Dy komuna, dy projekte të fuqishme – ide të guximshme dhe një politikë tregu pune nën drejtimin e Sven Hergovich, që nuk lë askënd pas.
Dje pata nderin të shoqëroj Landesrat-in Sven Hergovich – ministër në nivel kantonal dhe njëkohësisht kryetar i SPÖ NÖ – në dy takime të veçanta, në cilësinë time si referent në zyrën e tij.
Të dy vizitat pasqyrojnë qartë angazhimin e tij të palëkundur për një politikë moderne dhe sociale të tregut të punës. Në Gramatneusiedl vizituam, së bashku me ministrin e Financave Markus Marterbauer, modelin e parë në botë për garanci pune për personat e papunë afatgjatë – një projekt që u iniciua nga vetë Sven gjatë kohës së tij si drejtues i AMS NÖ.
Ky model tregon se si politika e punës mund të ndryshojë jetë – duke ofruar mundësi reale, perspektivë dhe mbështetje konkrete. Sidomos në kohë të vështira si këto, programe si “Aksioni 55+” i qeverisë federale janë më të rëndësishëm se kurrë për të parandaluar varfërinë dhe për të forcuar kohezionin shoqëror.
Në Sigmundsherberg vizituam Qendrën për Trajnime Klimatike të BFI-së – një tjetër projekt model, i iniciuar po ashtu nga Sven. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për trajnim, por për ndërtimin e së ardhmes: përgatiten profesionistët që do të jenë kyç për transformimin ekologjik dhe teknologjik të shoqërisë sonë.
Ministri i Financave Marterbauer ishte prezent në të dy vizitat dhe pati mundësinë të bindet vetë se si funksionon në praktikë një politikë e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse e tregut të punës. Të dy projektet përfaqësojnë atë për çka qëndron Sven Hergovich: ide të guximshme, zbatim konkret dhe një treg pune që nuk lë askënd pas. Jam krenar që, si pjesë e ekipit të tij, mund të jap kontributin tim në këtë rrugëtim./Televizioni News Vlora Zenuni Hamiti


