Autor: Suad Avdiu
Aleanca për Shqiptarët dega Kumanovë demanton shpekulimet që po qarkullojnë nëpër rrjete sociale se gjoja Aleanca për Shqiptarët sonte organizon tubim në Kumanovë. Njoftojmë opinionin se gjitha strukturat e ASH Kumanovë janë të unifikuara dega, nëndegët, forumi rinorë, asambleja e gruas etj, qëndrojnë fuqishëm pas vendimeve të organeve partiake të partisë. Tubimet tjera që organizohen nga Izet Mexhidi, Adnan Azizi dhe individët tjerë të LEN-it, e ku keqpërdoret emri i Aleancës për Shqiptarët i vlersojmë si tendencioze, tinzare dhe me qëllime të kqija. Përfundimisht Aleanca për Shqiptarët Kumanovë nuk mban tubim sonte në Kumanovë! Me respekte Huzeir Mustafi- Kryetar i…
Bashkimi Demokratik për Integrim me shqetësim të madh ndjek vendimin e Prokurorisë Publike për të ngritur aktakuzë ndaj ish-ministrave të ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe Valon Saraçini, në lidhje me rastin “Koçani”. Kjo drejtësi selektive dhe veprim i qartë me motive politike përfaqëson edhe një dëshmi tjetër se prokuroria jo vetëm që e ka humbur pavarësinë e saj, por është shndërruar në një instrument për përndjekje politike dhe inxhiniering zgjedhor. Qëllimi është i qartë: ndikim i drejtpërdrejtë mbi zgjedhjet lokale dhe heshtja e mediave kritike përmes shënjestrimit të personaliteteve të dalluara dhe zëshme nga komuniteti shqiptar. Prokuroria e ka humbur plotësisht…
Koçan, 14 qershor – Familjet e viktimave të zjarrit në klubin “Puls” vazhdojnë të organizojnë “Marshin për engjëjt”, ndërsa sot do të mbahet sot marshi i nënti me radhë. Ndryshe nga marshet e mëparshme, ky marshim proteste në Koçan do të fillojë në orën 18:05 si simbol i reagimit të vonuar të institucioneve. Organizatorët e marshimit theksojnë se ai është gjithashtu në mbështetje të të lënduarve në tragjedi dhe u bëjnë thirrje familjarëve, të afërmve dhe miqve të tyre që t’u bashkohen. Protesta ka për qëllim vetëm të sigurojë drejtësi për të gjithë ata që vuajtën në zjarr, i cili…
Nga sot, 14 qershor deri më 17 qershor në mesnatë, zgjat afati i parë për regjistrim elektronik të nxënësve që do të fillojnë mësimin në vitin e parë të shkollave të mesme publike në shtator për vitin akademik 2025/2026. Regjistrimi kryhet përmes sistemit të shërbimeve elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, i disponueshëm në https://e-uslugi.mon.gov.mk, duke u kyçur përmes llogarive të tyre të përdoruesit në platformën schools.mk. Pas përfundimit të regjistrimit elektronik, nxënësit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm në shkolla më 18 qershor (nga ora 8:00 deri në 19:00) dhe më 19 qershor (nga ora 8:00 deri në…
Koalicioni VLEN tha se në postat e Maqedonisë 35 shqiptarë janë avancuar në pozita të rëndësishme, 60 janë punësuar dhe 35 janë në prag të punësimit, që siç thotë VLEN, po ndodh një revolucion i heshtur e i fuqishëm në përfaqësimin e shqiptarëve. VLEN tha se ky është një hov që s’ka parë ky institucion prej ekzistencës së tij “Po shkaktojmë revolucion të heshtur e të fuqishëm, një përthyerje historike në përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore! Nën udhëheqjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të Postave të Maqedonisë, Orhan Kurtishi, një profesionist i përkushtuar dhe kuadër i VLEN-it, po…
Shkup, 14 qershor – Trafiku në rrugët shtetërore sot në mëngjes zhvillohet pandërprerë, në rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë –…
Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë lumit Vardar herë pas here erë e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 8 deri në 18 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 26 deri në 33 gradë. Në Shkup, do të mbajë mot me diell dhe ngrohtë. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në disa pjesë të luginës herë pas here erë e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 14, ndërsa maksimale do të arrijë 31 gradë.
Irani ka nisur kundër-sulmin ndaj Izraelit. Gjatë sulmit me raketa iraniane, një nga raketat balistike të lëshuara depërtoi në mbrojtjen antibalistike të Izraelit dhe goditi qendrën e Tel Avivit. Përgjigja raketore e Iranit ndaj sulmit të Izraelit filloi në mbrëmje, si rezultat i së cilës u regjistrua një numër i madh raketash balistike mbi Izrael, raportojnë mediat ndërkombëtare. Udhëheqësi suprem i Iranit thotë se Izraeli nisi një luftë dhe se Teherani do t’ju shkaktojë atyre goditje të rënda. “Regjimi sionist (Izraeli) nuk do të mbetet i padëmtuar nga pasojat e krimit të ti. Kombi iranian duhet të ketë garanci se…
Dr. Zekirja Shaini, specialisti i mushkërive të bardha nga Sllupçani që ndihmon pacientët hallexhinj
Autor i tekstit: REXHEP ADEMI 13 Qershor, 2025-Zekirja Shahini- është mjeku shqiptar, specialist i mushëkrive të bardha nga Sllupcani i Kumanovës që të bën krenar në mes të spitalit shtetëror të Maqedonisë në Shkup. Dr. Shaini është një mjek me zemër të madhe që punon shumë, duke shëruar shumë pacientë që kanë probleme me mushëkrit të bardha. Ai punon në Klinikën Universitare për pulmologji dhe alergologji në Shkup, ku pacientët hallexhinj janë shumë të kënaqur nga modestia, korektësia dhe profesionalizmi. Një specialist i shkëlqyer i fushës së pulmologjisë, i shkolluar në Universitetin më prestigjioz në Shqipëri, ku gjatë viteve të…
Rriten tensionet, mediat iraniane publikojnë pamje të raketave drejt Izraelit Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar të premten në mbrëmje në Tel Aviv, sipas ekipit të CNN në terren, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme kanë arritur një tjetër kulm. Ushtria izraelite ka deklaruar se “i gjithë Izraeli është nën zjarr” nga predhat iraniane. Një konferencë për shtyp e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) u ndërpre papritur për shkak të një “sulmi të ardhshëm iranian ndaj Izraelit qendror”, sipas një zyrtari izraelit. Zëdhënësja e IDF-së, Effie Defrin, po u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve kur një njoftim urgjent u transmetua në…
