Një burrë dhe një grua nga Maqedonia e Veriut janë arrestuar në afërsi të pikës kufitare “Bogorodicë”, përcjell TV21. Sipas MPB-së, të njëjtit dyshohen për trafikim të emigrantëve.
“Janë privuar nga liria L.J. (35), një 17-vjeçar nga Kina dhe U.K. (23) nga Afganistani, ndërsa dy persona e kanë lëshuar vendin e ngjarjes. Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, dhe për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale “trafikim me emigrantë”, sipas nenit 418-B nga Kodi Penal, gjithashtu në afërsi të linjës kufitare, janë privuar nga liria D.T. (32) dhe një grua 49-vjeçare me iniciale V.T., të dy nga Gjevgjelia. Në afërsi të tyre janë gjetur telefona celularë, të cilat janë marrë për kontroll të mëtutjeshëm”, thonë nga MPB./TV21