pagat në shëndetësi janë rritur për 4.815 denarë neto për të gjithë punonjësit shëndetësorë, ndërsa për infermieret kjo shumë arrin deri në 6.200 denarë. Me këtë treguam se po u kthehet dinjiteti mjekëve dhe infermierëve, të cilët janë mbrojtësit e shëndetit të qytetarëve.…
SPB Tetovë informon se dje (06.04.2025) në ora 17:50 në Njësinë policore Rostushë është raportuar se në rrugën rajonale Mavrovë – Dibër, konkretisht në vendin e quajtur Ura e Skudrinjës automjeti i pasagjerëve “Land Rover” me targa të Tetovës ka dalë nga rruga. Në këtë aksident shoferi i automjetit (49) nga Tetova i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore, në vend u është nënshtruar plagëve të marra, ndërsa bashkëudhëtari i tij A.S. (47), ka pësuar lëndime të rënda të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës. “Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi nga DPB Gostivar, në bashkëveprim…
Izet Mexhiti sot në një paraqitje për media tha se brenda kësaj jave do të ketë iniciativë për shkrirjen e VLEN-it në një parti politike. Ai i kërkoi Taravarit që të sqarohet për deklaratat e tij, duke shtuar se është i vetmi që ka dilema nëse VLEN-i duhet të bashkohet. “I vetmi që ka dilema dhe që e sheh si të mundshme bashkëpunimin me BDI-në është Taravari. VLEN është anti-pod i BDI-së dhe nuk ka logjikë bashkëpunimi me BDI-në. Në atë moment që bashkëpunohet me BDI-në humb kuptimi i ndryshimit dhe i asaj për të cilën kemi kërkuar votën. Ne…
Më 06.04.2025 në ora 00:58 në rrugën „Gjorgje Petrov“ në Kumanovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria V.P. (45) nga Kumanova. Gjatë kontrollit të trafikut rrugor, policët e ndaluan një automjet të tipit “Peugeot” me targa të Kumanovës, i cili drejtohej nga ai, dhe pas masave të ndërmarra u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se në gjak i janë matur 2.34 promila alkool. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtim i…
Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë, Kumanova do të ketë kandidatin e saj për kryetar komune, njoftoi sonte kryetari i partisë dhe kryetar aktual Maksim Dimitrievski. Ky reagim i tij vjen pasi sonte një pjesë e mediave njoftuan se ZNAM do t’ia lë Kumanovën partnerit të koalicionit VMRO-DPMNE. Reagimin e Dimitrievskit ju përcjellim të plotë: “Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë, në ekzistencën e saj të shkurtër si subjekt politik, ka treguar dhe dëshmuar se gjithmonë punon në mënyrë transparente dhe të hapur, dhe informimi i saktë i publikut është prioritet i saj. Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë beson…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për ndalimin e 16 serbëve në Kosovë në dy ditët e fundit. Katër janë ndaluar në Gjakovë e 12 në Prizren. Ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se nga të ndaluarit katër janë oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë. Vuçiq në një adresim publik ka folur për “terror” ndaj serbëve. “Imagjinoni, disa nga ata njerëz janë anëtarë të strukturave të sigurisë, dhe pastaj kanë gjetur, thonë, një thikë dhe një sëpatë të thyer. Kjo ju tregon se çfarë lloj terrori kundër serbëve vazhdon, sepse e vetmja…
Maqedoni, priten reshje bore edhe nëpër qytete Në vendin tonë nisi depërtimi i valës së ftohtë drejtpërdrejtë nga Sibiri, që ka kushtëzuar formimin e ciklonit sekundar të dëborës dhe ndryshim drastik të motit me rënien e temperaturave nga 10 deri 15 gradë krahasuar me ditën paraprake. Orët në vijim, sipas MeteoAlarm, reshjet do të zgjerohen gjithandej vendit dhe do të jenë reshje dëbore fillimisht në viset malore kurse gjatë natës edhe në mjediset urbane. Nëpër rrjetet sociale tashmë publikohen pamje të situatës me reshjet e borës në disa rajone të vendit. Autoritetet kanë dhënë paralajmërime që për shkak të reshjeve…
Mospajtimet brenda koalicionit VLEN, tashmë nuk janë fshehtësi. Dilemat se a do të shkojnë bashkë në zgjedhje lokale, apo ASH do të shkojë vet kanë tunduar koalicionin VLEN “Ne jemi pjesë e VLENit. Do të tentojmë deri në fund që të gjejmë një zgjidhje s’bashku me VLENin në qoftë se jo e kemi opsionin që të shkojmë vetë në zgjedhje”, tha ArbenTaravari. Pakënaqësitë siç duket kanë lindur edhe për shkak kanaleve të komunikimit Taravari-Ahmeti. Madje të shtunën pati edhe shtrëngim duarsh mes dy liderëve, por Taravari tha se ka qenë takim i rastësishëm sepse nuk e kishte ditur që…
