Autor: Suad Avdiu
“Shqiptarët direkt e shkatërrojnë NATO-n”, “Shqiptarizim i dhunshëm i Maqedonisë qendrore në bashkëpunim me shërbyes maqedonas” “Shovinizmi etnik shqiptar është ndërtuar mbi një mit të rrejshëm për ndonjë prejardhje autoktone ilire të Shqiptarëve dhe ndonjë fitore të vitit 2001”…. janë vetëm disa nga statuset e shumta të Bogojevskit ku ai shpreh urrejtje ndaj shqiptarëve. Nga kjo lind pyetja se si do të menaxhojë një person me një fjalor të tillë një agjenci që zbaton programin Erasmus+, një simbol i integrimit evropian, shkëmbimit ndërkulturor dhe respektit për diversitetin? Ersan PAJAZITI Shkup, 10 prill – Kryetari i partisë “Koncepti Maqedonas” Petar Bogojevski është…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se Sektori i Krimit Kibernetik po merr në mënyrë aktive masa për hetimin dhe trajtimin e sulmeve “phishing”, të cilat synojnë mashtrimin e qytetarëve dhe marrjen e të dhënave të tyre personale apo financiare. Sulmet “phishing” më së shpeshti kryhen përmes emaileve të rreme, faqeve të internetit ose mesazheve në rrjetet sociale, të cilat duket se vijnë nga burime të besueshme, si banka, institucione qeveritare ose kompani të njohura. “Njëkohësisht, ju njoftojmë se është raportuar për dorëzim të faturave të rreme për pagesë të mjeteve në adresat elektronike të punonjësve të personave juridikë…
Një shqetësim që po del në pah është rritja e numrit të mësuesve ndërkohë që numri i nxënësve është duke rënë. Sipas të dhënave, në vitin shkollor 2023/2024 numri i mësuesve ishte 7051, ndërsa këtë vit është rritur në 7084. Në ndërkohë, numri i nxënësve në shkollat e rregullta fillore ka rënë në 180.627, që paraqet një ulje prej 0.8 për qind krahasuar me vitin e kaluar Anëmsha SHABANI Shkup, 10 prill – Vitet e fundit, shkollat në Maqedoninë e Veriut po përballen me sfida të shumta, ndërsa më kryesorja duket të jetë rënia e numrit të nxënësve. Kjo ka ndodhur…
Mbipopullimi në burgje, investimet e pamjaftueshme në infrastrukturë, video-mbikëqyrja jo e plotë, mungesa e personelit mjekësor dhe pajisjet teknike joadekuate janë faktorë që ndikojnë negativisht në ofrimin e kushteve humane për personat në paraburgim, konstaton raporti i fundit i Entit Shtetëror të Revizionin (ESHr) në analizën e tij për gjendjen e burgjeve në vend. Konkluzioni është se institucionet përkatëse nuk kanë realizuar aktivitete të mjaftueshme për përmirësimin dhe humanizimin e sistemit të zbatimit të sanksioneve. Në revizion vërehet gjithashtu se burgjeve u mungon personeli mjekësor, ndërsa institucioneve të burgjeve u mungojnë burimet financiare për të planifikuar aktivitetet, por edhe për…
SPB Tetovë njofton se ka ndaluar një person nga Prilepi dhe një nga Manastiri të cilët kanë sulmuar një futbollist të Struga Trim Lum “Me datë 09.04.2025 në ora 18.40 në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, kanë privuar nga liria personat D.D. (34) nga Prilepi dhe I.A. (37) nga Manastiri. Ata janë raportuar nga futbollisti i K.F. Struga Trim Lum, M.R.(30) nga Prilepi se rreth orës 18:00 në stadiumin e qytetit në Tetovë, pas ndeshjes së futbollit ndërmjet K.F. Shkëndija dhe K.F. Struga Trim Lum është sulmuar fizikisht në një automjet me targa të…
Zeqirija Ibrahimi, lider i Alternativës, ka komentuar tendencat e BDI-së për të shpërfaqur në opinion idenë e degradimit të shqiptarëve. Sipas Ibrahimit, gjithmonë kur nga BDI e përmendin termin degradim të çështjes shqiptare, mendojnë në frikë nga drejtësia. “Ata që në CV-në e tyre e kanë Car Dushanin, Monstrën, Lagjen e Trimave, Alfën, Soravinë, amoralitetin, ligjin e branitellave, krejt punët e zeza dhe listat e zeza, janë të fundit në këtë planet që mund të flasin për “degradim të çështjes shqiptare”. Shqiptarët nuk mund të degradoheshin më shumë seç i kishin degraduar ata. Prandaj ta dini se sa herë që…
Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate theksoi se e dënon ashpër vendimin e Qeverisë për emërimin e Petar Boјojevskit si udhëheqës të Agjencisë për Fondet Arsimore Evropiane – një institucion që ka për qëllim t’i afrojë të rinjtë me vlerat evropiane, e jo t’i ofendojë dhe t’i poshtërojë ata. Emërimi i një personi i cili tërë karrierën e tij publike dhe politike e ka ndërtuar mbi fyerje dhe nënçmime ndaj shqiptarëve, paraqet një provokim të drejtpërdrejtë jo vetëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, por edhe për vetë idenë evropiane në vend”, thekson BDI.(INA) Veçanërisht ironike dhe tragjike…
Kryeministri Hristijan Mickoski dje ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të ekonomisë, Howard Lutnick. Kryeministri e bëri të ditur bisedën mëngjesin e sotëm, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, duke treguar se ai dhe Lutniku ranë dakord për zhvillimin e partneritetit strategjik dhe ekonomik mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara./Alsat.mk
Një 33-vjeçar me origjinë nga Kosova (Samson K.) dyshohet se ka therur me thikë bashkëshorten e tij, Sabrina K. (31-vjeçare), duke i shkaktuar plagë të rënda trupore. Sipas mediave gjermane, viktima ka marrë pesë goditje me thikë. Raportohet se rasti ka ndodhur në prezencën e djalit të tyre 7-vjeçar. Gazeta gjermane Bild shkruan se Samson dhe Sabrina ishin të martuar prej disa vitesh dhe kishin dy fëmijë, një vajzë 4-vjeçare dhe djalin. I dyshuari pas krimit është ndaluar pranë viktimës së lënduar rëndë dhe ka kryer një telefonatë. Një dëshmitar e ka fotografuar atë. Sipas Bild, Samson dhe Sabrina kanë…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut është deklaruar pas takimit që kryeministri Hristijan Mickoski e pati me përfaqësuesit e sindikatave, në kuadër të së cilës u bisedua për pagën minimale, marrëveshjen kolektive dhe përfaqësimin e sindikatave. Nga Qeveria bëjnë të ditur se Qeveria do ta pranojë çdo marrëveshje për pagën minimale e që del nga dialogu ekonomiko – social. “Qëndrimi i Qeverisë lidhur me rritjen e pagës minimale është i qartë dhe i bazuar në ligj. Gjegjësisht, sipas ligjit, Qeveria është e obliguar ta përcaktojë nivelin e pagës minimale më së voni deri më 31 mars. Qeveria do të pranojë çdo…
