Zëvendëskryeministri i Qeverisë i ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë, Arbën Fetai, mori pjesë sot në seancën e parë të përbërjes së re të Këshillit për bashkëpunim ndërmjetQeverisë dhe shoqërisë civile. Me këtë akt, përfundoi formalishtbojkoti disavjeçar i Këshillit nga ana e organizatave të shoqërisëcivile, i cili kishte filluar si reagim ndaj shpërndarjes joparimoretë fondeve publike nga qeveria e mëparshme.
Në fjalimin e tij para anëtarëve të Këshillit, Zëvendëskryeministri Fetai theksoi rolin thelbësor të sektoritcivil si mbrojtës i demokracisë dhe si partner konstruktiv nëkrijimin e politikave më të mira publike.
“Organizatat e shoqërisë civile nuk janë dekor i demokracisë, por mbikëqyrës aktiv i saj – zëri që ngre alarmin kur shfaqenfenomene si korrupsioni dhe padrejtësia”, theksoi Fetai.
Ai shtoi se Qeveria ka për detyrë jo vetëm të dëgjojë, por edhe tëveprojë.
“Demokracia është një proces i vazhdueshëm i vetëkorrigjimit. Roli juaj është thelbësor në këtë proces, ndërsa detyra jonë ështëta mbështesim atë pjesëmarrje,” tha ai.
Duke u ndalur te sfidat me të cilat përballet sektori civil, Fetai përmendi qasjen e kufizuar në fonde, mungesën e mbështetjesinstitucionale dhe kornizën ligjore jo mjaftueshëm funksionale.
“E di çfarë do të thotë të kërkosh fonde, të raportosh në detajepër projektet dhe të përballesh me institucione që shpesh nuk tëkuptojnë,” tha Fetai, duke shtuar se një shoqëri civile e organizuar mirë dhe me mbështetje të duhur ka fuqinë të sjellëndryshime thelbësore në shoqëri.
Në këtë drejtim, ai theksoi qëllimin e sinqertë të Qeverisë për tëvendosur një bashkëpunim të mirëfilltë me sektorin civil, duke përmendur vendimin e fundit për përfshirjen e një përfaqësuesitë shoqërisë civile me të drejtë vote në Trupin Ndërresorial përkoordinimin e luftës kundër korrupsionit.

