Autor: Suad Avdiu
Njëzet e gjashtë vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më 12 qershor 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë, në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze.
Në Shipëri është konfirmuar rasti i parë i lisë së majmunëve, sëmundje ngjitëse e diagnostikuar te një i ri i moshës tridhjetë vjeçare Sipas medias, pacienti është izoluar menjëherë pas konfirmimit të diagnozës. Autoritetet shëndetësore janë mobilizuar për të gjurmuar kontaktet e tij dhe për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të sëmundjes. “I riu ka udhëtuar jashtë vendit, të paktën kjo është ajo që ka treguar para mjekëve të cilët e lidhin këtë të fundit si shkak infektimi, pasi deri më tani në Shqipëri nuk kanë identifikuar ose të paktën nuk janë raportuar nga Instituti i shëndetit publik raste…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se nuk do ta fal Bujar Osmanin, pasi ky i fundit “e ka prekur identitetin maqedonas”. Nga BDI thonë se deklarata e tij e fundit nuk është vetëm qëndrim i papërshtatshëm politik, por përmban aludime të rrezikshme që prekin ndjeshmëri fetare dhe etnike. “Retorika e Kryeministrit nuk ndikon vetëm te kundërshtarët e tij politikë ajo prodhon pasoja që do t’i vuajë vetë shteti dhe të gjithë qytetarët e tij. Nëse qëllimi i Kryeministrit është të nxisë përçarje dhe konflikt, BDI nuk do të kontribuojë në…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell, me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite do të ketë kushte për zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 20 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 26 deri në 35 gradë. Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu. Temperatura minimale do të bie në 17, ndërsa…
Kreu i NISMËS Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është deklaruar i prerë sa i përket pozicionit të tij dhe partisë që ai e drejton, për të qenë pjesë e koalicioneve për qeveri të vendit. Limaj tha se nuk do të jetë pjesë as e qeverisë së Albin Kurtit, as e qeverisë së mundshme të partive të ish-opozitës. Madje ai thotë se më shumë e ka marrë malli për të qenë në opozitë. “Të njëjtën i kam thënë edhe kryetarit të Partisë Demokratike, ne të ndihmojmë me ndërtu qeverinë, paketa ligjore është parësore për mua. Ne nuk jemi të interesuar as aty me…
Ministria e Ekonomisë dhe Punës ka shpallur katër thirrje publike për mbështetje financiare për subjektet afariste, me qëllim të nxitjes së sipërmarrësisë, rritjen e konkurrueshmërisë dhe avancimin e standardeve të cilësisë te ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe te zejtarë. Thirrjet janë pjesë e realizimit të Programit për zhvillimin e sipërmarrësisë dhe konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për vitin 2025, si dhe Programit për mbështetjen e konkurrueshmërisë së industrisë përpunuese dhe përgjegjësisë shoqërore për vitin 2025. Nga Ministria sot njoftuan se ëshë shpallur thirrje publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve të NVM-ve…
Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti me ftesë të Presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelensky, po qëndron në Odesa, ku po mbahet Samiti “Ukrainë – Evropa Juglindore”. Ai në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se në këtë kohëra të vështira për paqen dhe sigurinë evropiane, ata qëndrojnë fuqishëm përkrah Ukrainës. Njoftimi i plotë: “Në këto kohë të vështira për paqen dhe sigurinë evropiane, qëndrojmë fuqishëm përkrah Ukrainës, që po lufton për idealet e lirisë e demokracisë. Sot, me ftesë të Presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski, po qëndroj në Odesa, ku po organizohet Samiti “Ukrainë – Evropa Juglindore”, një ngjarje me rëndësi të…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se në një mbledhje të qeverisë kanë marrë vendim për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta nga SHBA. “Si përgjigje ndaj kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta, gatishmërinë e shprehur për bashkëpunim me partnerin dhe aleatin tonë, sot e përkthyem në Vendim të Qeverisë, në mbledhjen tonë të 262-të.” Kurti ka thënë se Kosova brenda një periudhe njëvjeçare do të pranojë dhe strehojë deri në 50 individë. Ata do të përzgjedhen nga një listë e…
Mirënjohje nacionale për arritje të larta në sport u ndanë në sallën solemne të Qeverisë. 22 sportistë, përveç plaketës, do të marrin edhe pension mujor të përhershëm, në shumë prej gjysmë deri në një herë e gjysmë paga mesatare mujore, e paguar në Maqedoni në vitin paraprak. “Këtë nuk e bëjmë për formalitet, por nga bindja e fortë. Nga bindja se një shtet që nuk i vlerëson heronjtë e vet, ngadalë po e humb edhe shpirtin e vet. Shteti nuk duhet dhe nuk do ta harrojë askënd që ka sjellë lavdi dhe nder, dhe e ka promovuar atë. Këto 22…
Gjatë tre dekadave të fundit vlerësohet se nga Maqedonia janë larguar 34 për qind e popullsisë. Me shkallën e ulët të fertilitetit, numrin në rënie të lindjeve dhe nivelin e lartë të emigrimit projeksionet e Armas e pozicionojnë Maqedoninë si një nga katër vendet në rrezik të shpopullimit në Evropë. Tre dekadat në vijim 2020-20250 popullsia do të jetë 11 për qind më e vogël Evis HALILI Shkup, 11 qershor – Maqedonia e Veriut, së bashku me Shqipërinë, Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën janë klasifikuar në grupin e 20 vendeve kryesore në botë me rënien më të lartë të popullsisë, por…
