Ngjarje solemne në Likovë: Kryetari Arifi shpreh mirënjohje për kontributin e klubeve sportive

Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, kryetari z. Erkan Arifi priti sonte në një darkë të organizuar posaçërisht për klubet futbollistike Bashkimi, Llopati dhe Hotla. Kjo ngjarje e veçantë u zhvillua me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe vlerësimin e kontributit të klubeve sportive në komunitetin tonë.
Në mesin e të pranishmëve ishin edhe përfaqësues nga klubet komunale të Komunës së Likovës, si dhe klubi i njohur KF Besa, të cilët me praninë e tyre e shtuan rëndësinë e këtij takimi.
Atmosfera festive u pasurua nga muzika e zgjedhur e prof. Florim Zulfiu, këngëtarit të njohur Nuredin Fetahu dhe grupit të tyre nga Kori Komunal “Zejadin Ismaili”, të cilët sollën emocione të veçanta për të gjithë të pranishmit.
Kryetari z. Erkan Arifi, në fjalën e tij përshëndetëse, falënderoi të gjithë të pranishmit për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në zhvillimin e sportit dhe bashkëpunimit ndërmjet klubeve.
Në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi, klubi i Hotlës e nderoi kryetarin me një mirënjohje të veçantë, duke vlerësuar përkrahjen dhe kujdesin e vazhdueshëm ndaj sportit dhe rinisë.
Kjo darkë festive dëshmoi edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit dhe unitetit në komunitetin tonë, duke krijuar ura të reja miqësie dhe bashkëpunimi për të ardhmen./Televizioni News



