Autor: Suad Avdiu

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me erë dhe i ftohtë, paradite në disa vende do të ketë kushte për rreshje të dobëta të borës. Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar nga drejtimi verior (mbi 70 km/h), posaçërisht përgjatë Vardarit. Temperatura e ditës do të jetë në interval prej 3 deri 11 gradë. Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira, me erë dhe i ftohtë. Do të fryjë erë e matur, në disa pjesë të luginës kohë pas kohe erë e përforcuar.  Vijon periudhë e motit stabil, me erë dhe të…

Read More

Kryetari i ASH-së, pjesë e koalicionit VLEN, Arben Taravari në emisionin Click Plus në TV21 komentoi edhe deklaratën e përfaqësuesit të VV-së në Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku, ku ky i fundit nëpërmjet rrjeteve sociale tha se Vetëvendosja në zgjedhjet lokale nuk do të mbështesë asnjë subjekt politikë që do të garojë jashtë koalicionit VLEN. Taravari tha se mundohet të gjejë gjuhë të përbashkët brenda VLEN-it, por siç shtoi, do të dëgjojë edhe aktivin politik. “Bekimin unë e kam shok, ai ka thënë kështu sepse Vetëvendosja e ka qëndrimin e vetë, ai është përfaqësues i Vetëvendosjes në Maqedoni. Ai është…

Read More

Në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë është në proces konkursi për punësimin e 28 praktikantëve. Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Kumanovë, M.Sc. Sasho Stoshevski thotë se me këtë do të forcohet kuadri në lëmin e pediatrisë, gjinekologjisë, kardiologjisë, oftalmologjisë, urologjisë, psikiatrisë, ortopedisë, kirurgjisë, interneologjisë, detmatovenerologjisë, pulmonologjisë dhe otorinolaringologjisë, shkruan portali “kumanovonews”. “Me punësimin e praktikantëve do të zgjidhim një pjesë të problemeve me kuadrin e stafit profesional. Sigurisht që me këto 28 punësime nuk i zgjidhim të gjitha nevojat e mungesës së personelit në spital, por shpresoj që në një kohë të shkurtër të kemi edhe punësimin e personelit…

Read More

Duke folur për zhvillimet e fundit në këtë koalicion dhe duke komentuar deklaratën e tij se të gjithë në VLEN komunikojnë me BDI-në, Taravari tha se Izet Mexhiti ka komunikim me Musa Xhaferin e BDI-së. I ftuar në emisionin ”CLickPlus” në Televizionin 21 Kryetari i ASH-së Arben Taravari foli më tej në drejtimin e asaj se deputetët e Koalicionit VLEN kanë komunikime normale me deputetë tjerë shqiptarë. “Unë dua të jem i sinqertë deri në fund. T’ja sqaroj opinionit deri në fund. Për shembull zotëri Mexhiti ka komunikim me plot njerëz në BDI. Nëse jo me Ali Ahmetin? Ka me…

Read More

Lidhur me gjendjen e shqiptarëve në vend janë shfaqur shqetësime edhe nga kryetari i Forumit për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni dhe Ballkan, Rexhep Emërllahu Urim HASIPI Tetovë, 7 prill – Autoritetet policore kufitare të Maqedonisë kanë ndaluar dhe keqtrajtuar kryetarin e nderit të Forumit për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni dhe Ballkan, Idriz Sinani. Këtë e ka bërë të ditur vet Sinani, gjatë një pres konference me gazetarë në Tetovë. Ai tha se ndalesat janë bër në kufirin në Bllacë, Jazhincë dhe Tabanocë. Kjo ka ndodhur edhe gjatë kthimit të Sinanit nga Gjermania ku kishte marrë pjesë…

Read More

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim i janë përgjigjur deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se BDI po bën politika të ndarjes, ndërkaq sugjeroi që integristët t’i kthehen “agjendës së gjelbër”. Nga BDI mbesin në qëndrimin e tyre se shqiptarët në Maqedoni janë kthyer në periudhën e para vitit 2001. Reagimi i BDI-së: Reagim ndaj deklaratës së Hristijan Mickoskit Në përgjigje të deklaratës së Kryeministrit, i cili tha se “BDI duhet të sjellë ide kreative” dhe se “ankesat për degradimin e situatës janë vetëm mbrojtje e korrupsionit,” dëshirojmë të theksojmë qartë dhe prerë: Situata e shqiptarëve sot në Republikën…

Read More

Ka ndërruar jetë edhe një pacient tjetër që po trajtohej në Lituani, duke e çuar në 61 numrin e viktimave nga zjarri tragjik në diskotekën “Puls” në Koçan, më 16 mars. Pacienti nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të rënda të shkaktuara nga zjarri. Më shumë detaje pritet të bëhen publike së shpejti nga ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. Të premten, Aleksandar Karadakoski – një tjetër i lënduar që po trajtohej në Lituani – po ashtu ndërroi jetë nga plagët e marra. Trupi i tij është kthyer dje në Maqedoni dhe do të varroset nesër në Koçan. Nga zjarri në diskotekën…

Read More

Durmishi: Masat po japin rezultat, çmimet e produkteve bazë ushqimore  po stabilizohen, inflacioni në muajin mars u ul me 1.3% në nivel mujor Shkup 07.04.2025 Inflacioni në mars 2025 krahasuar me muajin shkurtshënoi një rënie prej -1.3%, të dhëna këto të EntitShtetëror të Statistikave, njoftoi në rrjetin social Facebook ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi. “Masat e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës po japinrezultat. Çmimet e produkteve ushqimore bazë janë nëstabilizim dhe në rënie. Në nivel vjetor në mars 2025 krahasuar me mars 2024, inflacioni i matur përmes kostossë jetesës është 2.7%. Në vazhdimësi po punohet nëmasa për…

Read More

Zëvendëskryeministri i Qeverisë i ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë, Arbën Fetai, mori pjesë sot në seancën e parë të përbërjes së re të Këshillit për bashkëpunim ndërmjetQeverisë dhe shoqërisë civile. Me këtë akt, përfundoi formalishtbojkoti disavjeçar i Këshillit nga ana e organizatave të shoqërisëcivile, i cili kishte filluar si reagim ndaj shpërndarjes joparimoretë fondeve publike nga qeveria e mëparshme. Në fjalimin e tij para anëtarëve të Këshillit, Zëvendëskryeministri Fetai theksoi rolin thelbësor të sektoritcivil si mbrojtës i demokracisë dhe si partner konstruktiv nëkrijimin e politikave më të mira publike. “Organizatat e shoqërisë civile nuk janë dekor i demokracisë,…

Read More

Të gjitha çmimet e derivateve në Maqedoninë e Veriut, pas mesnate do të lirohen për gjysmë denari Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë njoftojnë se çmimet e derivateve pas mesnate do të jenë: Benzina BS-95 76,0 den/l Benzina BS-98 78,5 den/l Nafta 68,5 den/l Vaji ekstra i lehtë 68,5 den/l

Read More