Autor: Suad Avdiu
E rëndë: Nënë e bir nga Kosova mbyten në pishinë Një grua 34-vjeçare nga Deçanit dhe i biri i saj 3-vjeç kanë humbur jetën në një pishinë në Kanada. Lajmi është konfirmuar nga kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj. Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e tyre. “Na e keni vrarë zemrën sot! Lagjës sonë do t’i mungojë buzëqeshja dhe mirësia jote, Elzina Halit Ramosaj, dhe birit tënd, Elonit!” Hetimet për rrethanat e tragjedisë janë në vazhdim./Televizioni News
Fetai: Çlirimi i Kosovës është një moment historik krenarie dhe sakrifice Sot Sot, së bashku me deputeten Mimoza A Musa, zëvendësministrin e Bujqësisë Albrim Hoxha, kryetaren e FRASH Yllka Nuredini dhe kolegët nga VLEN, patëm nderin të marrim pjesë në pritjen shtetërore të organizuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, me rastin e 26-vjetorit të Çlirimit të Kosovës. Çlirimi i Kosovës është një moment historik krenarie dhe sakrifice, që na rikujton se paqja, liria dhe dinjiteti kombëtar janë vlera themelore që duhet t’i mbrojmë dhe nderojmë çdo ditë. Respekt i thellë dhe mirënjohje të përjetshme për…
Dështoi nisma për një Njësi Zgjedhore, VMRO-ja nuk i mbështeti ndryshimet Pavarësisht zotimit publik, deputetët në Kuvend nuk e mbështetën edhe një nismë tjetër për ndryshimit e modelit zgjedhor nga gjashtë në një njësi dhe sistem me lista të hapura të kandidatëve. Propozues i nismës, kryetarja e Partisë Liberal Demokrate Monika Zajkova gjatë prezantimit të nismës para deputetëve foli për rëndësinë e vlerësimit të secilës vote njësoj si dhe zgjedhjes së drejtpërdrejt të kandidatëve në lista të hapura. Nisma mori mbështetjen e vetëm disa prej deputetëve të opozitës. Nevoja për ndryshimin e ligjit, nuk kaloi. “Nuk është e drejtë…
Zëri i gruas shqiptare jehon nga Shkupi – Promovohet Shoqata “Gonxhet” me në krye Miranda Hashanin Në një atmosferë të ngrohtë dhe frymëzuese, Teatri Shqiptar në Shkup mirëpriti më 11 qershor 2025 ceremoninë promovuese të Shoqatës për afirmimin e artit, kulturës dhe gruas “Gonxhet”. Ngjarja mblodhi figura të shquara të botës së artit e kulturës, përfaqësues institucionesh publike, universitete, diplomatë, organizata të shoqërisë civile dhe media, duke e shndërruar promovimin në një manifestim domethënës për fuqizimin e gruas shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Në fjalën e saj përshëndetëse, kryetarja e Shoqatës “Gonxhet”, znj. Miranda Hashani, prezantoi vizionin dhe…
Arben Fetai: Për “trimat” e BDI-së Zv/kryeministri për Qeverisje të mirë, Arben Fetai, në foltoren e Parlamentit të Maqedonisë ka parashtriar disa pyetje për përfaqësueaot e BDI-së, që po ankohen për përfqësimin e shqiptarëve, raporton Televizioni News. “A jeni ju ata “trima” që e latë Akademinë e Shkencave pa asnjë përfaqësues shqiptar? A jeni po ju ata që e latë njësitin “Alfa” pa asnjë shqiptar në përbërje? Madje, ish-ministri i Brendshëm – që sot nuk është në sallë – na tregonte se nuk paska pasur asnjë shqiptar që di not! Dhe pastaj i tregonte zëvendësministrit tuaj se mund të marrë…
Për shtatë vjet, qeveria e mëparshme mori një borxh prej 4.1 miliardë eurosh, ndërsa vetëm në katër vitet e fundit të qeverisjes së tyre, 3.3 miliardë euro, siç tregohet nga të dhënat mbi lëvizjen e borxhit publik nga viti 2017 e këndej, tha Ministrja e Financave në përgjigje të një pyetjeje parlamentare në një seancë parlamentare. Ajo theksoi se qeveria e mëparshme ka pohuar vazhdimisht se 2 miliardë janë përdorur për masa antikrizë, megjithëse Enti Shtetëror për Revizion njoftoi se vetëm 400 milionë euro janë shpenzuar për masa antikrizë. “Kur bëhet fjalë për borxhin publik, ju keni më pak të…
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, sot, në kuadër të aktiviteteve të tij të punës, vizitoi Sektorin e Punëve të Brendshme në Kumanovë dhe Njësinë policore Mateç, ku nga udhëheqësia u informua për aktivitetet që po ndërmerren në territorin e Kumanovës. Në takim u theksua se situata e sigurisë në të gjithë rajonin është stabile. Ata diskutuan gjithashtu aktivitetet aktuale, lëvizjen e krimit, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe sfidat me të cilat përballen në aspektin e mungesës së mjeteve materiale dhe teknike dhe burimeve të pamjaftueshme njerëzore. Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Iseni theksoi se do…
Profesori universitar Azir Aliu këtë javë nisi detyrën e minisrit të ri të Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut. Ai vjen nga radhët e koalicionit VLEN, duke zëvendësuar në këtë post Arben Taravarin, i cili dha dorëheqje, përcjell INA. Azir Aliu është profesor dhe ekspert në fushat e shkencave moderne dhe teknologjisë, me specializime në kriptografi, siguri kibernetike, teknologjitë “blockchain” dhe mësim të makinerive. Më parë ka qenë profesor në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Sipas të dhënave të publikuara, ministri i ri ka deklaruar si pasuri një shtëpi në Gostivar, dy apartamente në Shkup, si dhe është pronar i…
Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit thonë se janë të shqetësuar për dakordimin mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe koalicionit VLEN, që propozim-ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të dërgohet fillimisht në Komisionin e Venecias, pa u miratuar më parë në Kuvend. ASH e konsideron këtë qasje si të gabuar dhe të rrezikshme, duke paralajmëruar për një boshllëk ligjor që mund të çojë në diskriminim në punësime dhe bllokim të reformave ndëretnike. Si shembull, theksohet rasti i Ligjit për Gjuhët, për të cilin u deshën gjashtë vjet për një opinion nga Komisioni i Venecias. “Kryeministri Mickoski ka bërë të qartë…
Qytetarët në Maqedoninë e Veriut nuk mund të marrin kredi që kalojnë 70 për qind të të ardhurave të tyre. Kjo është arsyeja pse rreth 30 mijë kredi të shpejta, që arrijnë vlerën e afërsisht 20 milionë eurove, nuk mund të kthehen nga qytetarët ndaj këtyre shoqërive financiare. Nga Grupi i Shoqërive Financiare thuhet se për këtë arsye janë ashpërsuar kriteret për miratimin e kredive. Sipas kryetarit të Grupit të Shoqërive Financiare Jo-Bankare pranë Odës Ekonomike, Nikola Joshevski, është e nevojshme të përmirësohet shërbimi ndaj klientëve dhe të rritet përgjegjësia gjatë procesit të kreditimit. Biljana Mishiq, nënkryetare e Grupit, shpjegoi…
