Autor: Suad Avdiu

Reagim ndaj shpifjeve të papranueshme e akuzave të pa baza, kundër Hoxhë Jakup Asipit Me keqardhje të thellë ndjekim deklaratat fyese dhe të pabazuara të pseudogazetarit, Asdren Shala, i cili në mënyrë të turpshme dëshiron t’a njëllos emrin e Hoxhë Jakup Asipit, i cili jo vetëm për komunën tonë e Maqedoninë e Veriut, por për të gjithë shqiptarët anembanë është një ndër figurat më të nderuara të kombit tonë. Të quash një njeri të tillë “sharlatan” e “manipulator” është jo vetëm shpifje, por edhe fyerje ndaj gjithë neve që e njohëm ate nga afër, por edhe të gjithë ata miliona…

Read More

Në mbledhjen e fundit Qeveria ka vendosur uljen e çmimit të pajisjeve shkollore. Sipas njoftimit me qëllim të parandalimit të shtrenjtimit në prag të fillimit të vitit të ri shkollor është vendosur që të obligohen tregtarët të ulin çmimet për së paku 10 për qind për tregtinë me shumicë dhe më së paku 15 për qind për tregtinë me pakicë. Sipas Qeverisë me këtë vendim, tregtarët e çantave, fletoreve dhe pajisjeve të tjera shkollore detyrohen që prodhimet t’i shesin me çmim të ulur. Vendimi vlen për periudhën nga 15 gushti deri në 15 shtator. Ndërkohë në po të njëjtën mbledhje…

Read More

Masakra e njohur si e Gazi Babës, e njohur me emrin “tradhëtia e madhe” vazhdon të jetë një enigmë që nuk është zbardhur deri tani, edhe ate 24 vite nga mesnata e 7 gushtit 2001, kur forcat speciale maqedone vranë në pritë në një shtëpi në Shkup, Lefter Koxhaj i njohur si komandant Teli i UÇK-së dhe bashkëluftëtarët e tij. Komandant Teli dhe pesë bashkëluftëtarët e tij u vranë më 7 gusht 2001 në një shtëpi në lagjen e Gazi Babës në Shkup, vetëm tre ditë pas vendosjes së armëpushimit mes UÇK-së dhe forcave maqedonase të sigurisë, përcjell INA. Atëkohë…

Read More

Iniciativa e Bankës Popullore për uljen e tarifave për përdorimin e shërbimeve të pagesave ka filluar të japë rezultatet e para. Në fillim të këtij muaji, tre bankat e mëdha dhe një bankë e mesme njoftuan se po ulin tarifat për qytetarët dhe kompanitë, deklaroi guvernatori Trajko Sllaveski. Siç tha ai në konferencën për shtyp, kjo pritet edhe nga bankat e tjera të mesme dhe të vogla. Sipas Sllaveskit, uljet janë veçanërisht të rëndësishme për kryerjen e pagesave të klientëve përmes sistemeve interne të bankave, si dhe përmes sistemeve pagesore ku pagesat realizohen midis bankave në kohë reale gjatë gjithë…

Read More

Ministri për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Limani, ka njoftuar sot nënshkrimin e Marrëveshjes së re Kolektive për punonjësit e institucioneve sociale publike, e cila garanton një rritje page prej 20% për mbi 1000 të punësuar në sistemin e mbrojtjes sociale, përfshirë edhe drejtuesit e këtyre institucioneve. Limani tha se kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të punës dhe forcimit të sistemit social në vend. “Kjo marrëveshje do të thotë kushte më dinjitoze pune, më shumë siguri juridike dhe respekt për punën humane që këta profesionistë bëjnë çdo ditë në shërbim të qytetarëve,” theksoi…

Read More

Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOEM) informon se në një seancë të Bordit Drejtues të LOEM-së, Goran Georgievski dhe Romeo Kostadinovski u shkarkuan nga pozicionet e tyre si nënkryetarë të LOEM-së “Gjithashtu ju informojmë se të njëjtët persona, si përfaqësues të kompanive anëtare, janë përjashtuar nga anëtarësimi në Bazuar në këtë, këta persona nuk kanë më asnjë lidhje me LOEM-në, as nuk kanë të drejtë të përfaqësohen në emër të LOEM-së. Për më tepër, u bëjmë thirrje të gjitha mediave dhe publikut që të mos përdorin logon, emrin e plotë ose të shkurtuar të LOEM-së në kontekstin e…

Read More

Në një reagim të drejtpërdrejtë ndaj debatit aktual për pagën minimale, Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatikë (SPGM) i ka bërë thirrje Qeverisë dhe punëdhënësve për rritje të menjëhershme të saj. Sipas SSNM, ruajtja e dinjitetit të gazetarëve dhe punonjësve të mediave është kyçe për mbrojtjen e lirisë së medias dhe interesit publik. Sindikata thekson se paga minimale aktuale nuk siguron një jetë të denjë dhe është larg realitetit jetësor të punonjësve mediatikë. Në anketën e fundit të realizuar në janar 2024, më shumë se 50% e të punësuarve në media kishin të ardhura nën mesataren, ndërsa një…

Read More

Zgjedhjet lokale 2025 do të mbahen më 19 tetor, ndërsa raundi i dytë, do të zhvillohet më 2 nëntor. Kuvendi pritet t’i shpallë zgjedhjet më së voni deri të shtunën. Qytetarët do të zgjedhin kryetarë komunash dhe këshilltarë në gjithsej 80 komuna të vendit, përfshirë edhe Qytetin e Shkupit, në procesin më të madh zgjedhor që organizohet në Maqedoninë e Veriut. Këtë herë, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, diaspora nuk do të ketë mundësi të votojë jashtë vendit. Shtetasit që jetojnë jashtë duhet të udhëtojnë në vend për të ushtruar të drejtën e votës. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka…

Read More

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbajnë sot një protestë në Prishtinë, duke filluar nga ora 17:00 në kundërshtim të padrejtësive nga Gjykata Speciale dhe raportimeve se dosje e dokumente të Serbisë po përdoren nga Gjykata Speciale në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një konferencë të mbajtur të mërkurën u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në protestë, në mbrojtje të luftës çlirimtare. “I ftoj qytetarët që bashkëndjejnë me ne të marrin pjesë në këtë protestë në ora…

Read More

Me çdo ditë që kalon, Kocevski po çimenton pozicionin e tij si ekzekutor partiak i LSDM-së dhe BDI-së në vend që të jetë një organ i pavarur në shërbim të drejtësisë, akuzojnë sot nga VMRO-DPMNE. “Duke mos votuar për interpelancën në Kuvend, LSD ka treguar se kë e sheh si mbrojtës të përgjegjësisë penale për zyrtarët e saj partiakë. Në vend të drejtësisë, Kocevski ka një listë partie në tryezën e tij të akuzave për të mbrojtur zyrtarët e LSD-së dhe BDI-së nga përgjegjësia. Para syve të të gjithë publikut, është konfirmuar arsyeja pse nuk hapen çështje, nuk ngrihen akuza…

Read More