Të dashur miq dhe shokë,
Për ju që ndoshta nuk e njihni Erkan Arifin, më lejoni ta prezantoj shkurtimisht në disa pika thelbësore. Erkan Arifi është një djalë që vjen nga një familje e arsimuar nga Komuna e Likovës, konkretisht nga fshati Mateç.
I lindur më 19 tetor 1984, sot 41 vjeç, ai është i martuar dhe baba i tre fëmijëve të mrekullueshëm.
Në tetor të vitit 2017, për herë të parë u propozua si një nga reformatorët e BDI-së nga profesori dhe ish-ministri z. Sadulla Duraku.
Në atë kohë, Erkani ishte vetëm 33 vjeç. Përkundër skepticizmit të disa njerëzve, ai arriti të triumfojë ndaj kandidaturave me emër e përvojë, me mbështetjen masive të strukturave të BDI-së që nga Nikushtaku e deri në Llojan, përfshirë edhe fshatrat malore.
Shkollimin fillor e ka kryer në fshatin Mateç, atë të mesëm në gjimnazin që atëherë quhej “Goce Dellçev” në Likovë – sot “Ismet Jashari”, ndërsa studimet universitare i ka përfunduar në Universitetin e Tetovës, me master në Shkup.
Pasardhës i një drejtuesi të respektuar si Bashkim Amidi, i cili e mori komunën nga profesori Sadulla Duraku dhe e la me zero borxhe, Erkan Arifi rrugëtimin e tij si udhëheqës e nisi mbi një themel të shëndoshë. Sot ai konsiderohet si një lider i pakontestueshëm. I dashur për popullin, afër njerëzve, i hapur për komunikim dhe gjithmonë me derën e hapur për të gjithë – pavarësisht nëse një çështje mund të zgjidhet apo jo – ai angazhohet maksimalisht. Çështjet humane dhe respekti për qytetarët janë për të një prioritet absolut.
Ai nuk e ndan qytetarin sipas përkatësisë partiake, por përpiqet të ndihmojë këdo që ka nevojë. Kjo qasje e përzemërt dhe përkushtuese e ka bërë Erkan Arifin një figurë të dashur në shoqëri, dhe krenari e Degës së BDI-së në Likovë.
Reforma e nisur nga profesori Duraku, me mbështetjen e fortë të liderit të respektuar komandant Ali Ahmeti, solli në skenë një figurë të re, e cila sot gëzon mbështetjen dhe simpati të gjerë nga komuniteti.
Gjatë mandatit të tij janë realizuar dhjetëra projekte të rëndësishme: janë renovuar të gjitha shkollat dhe janë pajisur me kushte moderne; janë ndërtuar salla të reja dhe stadiume të hapura për të nxitur sportin; janë hapur rrugë të reja dhe janë përmirësuar ato ekzistuese; është përmirësuar infrastruktura shëndetësore dhe e rinisë; janë ndihmuar shoqatat dhe familjet në nevojë; është ngritur ndërgjegjësimi qytetar dhe është kultivuar kultura.
Ai i ka hapur komunës rrugët e bashkëpunimit ndërkufitar dhe ka qenë gjithnjë i gatshëm për të buzëqeshur e ndihmuar çdo qytetar, madje dhe ata që e kanë kritikuar. Siç ka shprehur shpesh ai vetë: “Unë me bukë…
Ata le të më qëllojnë me gurë, s’ka problem – Zoti i di më mirë gjërat.” Ndër të tjera, Erkan Arifi ka ndihmuar në zhvillimin e turizmit lokal, ka ndërtuar ujësjellës dhe hapur zyra të reja në Komunë për të lehtësuar aksesin e qytetarëve në dokumentacionin bazë administrativ.
Sot, qytetarët ndihen më të afërt dhe më të përfaqësuar, sepse derën e Komunës e ndiejnë si të tyren. Të gjitha këto janë vetëm disa nga arritjet e Erkan Arifit.
Nuk kam nevojë të flas gjatë, kur vetë opinioni publik në komunat e tjera e thotë: “Ramiz Lladrovci, Erkan Arifi dhe Rufki Suma – lum komuna që i kanë, mjerë ato që nuk kanë si ta!” I urojmë një fushatë zgjedhore të qetë, të ndershme dhe të suksesshme për të gjithë. Komuna e Likovës është në duar të sigurta.

