Autor: Suad Avdiu

Fatmir Mexhiti u shkarkua nga posti i drejtorit të Klinikës Universitare për Neurologji të enjten, kanë konfirmuar për INA nga Ministria e Shëndetësisë. Drejtori i ri është profesori, dr. Igor Kuzmanovski. Kuzmanovski ka lindur në vitin 1972 në Shkup. Është i punësuar në Klinikën për Neurologji që nga viti 1996. Ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Shtetëror të Shkupit me notë mesatare 9.12, ndërsa provimin specialistik në Neurologji e ka dhënë në vitin 2002. Ka doktoruar në vitin 2016 dhe aktualisht është profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup. Ka ndryshime edhe në Klinikën Universitare për Kardiologji, ku…

Read More

VËMENDJE – NJOFTIM I RËNDËSISHËM RREGULLA ZYRTARE SIPAS FFM Në përputhje me kërkesat dhe rregulloren e Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), klubi FC Bashkimi 1947 njofton: Klubi është i obliguar të sigurojë hapësirë të veçantë për: Mysafirët e klubit kundërshtar Gazetarët e akredituar Familjarët e lojtarëve (të dy ekipeve) Përfaqësuesit e FFM-së Kjo zonë do të jetë e vendosur në mes të tribunës kryesore, dhe do të funksionojë si zonë VIP, sipas standardeve të FFM. Dera e tribunës do të mbyllet 10 minuta para fillimit të ndeshjes dhe nuk do të hapet deri në përfundim të saj. Kjo masë…

Read More

Trump i bërtiti Netanyahut në telefon pas pretendimit se nuk kishte uri në Gaza Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka bërtitur kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu gjatë një telefonate kur ai pretendoi se nuk kishte uri në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu. Në lajmin e NBC News thuhet se Netanyahu kërkoi të bisedojë në telefon me presidentin Trump gjatë vizitës së tij në Skoci më 28 korrik. Pas kërkesës, Trump dhe Netanyahu biseduan në telefon më 28 korrik për të diskutuar mbi situatën në Gaza. Në lajmin e bazuar në zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, vihet në dukje se gjatë telefonatës,…

Read More

Të nderuar, Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, promovoi sot masën e re të qeveritare “Shporta shkollore”, që synon uljen e shpenzimeve për pajisje shkollore dhe mbrojtjen e buxhetit familjar para fillimit të vitit të ri shkollor. “Besojmë se arsimi duhet të jetë i arritshëm në mënyrë të barabartë për të gjithë – pa marrë parasysh të ardhurat e familjes. Prandaj, së bashku me Qeverinë, ndërmarrim masa që mundësojnë që çdo fëmijë të fillojë me obigimet shkollore me kushte të barabarta, ndërsa prindërit të ndjejnë lehtësim konkret”, deklaroi ministri Durmishi. Në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Tregti,…

Read More

Policia e Shtipit ka njoftuar se një vrasje ka ndodhur në qytet këtë mëngjes, pas së cilës policia ka ndaluar S.Z. (54) nga Shtipi. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se incidenti ka ndodhur rreth orës 02:00 në shtëpinë familjare në Shtip. S.Z. e ka goditur nënën e tij me një objekt të mprehtë, pas së cilës ajo ka vdekur në vend. Një mjek nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen. “Në orën 04:15, policia nga SPB e Shtipit ndaloi të dyshuarin. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës u dorëzua për autopsi, dhe një inspektim…

Read More

Shpifjet e mbetjeve të VLEN-it që kanë izoluar vendin nga bota dhe nuk kanë organizuar asnjë event ndërkombëtar më të vogël nuk kanë asnjë peshë, thuhet në reagimin e BDI-së. “Ministeriali i OSBE-së 2023 ishte ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme ndërkombëtare e organizuar ndonjëherë në Maqedoninë e Veriut një aktivitet që mblodhi ministra të jashtëm dhe delegacione nga e gjithë hapësira e OSBE-së, duke e vendosur vendin tonë në qendër të diplomacisë botërore për tre ditë. Ishte një aktivitet i vlerësuar nga çdo partner dhe institucion ndërkombëtar, i përshkruar si i përkryer në organizim dhe si një…

Read More

VLEN sot ka akuzuar ish-ministrin e MPJ-së, Bujar Osmanin për tenderim të dyshimit në lidhje me organizimin e samitit të OSBE-së në vitin 2023. Nga VLEN thonë se Revizioni i Shtetit ka konfirmuar publikisht atë që qytetarët e dinë prej kohësh, se Ministria e Punëve të Jashtme, në një kohë kur Bujar Osmani ishte ministër, kreu tendera të paligjshëm në lidhje me organizimin e samitit të OSBE-së në vitin 2023. “Sipas raportit të revizionit: Mbi 120 milionë denarë u shpenzuan pa të dhëna të qarta; Nuk ka dokumentacion se çfarë saktësisht është dorëzuar, instaluar ose lënë si pajisje e përhershme…

Read More

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpërndarë 40 projekte kërkimore për vitin 2025. Nga to, 39 shkojnë për universitetet maqedonase, vetëm 1 për Universitetin e Tetovës. Ky është diskriminim etnik dhe shkencor në formën më të pastër, thuhet në kumtesën e sotme të Aleancës për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit. “Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, universitetet në Shkup, Manastir e Shtip morën nga 5–6 projekte secili. Universitetet shqiptare u lanë jashtë. Ky është modeli i diskriminimit që po zbatojnë VMRO dhe VLEN ndaj shkencës shqiptare. Ku është Akademia Shqiptare që VLEN e proklamoi? Pse nuk figuron askund? UEJL…

Read More

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në RMV ka marrë disa vendime përpara zgjedhjeve lokale. Komisioni miratoi udhëzime për emërimin e një kryetari, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në bordet zgjedhore, të cilat rrjedhin nga detyrimet ligjore për të formuar përbërje të reja nga radhët e administratës shtetërore, pasi mandati katërvjeçar i bordeve zgjedhore, të cilat u zgjodhën para zgjedhjeve lokale në vitin 2021, skadoi këtë vit. Siç theksoi kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, është miratuar edhe një metodologji për emërimin e një kryetari, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në bordet e reja zgjedhore. “Zgjedhjet do të zhvillohen përmes një sistemi përzgjedhjeje…

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell me vranësira. Në vend do të fryjë një erë e letë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të lëvizin prej 11 deri në 18 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 27 deri në 35 gradë./Telegrafi/

Read More