Autor: Suad Avdiu
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi, ka reaguar me ashpërsi ndaj koalicionit “Fronti Evropian”, duke i akuzuar për keqpërdorim të votës së komuniteteve joshqiptare. Në një deklaratë publike, Azizi theksoi se shqiptarët votuan për koalicionin VLEN, një bashkim i partive etnike shqiptare, ndërsa “Frontin Evropian” e mbështetën jo vetëm shqiptarët, por edhe turqit, romët, boshnjakët dhe komunitete të tjera. “Kur tani flasin vetëm në emër të shqiptarëve, po tregojnë fytyrën e vërtetë — ata vetëm i kanë keqpërdorur komunitetet për të fshehur humbjen e thellë nga VLEN-i,” shkroi Azizi.
Në konferencën për shtyp me rastin e aktakuzës për zjarrin në Koçan, Prokurori i shtetit tha se janë akuzuar 34 persona fizikë, ndërsa për 11 është ndalur procedura, dhe për edhe dy të tjerë është ndërprerë. Nga 11-të për të cilët është ndalur procedura, shtoi ai, dy janë ish-ministra të ekonomisë. Por nuk i tregoi emrat e tyre. Ndër ata për të cilët është ndalur procedura janë edhe dy ish-drejtorë të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, mëson “360 shkallë” Kreshnik Bekteshi dhe Valon Saraçini janë dy ish-ministrat e Ekonomisë që janë në mesin e të akuzuarve në lëndën për zjarrin në…
Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve nga radhët e koalicionit opozitar VLEN, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ka reaguar ashpër ndaj politikave të deritanishme të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), duke e akuzuar këtë subjekt për përhapjen e varfërisë dhe degradimin moral përmes promovimit të industrisë së bixhozit. “BDI nuk bëri politikë, kjo sektë mbolli bixhozin dhe korri vetëm varfëri,” ka deklaruar Zekolli Shaqiri përmes një postimi në rrjete sociale. Ajo ka theksuar se lagjet shqiptare janë mbushur me kazino, ndërsa telefonat e të rinjve janë pushtuar nga aplikacionet e bixhozit online – një situatë që, sipas saj, ka sjellë pasoja të rënda…
Gjatë ditës së djeshme, në pikën kufitare në Tabanoc është privuar nga liria 46-vjeçari nga Serbia. Siç ka bërë të ditur policia, shtetasi serb po drejtonte makinën që ishte në kërkim nga Interpoli i Gjermanisë. Makina është sekuestruar, ndërkohë që do të ngrihet kallëzim penal. “Më 12.06.2025 në orën 17.15 në Vendkalimin kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunësit policorë e privuan nga liria N.Sh. (46) nga Republika e Serbisë, për shkak se gjatë kontrollit të pasaportave dhe verifikimit në evidencën operative u konstatua se automjeti i pasagjerëve “Mini” me targa kombëtare gjermane, të cilin e drejtonte, kërkohej nga Interpoli…
Kryeprokurori publik Lupço Kocevski ka njoftuar sot se Prokuroria ka hapur procedurë hetimore ndaj 13 nëpunësve policorë, të dyshuar për përgjegjësi në tragjedinë e ndodhur në Koçan, ku humbën jetën 62 persona dhe mbi 200 të tjerë u plagosën. Sipas Kocevskit, nëpunësit dyshohen se kanë kryer kontroll në kabaren “Plus” në bazë të një plani operativ të bazuar në dokumente të mëparshme, pa marrë parasysh ndryshimet e fundit ligjore. Ky veprim, sipas tij, ka ndikuar në mospërfshirjen e elementeve të nevojshme të sigurisë, përfshirë edhe ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike, që dyshohet se shkaktuan zjarrin fatal. “Prokuroria ka lëshuar…
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në Klinikën për Sëmundje Ortopedike, me sukses janë realizuar dy transplante të ndërlikuara të kocës, që siç ka bërë të ditur transplanti është bërë nga një donator i ndjerë. Ministria e shëndetësisë thotë se u zbatuan intervenime moderne dhe shumë të specializuara mjekësore në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë në vendin tonë. Pacientët ishin të moshës 45 dhe 65 vjeçare “Në Klinikën për Sëmundje Ortopedike pranë TOARILUC janë realizuar me sukses dy transplante të kockës nga një donator i ndjerë. Në Klinikën për Sëmundje Ortopedike pranë TOARILUC janë realizuar me sukses dy…
Ish-Presidenti Stevo Pendarovski mori pjesë në 20-vjetorin e Forumit “Globex”, të mbajtur në Pragë, Republika Çeke, nën titullin “Menaxhimi i Kaosit: Koha që Evropa të bëjë një hap përpara”. Nga paneli “Ballkani Perëndimor në një udhëkryq gjeopolitik: Integrimi në BE apo rritja e tensioneve rajonale”, Pendarovski tha se vonesa strategjike në integrim e ekspozon Ballkanin Perëndimor ndaj rrezikut të ndikimeve jo-evropiane dhe jodemokratike nga jashtë rajonit. Pendarovski theksoi se BE duhet të veprojë menjëherë dhe të përfundojë projektin historik të bashkimit të Evropës.
Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov, në një brifing për gazetarë prezanton ligjet nga agjenda reformuese, me theks te ato që kanë afat miratimi deri në qershor. Filkov tha se ligji shumë i pritur për Këshillin Gjyqësor është gati dhe se sot do të mbahet një takim me përfaqësues nga grupi punues i Komisionit të Venecias që po e vlerëson ligjin. Sipas Filkovit, ai do të dorëzohet në Kuvend deri në fund të qershorit. Ndërsa ligji për Prokurorinë Publike ka afat deri në dhjetor, po ashtu si edhe ligji për Këshillin e Prokurorëve Publikë. /Alsat.mk
Nesër nis regjistrimi në shkollat e mesme për vitin shkollor 2025/2026 Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se nesër, më 14 qershor, fillon regjistrimi në shkollat e mesme për vitin shkollor 2025/2026. Regjistrimi bëhet në mënyrë elektronike përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk, ku nxënësit duhet të kyçen me llogaritë e tyre personale në schools.mk. Afati i parë i regjistrimit do të zgjasë nga 14 deri më 17 qershor, ndërsa afati i dytë i muajit qershor është caktuar për datën 30 qershor. Listat përfundimtare të renditjes do të shpallen nga shkollat më 2 korrik. Afati i tretë, ai i muajit gusht, do të…
Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, në një deklaratë për media bëri të ditur se janë mbyllur gjithsej 226 kazino online që kanë vepruar në territorin e Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, ky hap përbën një ulje prej 40% të numrit të kazinove online, ndërsa paralajmëroi se në vazhdim pritet të mbyllen edhe të tjera që operojnë në mënyrë të paligjshme. “Ky është vetëm fillimi. Lufta kundër varësisë nga bixhozi dhe mbrojtja e qytetarëve do të vazhdojë,” deklaroi Mexhiti. Ai gjithashtu bëri apel te qytetarët që të denoncojnë kazinotë online, në mënyrë që institucionet përkatëse të mund të ndërmarrin masa ndaj…
