Autor: Suad Avdiu

Nga koalicioni VLEN thonë se në një vend ku për dekada të tëra shqiptarët janë trajtuar si qytetarë të dorës së dytë, ata po e ndryshojnë këtë realitet, jo me fjalë, por me veprime konkrete dhe të matshme! “111 shqiptarë janë punësuar rishtazi në institucione kyçe të shtetit në pakë ditë, si rezultat i politikave tona të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, të cilat nuk njihnin zbatim real për më shumë se 20 vite! Kjo nuk është statistikë e rastësishme. Është fillimi i një kthese historike, që sjell barazi të prekshme dhe i jep fund diskriminimit institucional që ka lënë…

Read More

Deklaratat e fundit të Drejtorit të Përgjithshëm të Telekom Serbisë, Vladimir Luçiq, për investime shtesë prej 50 milionë eurosh në Maqedoninë e Veriut, nuk janë aspak një lajm i mirë për demokracinë dhe as për sovranitetin e vendit. Ato janë dëshmi e qartë e zgjerimit sistematik të projektit gjeopolitik të ashtuquajtur “Bota Serbe” – me mbështetje të drejtpërdrejtë nga Beogradi zyrtar dhe në heshtjen komode të Shkupit. Maqedonia e Veriut po kthehet shpejt në një koloni ekonomike dhe mediatike të Serbisë, pa asnjë reagim institucional, pa debat publik dhe pa asnjë vizion strategjik për mbrojtjen e interesit shtetërorë. Ajo që…

Read More

Tarifat e administratës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, mbi importet nga dhjetëra vende, që variojnë nga 10 deri në 50 përqind, kanë hyrë në fuqi, duke e vënë strategjinë e republikanëve në provë të strategjisë së tyre për uljen e deficitit tregtar. Për Maqedoninë e Veriut, vendimi i fundit i uli tarifat në 15 përqind. Kjo normë vlen edhe për vendet e Bashkimit Evropian. Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së (CBP) filloi mbledhjen e tarifave më të larta në orën 12:01 të mëngjesit sipas kohës lindore, pas javësh pasigurie rreth përqindjes përfundimtare të masave të Trump dhe përshpejtimit të negociatave…

Read More

Me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Pasdite, kryesisht në pjesët lindore, do të ketë kushte për jostabilitet të izoluar me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima afatshkurtra. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu, më e theksuar përgjatë Povardarieto-s. Në Shkup, me diell me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu.

Read More

Prezantimi i kandidatit të AKI-së për Komunën e Sarajit – Blerant Ramadani Aleanca Kombëtare për Integrim(AKI) ka prezantuar kandidatin për kryetar të komunës së Sarajit, Blerant Ramadani. Por kush është Blerant Ramadani, ja biografia e tij Në një kohë kur politika shpesh shihet si fushë e premtimeve boshe, Blerant Ramadani po sjell një frymë krejtësisht të re – atë të dijes, përvojës ndërkombëtare dhe lidershipit modern, të bazuar në rezultate konkrete. Historia e tij është ajo që shumë shqiptarë kanë ëndërruar: një djalë i thjeshtë nga Saraji, që me talent dhe punë të palodhur arrin majat e shkencës botërore dhe…

Read More

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se e kanë zbardhur tërësisht rastin e zhdukjes së 42-vjeçarit I.I. nga Kavadari, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Policisë, 42-vjeçari ishte vrarë nga vëllai i tij 43 vjeç me iniciale S.I. “Sot (06.08.2025), DPB-Kavadar ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Kavadar kundër S.I. (43) nga Kavadari, për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer veprën penale “vrasje”, sipas nenit 123 të Kodit Penal. Ai dyshohet se më 27.07.2025, në shtëpinë familjare në Kavadar, me një mjet metalik i ka shkaktuar plagë vëllait të tij I.I. (42) nga Kavadari, nga të…

Read More

Ali Ahmeti do të jetë njëri nga katër folësit që pritet t’i drejtohen qytetarëve në protestën e veteranëve të luftës të UÇK-së, të ftuar për të enjten. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) do të jetë i ftuar special në protestë, tha sot nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Gazmend Syla. Më tutje Syla tha se në protestë do të ketë edhe tre folës të tjerë, përfshirë kryetarin e organizatës, Hysni Gucatin. Protesta e thirrur nga veteranët e luftës për kundërshtimin e padrejtësive të Gjykatës Speciale në Hagë, pritet të fillojë në orën 17:00. Ajo do të mbahet…

Read More

Më 06.08.2025 rreth orës 01:10 në SPB Shkup, Qendra e Emergjencës në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” njoftoi se O.E. (25) nga Shkupi u soll tek ata me plagë nga arma e zjarrit. Sipas raportit, rreth orës 00:30 para oborrit të shtëpisë së tij në zonën e Bit Pazarit, për shkak të një keqkuptimi në trafik, shpërtheu një grindje midis tij dhe fqinjit të tij K.C., pas së cilës fqinji e sulmoi fizikisht. Siç raportohet, pas kësaj Q.Ç. dhe personat M.Ç., Sh.Ç., O.Ç. dhe B.M. hynë në oborrin e O.E. dhe sulmuan fizikisht babanë dhe vëllain e tij D.E. dhe…

Read More

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, pritet të shpallë zgjedhjet lokale këtë të premte (8 gusht) ose të shtunën (9 gusht), në orët e paradites. Raundi i parë i votimit për këshillat komunalë dhe për zgjedhjen e kryetarëve të komunave do të mbahet më 19 tetor, ndërsa raundi i dytë për zgjedhjen e kryetarëve do të zhvillohet më 2 nëntor. “Zgjedhjet do të shpallen më 8 ose 9 gusht. Pres zgjedhje të ndershme dhe demokratike, një fushatë dinjitoze, kulturë politike, garë me ide dhe vizion, si dhe përkushtim ndaj qytetarëve”, deklaroi Gashi për televizionin Sitel. Partitë politike dhe kandidatët për kryetarë…

Read More

Shkruan: Hysni SHAQIRI Retorika me fjalë ofenduese në vendet publike, është mungesë e kapciteteve intelektuale në zhvillimin e shoqërisë së një populli, ku truri i shumë njerëzve funksionon sipas idelogjisë së urrejtjes të secilit komunitet, që nuk i përket familjes së tyre sllave. Meqenëse s’kanë arritur të reformohen, jetojnë ende me ide të vjetra dhe mentalitet të së kalurës me mendimin se shteti është vetëm i maqedonasve dhe të tjerët nuk duhet të jetojnë në të, kjo nuk i jep kuptim zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë, në cilindo vend me strukturë demografike të përzier, siç është Maqedonia e Veriut (MV).…

Read More