Në Koçan sot, ka pasur arrestime të reja në lidhje me zjarrin që ndodhi në diskotekën “Puls”, në të cilin vdiqën 62 persona dhe u plagosën gati 200.
Sipas informacioneve jozyrtare, janë ndaluar 13 persona, përfshirë shefa dhe policë që ishin në detyrë natën kur ndodhi tragjedia.
Midis të arrestuarëve janë T.D., shef i policisë kriminale, D.P. i cili ishte në detyrë natën kur ndodhi aksidenti, M.M. – shef i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Koçanit, K.J. – Shefi i Krimit Ekonomik në Stacionin e Policisë së Koçanit, si dhe M.R. – një polici i cili ishte në detyrë mbrëmjen e aksidentit.
Ministria e Brendshme do të publikojë nesër më shumë informacion në lidhje me arrestimet e sotme brenda radhëve të saj.lideri.mk

