Autor: Suad Avdiu
Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për themelimin e shkollës fillore “Azem Morana” në fshatin Moranë të Komunës së Studeniçanit. Zv.kryeministri Izet Mexhiti theksoi se vendimi përbën nderim për sakrificën. Është ngjallje e kujtesës për një figurë të ndritur kombëtare, që dha gjithçka për arsimin shqip dhe idealin e lirisë. “Shkolla “Azem Morana” do të jetë një tempull kujtese, një burim frymëzimi, një fener që do të ndriçojë rrugën e brezave të rinj drejt dijes dhe ndërgjegjes kombëtare. Ky vendim është borxhi ynë i vonuar ndaj një njeriu që e deshi arsimin aq sa jetën, dhe që për…
Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Doganës së Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, zhvilloi një takim pune me Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), Fisnik Mela. Gjatë takimit u diskutuan sfidat e përbashkëta mes dy institucioneve, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit me fokus në forcimin e kontrollit fiskal dhe rritjen e efikasitetit në mbledhjen e të ardhurave. Dauti dhe Mela theksuan rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional për të lehtësuar proceset për komunitetin e biznesit, si dhe për të luftuar ekonominë joformale dhe dukuritë korruptive. Ky takim u vlerësua si një…
MPB Maqedoni njofton se ka zhvilluar bisedë zyrtare me disa të dyshuar për ngjarjet në Kumanovë, në ndeshjen e basketbollit në mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. “Lidhur me ndeshjen e basketbollit që u zhvillua më 02.08.2025 në Pallatin e Sporteve në Kumanovë, disa të dyshuar tashmë janë thirrur në Departamentin e Policisë së Kumanovës dhe është kryer një intervistë zyrtare, ndërsa pas analizave të kryera në koordinim me Prokurorinë Publike të Kumanovës, do të merren masa specifike ligjore kundër personave të përfshirë, përfshirë edhe ndjekje penale. Sot, oficerët e policisë së Sektorit të Punëve të Brendshme Kumanovë e privuan…
Gara për komunat duket të jetë shumë e rëndësishme për partitë politike. Madje, disa ministra do ta braktisin pushtetin qendror për të drejtuar me komuna. Kjo mund të jetë shkas për një rikonstruim të qeverisë në vjeshtë. Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti do të garojë për Çairin ballë për ballë ndaj Bujar Osmanit, kandidat i Frontit Evropian. E nëse fiton, në vend të tij si zëvendëskryeministër do të vjen deputeti Bekim Sali. “Pasi që Ministrat aktual ti marrin mandatet e kryetarëve të komunave dhe besimin e popullit, pastaj ne do të iniciojmë ndryshime ose reformatim të qeverisë. Padyshim që do…
Gjatë vizitës së tyre zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, dhe kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, kanë qenë mysafirë në shtëpinë e mikut të njohur të shqiptarëve, William G. Walker, një figurë emblematike e angazhimit ndërkombëtar për të drejtat dhe lirinë e shqiptarëve në Ballkan. Kasami ka ndarë emocionet dhe mirënjohjen e tij për këtë takim, duke e quajtur mikpritjen e Walker “aq të ngrohtë dhe vëllazërore, sa ndjeheshim sikur ishim në Tetovë apo në Shkup”. “Biseduam gjatë rreth historisë së shqiptarëve, sfidave aktuale dhe perspektivave për të ardhmen. Z.…
Historiani Asdren Shala në emisionin Rubikon në KlanKosova foli për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duke theksuar se ata si model kulturor kanë imamin e njohur të ndjerë Jakup Asipi. Ai foli edhe për çështje tjera duke etiketuar shqiptarët si të dhënë tejmase pas fesë. Ndërkohë, atij i ka replikuar sekretari i përgjithshëm i ASH-së dhe kandidati për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani. Ai kërkoi që të mos nënçmohet imazhi i hoxhë Jakup Asipit si një figurë e respektuar, duke u njohur edhe si njeriu që dha kontribut edhe për çështjen kombëtare duke iu bashkuar UÇK-së . “Imami Jakup Asipi…
Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) pritet që gjatë pasdites së sotme të mbajë mbledhje për të zyrtarizuar disa nga emrat e kandidatëve për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale të tetorit, në kuadër të koalicionit të saposhpallur Aleanca Kombëtare për Integrim, raporton Televizioni News. Sipas burimeve të Televizionit News, këto janë emrat që janë përzgjedhur dhe që pritet të marrin miratimin zyrtar: Fatmir Dehari – Kërçovë Erkan Arifi – Likovë Besnik Emshiu – Bogovinë Enver Pajaziti – Bërvenicë (kandidat i pavarur me mbështetje nga BDI) Suat Shaqiri – Çashkë Ejup Abazi – Studeniçan Xhemil Qamili – Dollnen Alija Jaoski…
Maqedonia e Veriut do të emërojë ambasadorë të rinj në katër misione diplomatike – në Arabinë Saudite, Danimarkë, Suedi dhe Shqipëri. Disa prej të emëruarve janë ish-deputetë, ndërsa të tjerët diplomatë me përvojë që kanë udhëhequr më parë ambasada, përcjell INA. Sipas informacioneve të Televizionit Telma, para rreth dy javësh janë miratuar katër emra: Salim Sulejmani, ish-deputet i Aleancës për Shqiptarët (nga krahu i Arben Taravarit), është caktuar ambasador në Arabinë Saudite, në ambasadën e re të hapur në Riad. Fadil Zendeli, ish-deputet i Lëvizjes BESA, është emëruar ambasador i ri në Danimarkë. Në Suedi, do të emërohet Ivica Bocevski,…
Opinionisti Azdren Shala sonte në emisionin “Rubikon” është shprehur se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut më shumë reagojnë kur u preket feja, sesa siç u shpreh ai, ndjesia kombëtare. Kjo sipas Shalës ndodh për shkak, siç u shpreh ai, të një investimi të jashtëm. “Janë ndoshta pjesa e shqiptarisë që më dhimbsen më së shumti, për shkak se atje prej kohësh, për shkak të një investimi të jashtëm, sentimentin nacionalist ia ka zbehur ai fetar”. “Sot shqiptarët e Maqedonisë i ke shumë më reaksionar kur ua prek fenë, sesa kur ua prek ndjekësinë kombëtare, kjo për shkak të investimeve të…
VLEN ka dalur sot me një komunikatë me akuza në adresë të deputetit të BDI-së, Blerim Bexheti. Lexo më poshtë reagimin e plotë: “Kur sot Blerim Bexheti dhe partia e tij BDI flasin për drejtësi dhe institucione, opinioni ka të drejtë t’i pyesë: ku ishin ata kur ndërtohej sistemi që i mbulonte tragjeditë dhe krimet ndaj shqiptarëve? Pikërisht Blerim Bexheti, si ish-ministër i drejtësisë, së bashku me Sasho Mijalkovin, emëronte dhe përzgjidhte gjyqtarët dhe prokurorët që më pas heshtnin, mbulonin dhe nuk vepronin në rastet që tronditën tërë opinionin: Për rastin “Monstra”, ku shqiptarët u akuzuan padrejtësisht si terroristë; Për…
