Autor: Suad Avdiu
Si subjekt që VLEN, me kënaqësi dhe krenari njoftojmë opinionin publik se, për herë të parë pas shumë dekadash, 38 shqiptarë kanë nisur punë në sektorin e librave amë i cili është një hap i madh drejt barazisë, përfaqësimit të dinjitetshëm dhe integrimit real institucional të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Punësimet e qytetarëve tanë tashmë kanë filluar, ky hov nuk ndalet dot. Bllokadat e sponsorizuara nga BDI përmes Taravarit morën fund. Tani çdo ditë e më shumë rritet numri i shqiptarëve që po punësohen në institucione të shumta. Po me këtë ritëm do të vazhdojmë akoma. Ne punësojmë sepse…
Aleanca për Shqiptarët, dega e Arben Taravarit, kritikon deklaratat e fundit të zv/kryeministrit Arben Fetai lidhur me Ligjin për Përfaqësim të Drejtë, duke i konsideruar ato si një përpjekje tjetër për të justifikuar paaftësinë dhe dështimet e qeverisë aktuale në çështjet që lidhen me të drejtat e shqiptarëve. “Të thuash se ‘propozimi ka qenë që në kohën e qeverisë së kaluar’, ndërkohë që sot ju mbani pushtetin ekzekutiv, nuk është vetëm shmangie nga përgjegjësia, por edhe një përpjekje për të relativizuar fajin tuaj politik. Kjo çështje nuk duhet të përdoret për llogari politike apo për të ndërtuar skenarë destabilizimi, siç…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se sot zyrtarisht do të lëshohet në përdorim rruga magjistrale Ohër – Shën Naum me një gjatësi prej 24,3 kilometrash. “Vlera e projektit për rikonstruksionin e kësaj rruge ishte 11.7 milionë euro. Kjo do të thotë se pas gati 4 dekadash, jo vetëm banorët e Ohrit, por edhe një numër i madh qytetarësh nga i gjithë shteti, si dhe turistë, do të mund të udhëtojnë nga Ohri deri te kompleksi manastiror i Shën Naumit, por edhe deri në Republikën fqinje të Shqipërisë, në aks rrugor të ri. Këto projekte kapitale nuk e përmirësojnë vetëm…
Veprimi i fundit nga Prokuroria Publike konfirmojnë gjithçka. LSDM që nga dita e parë e ka thënë të vërtetën për Koçanin. Arrestimet e djeshme të oficerëve të policisë janë individë që LSDM i shpalli në serialin “E vërteta për Koçanin” si përgjegjës të drejtpërdrejtë për lejimin e funksionimit të paligjshëm të diskotekës “Pulse”, thuhet në kumtesën e LSDM-së. “Falë fakteve të publikuara dhe presionit, më në fund po merren masa. Por fakti mbetet se për katër muaj, drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike Aleksandar Janev, Ministri Pançe Toshkovski dhe e gjithë udhëheqja e VMRO-DPMNE-së u përpoqën t’i mbronin dhe të…
Në lidhje me informacionet për përkeqësimin e gjendjes së sigurisë mes Izraelit dhe Iranit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme apelon te të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut që ndodhen në territorin e Izraelit dhe Iranit të ndjekin portalet kombëtare për raste emergjente dhe të veprojnë sipas udhëzimeve të institucioneve kompetente. Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjithë shtetasve tanë të përmbahen nga çdo udhëtim drejt vendeve të këtij rajoni, deri në përmirësimin e gjendjes së sigurisë. “Sipas informacionit të marrë nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv, për momentin hapësira ajrore mbi…
Prokurori publik i shtetit Lupço Kocevski dhe ekipi i prokurorëve i cili e udhëheqë hetimin në Prokurorinë Themelore të Koçanit lidhur me zjarrin në klubin “Puls”, sot do të mbajnë konferencë për mediat për procedurën e deritanishme në këtë lëndë dhe për vendimin e prokurorit publik. Në zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, që ndodhi natën e 16 marsit, jetën e kanë humbur 62 persona, ndërsa rreth 200 u lënduan.
Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, në disa vende përgjatë Vardarit do të ketë erë të kohëpaskohshme nga drejtimi i veriut. Temperatura minimale do të lëvizë në intervalin nga 9 deri 19, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 27 deri 34 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginës, do të fryjnë kohëpaskohe erëra të forta nga drejtimi i veriut. Temperatura minimale do të bie deri në 17,…
Ngjarje solemne në Likovë: Kryetari Arifi shpreh mirënjohje për kontributin e klubeve sportive Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, kryetari z. Erkan Arifi priti sonte në një darkë të organizuar posaçërisht për klubet futbollistike Bashkimi, Llopati dhe Hotla. Kjo ngjarje e veçantë u zhvillua me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe vlerësimin e kontributit të klubeve sportive në komunitetin tonë. Në mesin e të pranishmëve ishin edhe përfaqësues nga klubet komunale të Komunës së Likovës, si dhe klubi i njohur KF Besa, të cilët me praninë e tyre e shtuan rëndësinë e këtij takimi. Atmosfera festive u pasurua nga muzika…
Në Koçan sot, ka pasur arrestime të reja në lidhje me zjarrin që ndodhi në diskotekën “Puls”, në të cilin vdiqën 62 persona dhe u plagosën gati 200. Sipas informacioneve jozyrtare, janë ndaluar 13 persona, përfshirë shefa dhe policë që ishin në detyrë natën kur ndodhi tragjedia. Midis të arrestuarëve janë T.D., shef i policisë kriminale, D.P. i cili ishte në detyrë natën kur ndodhi aksidenti, M.M. – shef i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Koçanit, K.J. – Shefi i Krimit Ekonomik në Stacionin e Policisë së Koçanit, si dhe M.R. – një polici i cili ishte në detyrë…
“Urdhër-arresti është dërguar dhe tani vendet që janë partnerët tanë duhet të përgjigjen se ku është Artan Grubi. Nuk e di nëse Nikola Gruevski është arratisur me një automjet diplomatik apo jo, nuk kam një pasqyrë të tillë të hetimit. Por, po, kur bëhet fjalë për Artan Grubin, ai vetë ose personi që e shoqëroi ose e transportoi atë, pra një konsull nderi i një vendi, u largua nga Maqedonia me një automjet me targa diplomatike dhe më pas ai person është thirrur për një intervistë informative”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si i ftuar…
