Autor: Suad Avdiu

Koalicioni VLEN sot ka deklaruar se kandidimi i Bujar Osmanit në Komunën e Çairit nuk është adekuad pasi që si thonë ata se qytetarët e Çairit e dinë mirë se ai nuk ka bërë kurrë asgjë për Çairin, asnjë projekt të vetëm, asnjë investim ose iniciativë të vetme, dhe se sa herë që ka qenë në detyrë, ai është shoqëruar me skandale, tendera të dyshimtë dhe keqpërdorim të fondeve publike. KOALICIONI VLEN ‘’Revizioni i Shtetit ka konfirmuar publikisht atë që qytetarët e dinë prej kohësh, se Ministria e Punëve të Jashtme, në një kohë kur Bujar Osmani ishte ministër, kreu…

Read More

BDI në një postim në Facebook tha se: Ministeriali i OSBE-së në Shkup – Ngjarja më e madhe dhe më e organizuar në historinë e vendit tonë Shpifjet e mbetjeve të Vlenit që kanë izoluar vendin nga bota dhe nuk kanë organizuar asnjë event ndërkombëtar më të vogël nuk kanë asnjë peshë. Ministeriali i OSBE-së 2023 ishte ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme ndërkombëtare e organizuar ndonjëherë në Maqedoninë e Veriut një aktivitet që mblodhi ministra të jashtëm dhe delegacione nga e gjithë hapësira e OSBE-së, duke e vendosur vendin tonë në qendër të diplomacisë botërore për tre…

Read More

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka bërë të ditur se në këtë institucion janë realizuar avancime dhe punësime të reja për dhjetëra shqiptarë, si pjesë e procesit për përfaqësim të drejtë. Postimi i tij i plotë: Sot me shumë kënaqësi ndaj me ju një lajm që tregon më së miri se si po kthehet drejtësia dhe dinjiteti për shqiptarët në institucionet shtetërore! 147 avancime me arsim të lartë. 111 avancime me shkollë të mesme. 38 punësime të reja. Të gjithë këto shqiptarë që për vite me radhë janë lënë në harresë, nënvlerësuar dhe diskriminuar në MPB. Ky nuk…

Read More

Arbgen Fetai /Sot pata kënaqësinë të pres në zyrën time Durim Asanin, Udhëheqësin e ri të Klinikës së Ortopedisë, të cilit i urova suksese në detyrën e tij të re dhe përgjegjësinë e rëndësishme që ka marrë përsipër. Durimi vjen nga një familje me traditë të shquar atdhetare dhe me kontribute të gjata në shërbim të shëndetit publik. Babai i tij, dr. Fatmir Asani, një ndër mjekët e parë dhe më të respektuar në rajonin e Likovës, ka lënë gjurmë të pashlyeshme me angazhimin e tij patriotik, politik si deputet i PDSH-së, dhe veçanërisht me kontributin e tij të jashtëzakonshëm…

Read More

Direktor: Mevludin Avdiu, NP AGRO – BURSA Shkup Pas politikave të suksesshme qëndron Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Цветан Трипуновски. Merita më e madhe është e tij, dhe ne, si drejtorë në atë sektor, jemi me fat që mund të zbatojmë politikat që ai krijon! Në emrin tim dhe në emër të institucionit që drejtoj, ju falënderoj! Sot po shkruajmë historinë! Në ambientet e Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, nënshkruam një marrëveshje për përdorimin e fondeve nga programi për zhvillim rural në shumën prej 20,000,000 denarësh për rekonstruimin e siloseve për ruajtjen e…

Read More

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu njofton se brenda vetëm 45 ditëve dhe në një kohë rekord janë realizuar mbi 1.250 punësime në 85 institucione publike shëndetësore në mbarë vendin, si pjesë e procesit strategjik për fuqizimin e burimeve njerëzore në sistemin shëndetësor. Ministri njofton se deri në këtë moment, në kuadër të procesit janë kryer mbi 1.700 testime. “Kjo është një forcim i rëndësishëm dhe historik i kuadrit në një kohë rekord në sektorin e shëndetësisë – një motivim shtesë, dhe një zgjidhje përfundimtare për statusin e të gjithë atyre personave që për vite me radhë nuk kishin siguri, sigurim…

Read More

2.058 m2 është sipërfaqja e çerdhes së re “Bambi” që sot u lëshua në përdorim. Sipas drejtuesve të këtij institucioni, 350 fëmijë do të kenë mundësi të edukohen dhe zhvilllohen në këtë objekt që tashmë plotëson kushtet më moderne për mësim. “Ky objekt I ri i kopshtit “Fidani” ka një kapacitet prej 350 fëmijësh me 21 klasa të ndërtuara dhe të pajisura sipas standardeve modern, europiane ku çdo detaj është menduar për të ofruar kushte sa më të sigurta, edukative dhe të ngrohta për fëmijët tanë”, tha Gzime Bakiu, drejtoreshë e Kopshtit “Fidani”. Në objektin “Bambi” do të sistemohen fëmijë…

Read More

Gjykata që me dekada nuk dënon gjuhën e urrejtjes dhe thirrjet raciste antishqiptare, në mënyrë të përshpejtuar ka dënuar një qytetar i cili është kapur duke valëvitur flamurin kuq e zi me hartën e “Shqipërisë së Madhe” dhe mbishkrimin “Autochthonous”, shkruan Alsat. Alsat njofton se bëhet fjalë për 38-vjeçarin M.M. me shtetësi gjermane, por me prejardhje nga Tetova i cili është deportuar nga shteti pasi u dënua me 2 vjet burg me kusht, nën akuzën për nxitje të urrejtjes ndëretnike. Ngjarja, ka ndodhur mbrëmjen e 5 gushtit në afërsi të Kopshtit Zoologjik në Shkup, pak para se të fillonte ndeshja…

Read More

Pas dënimit të 38-vjeçarit për shkak të flamurit me mbishkrimin autokton dhe hartën e Shqipërisë së Madhe, zv. kryeministri Izet Mexhiti thekson se gjykatat nuk janë në nivelin e duhur, duke shtuar se nuk dënojnë kur duhet, ndërsa nuk duhet e teprojnë. Mexhiti tha se nuk mund të barazohen thirrjet raciste të Kumanovës me thirrjet gjatë ndeshjes mes Shkëndisë dhe Karabakut, ndërsa bëri apel të ndalohet me gjuhën e urrejtjes. “Sa e di është ngritur aktpadi edhe ndaj rastit në Kumanovë. Edhe njëherë bëj thirrje të respektojmë vlerat e njëri-tjetrit, t’u ikim sa më larg thirrjeve raciste, ksenofobe. Po duhet ta kemi…

Read More

Një shtetase 75-vjeçare e RMV-së dje u nxor pa shenja jete në plazhin e Sozopolit në komunën e Nea Propontidës, në Halkidiki. Asaj iu dha menjëherë ndihma e parë nga ekipi i shërbimit të urgjencës mjekësore, pas së cilës u dërgua në spital, por mjekët e shpallën të vdekur. Roja Bregdetare greke njoftoi se Autoriteti Bregdetar i Nea Moudanias u informua se “një shtetase e huaj 75-vjeçare (shtetas i RMV-së) u nxor pa jetë nga plazhi i Sozopolit, në komunën e Nea Propontidës”. Pas mbërritjes së një ambulance, asaj iu dha ndihma e parë dhe më pas u transferua në…

Read More