Autor: Suad Avdiu

“Të dhënat e fundit janë alarmante, që kur OBRM-PDUKM mori pushtetin në vitin 2024, numri i të punësuarve në vend është ulur me mbi 17,000 persona”, theksoi Jovica Jankovic nga LSDM në një konferencë për shtyp. Kjo, siç tha ai, nuk është vetëm statistikë. Kjo, sipas tij, është e vërteta pas mijëra fateve njerëzore, një numër i reduktuar vendesh pune, të rinj që largohen, shpresa të shkatërruara, varfëri në rritje. “Kjo është dëshmi e kolapsit ekonomik, e kaosit në tregun e punës, e alienimit të plotë të qeverisë nga realiteti në të cilin jeton populli. Të rinjtë në Maqedoni e…

Read More

Pavarësisht rezultatit negativ, ndeshja mes Shkëndijës dhe Karabagut kaloi në një atmosferë impozante dhe pa asnjë incident. Mbi 20 mijë shikues, mbrëmë ishin të pranishëm në tribunat e stadiumit të Shkupit të cilit kishin ardhur nga tërë Maqedonia për t’i dhënë mbështetje klubit të zemrës. Për shkak të incidentit paraprak në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë më 2 gusht, siguria në këtë ndeshje ishte në nivel të lartë. Policia, në hyrjet e stadiumit kryente kontrolle sa i përket materialeve dhe gjësendeve që shikuesit kishin me vete. Tifo grupi “Ballistët” i cili kishte ardhur nga Tetova me përcjellje policore, në stadium…

Read More

Kryeparlamentari, Afrim Gashi, ka përkujtuar me ndjenja të thella dhimbjeje dhe solidariteti viktimat e vërshimeve tragjike që goditën Hasanbegin në gusht të vitit 2016, duke marrë jetën e 23 personave. “Nëntë vite më vonë, dhimbja mbetet po aq e thellë. Kjo fatkeqësi mori jetën e 23 personave dhe la gjurmë të pashlyeshme në kujtesën tonë kolektive”, ka shkruar Gashi në një postim publik, duke theksuar se si banor i këtij vendbanimi dhe si kryetar i Kuvendit, ndjen përgjegjësi morale për të ruajtur gjallë kujtimin dhe respektin për viktimat. Ai shtoi se përveç dhimbjes, Hasanbegu dhe banorët e tij mbeten shembull…

Read More

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka bërë publike mbështetjen për kandidaturën e Skender Rexhepit – Zejd për Kryetar të Qytetit të Shkupit, si përfaqësues i koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim. Në një postim publik, Ahmeti thekson unitetin e forcave politike shqiptare rreth kësaj kandidature dhe përshkruan Rexhepin si zë të qytetarëve dhe njeri me përvojë të dëshmuar politike dhe shoqërore. Postimi i plotë i Ali Ahmetit: Pas konsultave me liderët e partive politike që përbëjnë Besëlidhjen Aleanca Kombëtare për Integrim, me unitet të plotë dhe me vendim të përbashkët, u dakorduam që kandidati ynë për Kryetar të…

Read More

Dy komuna, dy projekte të fuqishme – ide të guximshme dhe një politikë tregu pune nën drejtimin e Sven Hergovich, që nuk lë askënd pas. Dje pata nderin të shoqëroj Landesrat-in Sven Hergovich – ministër në nivel kantonal dhe njëkohësisht kryetar i SPÖ NÖ – në dy takime të veçanta, në cilësinë time si referent në zyrën e tij. Të dy vizitat pasqyrojnë qartë angazhimin e tij të palëkundur për një politikë moderne dhe sociale të tregut të punës. Në Gramatneusiedl vizituam, së bashku me ministrin e Financave Markus Marterbauer, modelin e parë në botë për garanci pune për personat…

Read More

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur mbështetjen për protestën e thirrur më 7 gusht nga veteranët e luftës, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së vlerave të luftës çlirimtare dhe të drejtësisë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po gjykohen në Hagë. “Është detyrë e gjithë neve të mbrojmë vlerat e luftës, dhe të mos lejojmë të rishkruhet historia me dëshmi të instrumenteve të pushtetit serb që ushtroi dhunë, represion dhe gjenocid në Kosovë”, ka shkruar Mustafa në Facebook. Ai ka theksuar se shteti i Kosovës është rezultat i dy shtyllave, rezistencës paqësore të udhëhequr nga presidenti…

Read More

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka mbajtur sot konferencë për media për të prezantuar detajet dhe informacionet për protestën e nesërme. Në konferencë për media nënkryetari Gazmend Syla tha se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për këtë protestë. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në numër sa më të madh, shkruan gazeta online Reporteri.net. “I ftojë të gjithë qytetarët që bashkëndjenjë me ne që bashkëndjenë me luftëtarët që padrejtësisht po gjykohen në Hagë që të marrin nesër pjesë në këtë protestë dhe të dërgojnë mesazh se bashkëluftëtarët tanë nuk janë vet dhe…

Read More

Të dashur miq dhe shokë, Për ju që ndoshta nuk e njihni Erkan Arifin, më lejoni ta prezantoj shkurtimisht në disa pika thelbësore. Erkan Arifi është një djalë që vjen nga një familje e arsimuar nga Komuna e Likovës, konkretisht nga fshati Mateç. I lindur më 19 tetor 1984, sot 41 vjeç, ai është i martuar dhe baba i tre fëmijëve të mrekullueshëm. Në tetor të vitit 2017, për herë të parë u propozua si një nga reformatorët e BDI-së nga profesori dhe ish-ministri z. Sadulla Duraku. Në atë kohë, Erkani ishte vetëm 33 vjeç. Përkundër skepticizmit të disa njerëzve,…

Read More

Zyrtarët policorë të SPB në Kumanovë arrestuan sot një kumanovarin tridhjetëvjeçar, i cili dyshohet se është përpjekur të sjellë një banderolë me përmbajtje fyese gjatë pushimit të një ndeshjeje basketbolli në Kumanovë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Pas zgjidhjes së rastit, kundër tij do të ngrihet një padi përkatëse. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, disa të dyshuar janë thirrur në stacionin policor në lidhje me ndeshjen e basketbollit që u zhvillua më 02.08.2025 në Pallatin e Sporteve në Kumanovë dhe janë intervistuar. Pas kryerjes së analizave në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike (PPP) në Kumanovë, do të…

Read More

Sot shënohen 9 vite nga vërshimet e rënda që goditën lagjen Hasanbeg të Shkupit më 6 gusht 2016, ku humbën jetën tragjikisht 23 persona. Me këtë rast, kryetari i Alternativës dhe njëherësh një nga drejtuesit e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, përmes një statusi në rrjete sociale ka përkujtuar këtë ngjarje të rëndë që tronditi mbarë vendin. “Ishte kjo një ngjarje që na tronditi të gjithëve dhe na përkujtoi për vlerat e domosdoshme të cilat nuk duhet t’i humbasim: humanizmi, solidariteti dhe e mira e përgjithshme”, shkruan Ibrahimi. Ai shtoi se kjo ditë duhet të shërbejë si kujtim për viktimat dhe…

Read More