Autor: Suad Avdiu

Moti sot paradite do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në pjesët perëndimore dhe lindore të vendit do të ketë mot jostabil me reshje shiu dhe bubullima. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 20 deri në 27 gradë.

Read More

“Si koleg dhe ministër i Kulturës dhe Turizmit, dëshiroj sinqerisht dhe thellësisht t’ju ​​kërkoj falje për atë që ndodhi – pagat u vonuan dhe nuk u paguhen para festave të Pashkëve”, u tha ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Lutkov punonjësve të kulturës “Jam i vetëdijshëm se ky është një problem madhor që ju ka shkaktuar shqetësim juve dhe familjeve tuaja, aq më tepër që këto duhet të jenë ditë gëzimi dhe feste familjare. Më vjen sinqerisht keq që kjo vonesë ndodhi me gjithë përpjekjet e mia për të mbërritur në kohë. Shkak për këtë është problemi i kahershëm…

Read More

Të nderuar besimtarë ortodoks dhe katolikë, pranoni urimet tona më të sinqerta për festën e madhe të Pashkëve me urata dhe lutje për një festë të mbarë në gjirin familjar, mirëqenie, shëndet, gëzim dhe fat. Kjo fundjavë është e veçantë për besimtarët ortodoks dhe katolikë në mbarë botën. Janë këto ditët e afrimit me njëri-tjetrin por edhe të besimit mes nesh. Si festë e ringjalljes dhe ripërtëritjes, Pashkët janë simbol i sakrifikimit dhe i shpresës, i fillimeve të reja. Në frymën e kësaj dite të bekuar për këta besimtarë të ringjalljes së jetës dhe shpresës, të reflektojmë se pavarësisht…

Read More

Gashi: Jam deputet i Alternativës në kuadër të koalicionit VLEN, mbetem besnik ndaj votuesit Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, ka sqaruar se ai si deputet mbetet besnik ndaj votuesit. Ai ka ritheksuar se është dhe mbetet deputet i Alternagtivës dhe koalicionit VLEN. Postimi i plotë i kryeparlamentarit Gashi: Si deputet i Kuvendit Republikan, mbetem besnik ndaj votuesit që më ka mandatuar në zgjedhjet e 8 majit 2024. Pra, Afrim Gashi është deputet i Alternativës në kuadër të koalicionit VLEN. Natyrisht, nga detyra e Kryetarit të Kuvendit përpiqem të jem i barabartë…

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sapo ka ndarë një mesazh tjetër në kanalet e tij personale, duke kërkuar për një ditë kur të gjithë ukrainasit mund të ndajnë “një Pashkë paqësore” së bashku. Më herët këtë mëngjes, presidenti akuzoi Rusinë për shkeljen e menjëhershme të “armëpushimit të Pashkëve” të Vladimir Putinit, me bombardime ndaj pozicioneve ukrainase të raportuara në vijën e frontit. Në mesazhin e fundit ai thotë se “herët a vonë e keqja do të tërhiqet dhe jeta do të triumfojë”. “Le të mbarojë ora e së keqes. Do të vijë dita e jetës. Dita e paqes. Dita e Ukrainës.…

Read More

MPB-ja njoftoi se është gjetur shoferi i cili dje në Shkup ka goditur me “Fiat” trotinetin elektrik të cilin e drejtonte një 28-vjeçar nga Shkupi, me çka është larguar nga vendi i aksidentit. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar personi që drejtonte trotinetin, i cili pas marrjes së ndihmës së shpejtë mjekësore është transferuar në klinikat e Shkupit. Siç thuhet në njoftim, dje në ora 11:53 në SPB Shkup është raportuar se në rr. “Mendeleeva” në Shkup, në të cilën ka marrë pjesë automjeti i udhëtarëve “Fiat” me targa të Shkupit i drejtuar nga S.A. (33) nga Shkupi dhe…

Read More

Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për të zgjedhur Kryeparlamentare, Albulena Haxhiun, ka dështuar të shtunën e 19 prillit. Kryesuesi i kësaj seance, Avni Dehari njoftoi se seanca do të vazhdojë sërish të hënën në ora 15:00. Albulena Haxhiu në të dyja votimet mori 57 vota të deputetëve, nga 61 sa nevojiteshin, ndërsa 20 prej tyre ishin kundër dhe tre abstenuan, nga 115 deputetë që ishin në sallë. Pas seancës, Haxhiu tha para gazetarëve se edhe të hënën emri i saj do të propozohet, ndërsa akuzoi partitë tjera politike që sipas saj po i mbajnë bllokuar institucionet e vendit. “Së pari më…

Read More

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperaturat do të lëvizin nga 5 deri në 27 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura do të lëvizë nga 8 deri në 27 gradë./alsat.mk

Read More

Heronjtë nuk harrohen kurrë! Sot në Tetovë nën organizimin e SHVL të UÇK-së, u mbajt një akademi solemne kushtuar heronjve të heshtur të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, atyre që pa zë, por me zemër të madhe, dhanë gjithçka për çështjen kombëtare – deri në vetëflijim. Kjo akademi, e para e këtij lloji, iu kushtua veprimtarit të shquar dhe atdhetarit të madh, Azgan Haklaj, njëri prej figurave më të ndritura që dha një kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin dhe dinjitetin tonë kombëtar. Lavdi të përjetshme heronjve të heshtur! Nderim për Azgan Haklajn dhe të gjithë bashkëveprimtarët e tij!

Read More

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar se me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari ka patur një bisedë të shkurtë telefonike dhe asgjë më tepër. Ai tha se ata si BDI janë duke ndjekur të gjitha zhvillimet, por jo personalisht ai, për shkak se tha, Ahmeti, ka detyrim ndaj platformës, programit angazhimeve që i janë caktuar. “Me rëndësi është që politika shqiptare të jetë konstruktive në Maqedoninë e Veriut, të jetë ndërtuar mirë, qëndrimet e BDI-së jo njëherë i kam publikuar që me angazhimin e partive politike në VLEN në ekzekutivin e RMV-së, e kanë devalvuar dhe poshtëruar shqiptaret e…

Read More